Mbështesim sipërmarrësit dhe komunitetet që jetojnë në Zonat e Mbrojtura

VIJA |17| – journal on built and natural environment
February 29, 2020
Biznese inovatore nga rajoni i Shkodrës në ChallengeFund
February 29, 2020
Show all

Mbështesim sipërmarrësit dhe komunitetet që jetojnë në Zonat e Mbrojtura

Qarku i Shkodrës është ndër më të favorizuarit prej natyrës, sepse mbi 1/3 e sipërfaqes së tij është Zonë e Mbrojtur, duke nisur nga niveli 0 në Detin Adriatik e deri në 2700 m lartësi në Alpet Shqiptare. Gjithë ky bio-diversitet natyror është pasuri, por sfidë e madhe mbetet menaxhimi i tij. Në shumë raste, komunitetet i keqpërdorin këto asete, prandaj duhen gjetur zgjidhje inteligjente për të ruajtur ekuilibrin mes njeriut dhe natyrës: Si munden banorët vendas ta lidhin jetën e tyre me këto pasuri, duke i shfrytëzuar në mënyrë të qëndrueshme, por edhe duke i mbrojtur për t’ua trashëguar brezave sikurse bënë paraardhësit?

Eko-turizmi është një potencial i fortë për të ruajtur këtë ekuilibër mes Zonave të Mbrojtura dhe komuniteteve që jetojnë brenda tyre. Në kontekstin vendor, eko-turizmi mund të përkthehet si gërshetimi më i mirë mes traditës së mikpritjes dhe aftësisë së shqiptarëve për mbijetesë. Në kontekstin bashkëkohor, eko-turizmi është gërshetimi i akomodimit, gastronomisë e atraksioneve me bujqësinë, blegtorinë dhe artizanatin. Prandaj projekti #GO2Innovation synon të asistojë dhe të mbështesë sipërmarrësit në fushën e turizmit dhe agrobiznesit në Qarkun Shkodër.

Duke e qenë e para Qendër Inovacioni e dedikuar për sektorë si agrobiznesi dhe artizanati që zhvillohen kryesisht në zona rurale, #GO2Innovation do t’i kushtojë 10 numra të gazetës VIJA mbështetjes së këtij projekti. Gazeta do t’i njohë sipërmarrësit me përvojat më të mira të përdorimit ideve kreative të inovacionit në funksion të zhvillimit të turizmit dhe agrobiznesit. Po ashtu, gazeta do të tregojë për ecurinë e punës së ekspertëve vendas e ndërkombëtarë të angazhuar nga #GO2Innovation për të mbështetur sipërmarrësit që do të përfshihen në këtë skemë. Këshillimet e tyre do t’i orientojnë sipërmarrësit drejt aplikimit të zgjidhjeve që gjenerojnë punësim dinjitoz, përmirësim të ekonomive familjare, por edhe ruajtje dhe kujdes për asetet e trashëgimisë natyrore që zotëron Qarku i Shkodrës.
Prej vitesh tashmë, rekomandimet e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve (WO) janë për forcimin autenticitetit si vlera konkurruese e turizmit shqiptar në tregun global. Ky autenticitet nuk mund të jetë askund më i pranishëm dhe më i ruajtur se sa në zonat rurale, ku jeta moderne nuk e ka shpërbërë ende mënyrën e jetesës së komuniteteve lokale. Prandaj edhe #GO2Innovation dhe gazeta VIJA do ta mbështesin dhe promovojnë çdo ide inovative që do të vijë nga këto zona, që ata jo vetëm të mos i braktisin shtëpitë e tyre, por të zhvillojnë ekonomi të vogla e të qëndrueshme familjare, me shërbime për turizmin dhe agrobiznesin. (#VIJA nr. 17, Shkurt 2020)


GO2Innovation
Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati”
BashkiaVauDejës
Resurset ne zhvillim-RID
EU for Innovation
Embassy of Sweden in Tirana
Sida – Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete
European Union in Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *