DITA E PARË ONLINE PITCHING në #GO2INNOVATION

#GO2Innovation | OnlinePitching
April 5, 2020
DITA E DYTË ONLINE PITCHING në #GO2INNOVATION
April 7, 2020
Show all

DITA E PARË ONLINE PITCHING në #GO2INNOVATION

Çfarë dite e mrekullueshme pune në #GO2Innovation!

Në orën 09.00 dhe në orën 12.15 ishin dy grupet e para, ndërsa në orën 16.30 ishte grupi i tretë: Agroturizmi, me 9 sipërmarrës nga i gjithë Qarku i Shkodrës.

Që në orët e para të mëngjesit 11 sipërmarrës të turizmit dhe agrobiznesit nga i gjithë Qarku Shkodër, të mbledhur në dy grupe: biznes i madh dhe artizanat, ndërsa 9 sipërmarrës nga grupi i agroturizmit ishin pasdite. Ata kanë komunikuar për orë të tëra me jurinë dhe dhe ekipin e #GO2Innovation. Sipërmarrësit nga Shkodra, Malësia e Madhe, VauDejës dhe Puka prezantuan idetë e tyre të biznesit, e më pas iu përgjigjën pyetjeve të jurisë në një komunikim jashtëzakonisht pozitiv dhe shpresëdhënës. Ata ndanë përvojat dhe vizionin e tyre për sipërmarrjet që kanë themeluar dhe drejtojnë, të cilat ishin të larmishme dhe të shtrira në kohë, por pikat e takimit të shumë prej tyre janë: sipërmarrje familjare që gjenerojnë të ardhura për ekonomitë e vogla, marketimi i produkteve dhe shërbimeve, përmirësimi i cilësisë dhe çertifikimi, financimi në disa prej sipërmarrjeve, e njëkohësisht kontributi për të përmirësuar jetesën e komuniteteve ku jetojnë.

Në orën 09.00 dhe në orën 12.15 ishin dy grupet e para, ndërsa në orën 16.30 ishte grupi i tretë: Agroturizmi, me 9 sipërmarrës nga i gjithë Qarku i Shkodrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *