A jeni njohur me propozimin e Qeverisë për Protokollin e Masave të Sigurisë Anti-Covid në Sezonin Turistik dhe si e mendoni zbatimin e tij në biznesin tuaj?
A jeni përpjekur të gjeni zgjidhje të tjera alternative ndaj Masave të propozuara dhe kërkesave të klientëve?
Cilat mendoni se do të jenë pasojat socio-ekonomike të zbatimit të këtyre Masave të Sigurisë në biznesin tuaj?
1. Nuk jam njohur me këtë propozim, sepse nuk na ka vënë askush në dijeni.
2. Zgjidhja jonë alternative do të jetë ndarja e dhomave nga 10 në 20 të tilla, si dhe ndërtimi i kabinave provizore në oborrin e shtëpisë, sipas kërkesave të klientëve, për të respektuar distancën sociale.
3. Pasojat ekonomike do të jenë rritja e shpenzimeve dhe rritja e kostos së shërbimit të turizmit.