Aneta Marku – kjo situatë bëftë që të reflektojmë të gjithë

Zgjidhje alternative – Dedë Nika
May 10, 2020
Prodhimet shqiptare të jenë të pranishme në çdo tavolinë – Kantina Kopliku
May 10, 2020
Show all

Aneta Marku – kjo situatë bëftë që të reflektojmë të gjithë

Sipërmarrësit e turizmit në Shkodër diskutojnë draft-Protokollin e Masave Anti-Covid të Qeverisë përgjatë Sezonit Turistik 2020

Pyetjet e debatit:

  1. A jeni njohur me propozimin e Qeverisë për Protokollin e Masave të Sigurisë Anti-Covid në Sezonin Turistik dhe si e mendoni zbatimin e tij në biznesin tuaj?
  2. A jeni përpjekur të gjeni zgjidhje të tjera alternative ndaj Masave të propozuara dhe kërkesave të klientëve?
  3. Cilat mendoni se do të jenë pasojat socio-ekonomike të zbatimit të këtyre Masave të Sigurisë në biznesin tuaj?
Anetë MARKU
Agroturizëm Marku
Ganjollë, Shkodër

1. Jam njohur deri diku dhe mendoj se zbatimi i Protokollit, ashtu si i çdo mase tjetër sigurie do të ketë kosto të shtuar, por duke pasur parasysh faktin që ky virus është akoma i panjohur, ndoshta këto masa duhen marrë.

2. Të mendosh zgjidhje në këtë situatë mendoj se është e pashmagshme për çdo sipërmarrje, por sa të realizueshme mund të jenë këto zgjidhje? A mund të realizohen? Kjo mbetet për t’u parë në ditet në vijim, duke shpresuar më të mirën.

3. Sigurisht që do të ketë pasoja ekonomike, e sidomos te ne të vegjlit që sapo ishim ngritur në këmbë dhe po mundoheshim të mesonin të ecim. Ky “rrëzim” na e bën akoma më të frikshme rinisjen.

Megjithatë, kjo situatë bëftë që të reflektojmë të gjithë e të sillemi më mirë me atë që Zoti na e ka vënë në dispozicion!

(Gazeta VIJA Nr. 20, fq.3, Prill 2020)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *