Biznese inovatore nga rajoni i Shkodrës në ChallengeFund

Mbështesim sipërmarrësit dhe komunitetet që jetojnë në Zonat e Mbrojtura
February 29, 2020
THIRRJE PËR APLIKIME
March 3, 2020
Show all

Biznese inovatore nga rajoni i Shkodrës në ChallengeFund

3 nga 17 bizneset që prezantuan në Bootcamp të Challenge Fund në tërë Shqipërinë të fondeve financiare të dhëna nga SIDA në kuadër të projektit EU for Innovation, janë nga Qarku i Shkodrës.
Në nga këto sipërmarrje është Drini Times. Aplikimi i Drini Times u shkrua nga Qendra e Inovacionit #GO2Innovation dhe synon diversifikimin e produktit turistik duke shtuar stand up paddling dhe kundrimin e shpendëve.

Drini Times – guida ujore në Liqen dhe në Bunë

Drini Times është një kompani që ofron guida ujore në Liqenin e Shkodrës dhe në Lumin Buna. Shkodra ka plot mundësi për të zhvilluar sportet ujore falë burimeve të shumta, por ato nuk shfrytëzohen. Që prej një viti, sipërmarrja Drini Times ofron guida me kayak në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna, si i vetmi atraksion ujor në këtë zonë të mbrojtur Ramsar.
Me asistencën e #GO2Innovation, Drini Times mbrojti idenë inovatore në sipërmarrje në projektit EU for Innovation për të diversifikuar produktin turistik me stand up paddling dhe kundrim shpendësh. (Gazeta VIJA, fq. 4, nr. 17, Shkurt 2020)

Dy bizneset e tjera përfaqësuese janë Qëndistari Zyberaj dhe Alpine Bees.

Momente gjatë tureve me Drini Times

Qëndistari Zyberaj – prodhime mëndafshi

Prodhimet e mëndafshit kanë qenë traditë e hershme në rajonin e Shkodrës. Për ta risjellë këtë vlerë, sipërmarrja Qëndistari Zyberaj u prezantua në EU for Innovation për ngritjen e një punishteje tradicionale për kultivimin e krimbit të mëndafshit dhe endjen e tij në tezgjahe nga gratë e zonës për produkte luksi.


Alpine Bees – pasion për mjaltin organik

Sipërmarrja Alpine Bees përmes kujdesit, pasionit, teknologjisë së administrimit, si dhe kontrollit mbi gjendjen e kolonive në kohë reale, siguron mjaltë organike të cilësisë së lartë. Shumëllojshmëria e pemëve, luleve dhe bimëve në Alpet Shqiptare janë burimi i ushqimit për bletët e Alpine Bees, gjithashtu fitues i EU for Innovation.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *