Arsimi profesional dhe studentët njihen me #GO2Innovation

RRJETËZIM – Takime me biznese në Qarkun Shkodër
February 12, 2020
VIJA |17| – journal on built and natural environment
February 29, 2020
Show all

Arsimi profesional dhe studentët njihen me #GO2Innovation

Takim me studentë të shkollave të mesme dhe universitet

Përtej imazhit klasik të një çifti që pozon me sfond romantik lëndinash malore apo bregdeti ranor, turizmi është puna e pafundme e miliona njerëzve që përkujdesen për detajet më të paimagjinueshme të mikpritjes fizike dhe virtuale.

Të tillë profesionistë parapëlqejmë dhe synojmë të përgatisin edhe shkollat tona profesionale, një pjesë e të cilave që funksionojnë në Qarkun e Shkodrës, lidhen drejtpërdrejtë ose ngushtë me turizmin dhe agrobiznesin.

Me degët hoteleri-turizëm dhe tekstil, nxënësit e Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” janë të gatshëm të marrëin pjesë në shumë punëtori të #GO2Innovation. Ata janë edhe të privilegjuar, sepse shkolla e tyre është partneri kryesor i #GO2 në këtë projekt. Kolegji Hasan Riza Pasha vazhdon të mbetet shkolla me nxënësit më energjikë dhe për rrjedhojë, debati me ta është gjithmonë dinamik. Jashtëzakonisht të interesuar për aplikimin e njohurive të tyre në fushën e teknologjisë së informacionit në funksion të turizmit, ata sugjerojnë ide inovative për marketingun online, teknologjitë e pastra, si dhe programimin. Po ashtu, interesi i nxënësve të kësaj shkolle përfshin shërbimet e inkubatorit, kohëzgjatjen e skemave të përfitimit për startup-et etj.

Megjithatë, edhe ndonjë grup nxënësish nga degët agrikulturë dhe veterinarí e Shkolla Profesionale Kombetare” Ndre Mjeda” Bushat mund ta shohë me interes ngritjen e startup-it në agrobiznes.Ndërkaq, me studentët e Departamentit të Turizmit dhe Departamentit të Administrim Biznesit të Fakulteti Ekonomik, UNISHK, biseda u përqendrua në konkretizimin e dijeve që këta studentë marrin në auditore. Si mund të aplikohen metodat shkencore në kontekstin e Qarkut Shkodër? Sepse biznesi nuk mund të jetë vetëm pasion.

Nxënësit dhe studentët janë të gatshëm, e sigurisht – të mirëpritur – për të aplikuar pranë #GO2Innovation për #SesioneFrymëzuese, #HapësirëBashkëpunuese, #Rrjetëzim, #Edukim, #Këshillim, #Aftësim se si mund të jetësojnë idetë e tyre individuale dhe të grupit për sipërmarrje në biznes. Ndërsa ata që kanë biznese kryesisht familjare, janë të mirëpritur për të aplikuar për #Marketim dhe #Çertifikim të biznesit, produktit apo shërbimit që ofrojnë.Për profesionistët e ardhmes në turizëm dhe agrobiznes.

#GO2Innovation i ofron këto shërbime në tre qendra:
 
1. Pranë GO2
3. Pranë Njësisë Administrative Bushat (ngjitur me QKR), Bashkia Vau Dejës

 
#GO2Innovation
Sida – Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete
GIZ Albania
Embassy of Sweden in Tirana
European Union in Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *