Pyetjet e debatit:
lexoni përgjigjet e sipërmarrësve ⯆
1. Po, jemi njohur me propozimin e masave të sigurisë Anti-Covid. Zbatimi i tyre është i domosdoshëm në mënyrë që të mos shkojë dëm ajo sakrificë dhe e gjithë kjo kosto social-ekonomike e deritanishme. Por nga ana tjetër, kjo situatë e re në të cilën po kërkohet të hyjmë, do të rrisë së tepërmi kostot dhe do të zvogëlojë në maksimum të ardhurat (kufizimet në orarin e punës shtimi i produkteve të higjenës personale dhe dezinfektimii shtuar i ambjenteve, ruajtja e distancave etj). Kjo situatë do të rrisë rrezikun e mundësive likuiduese për shkak të të ardhurave të pakta dhe deri në mbylljen e detyruar të biznesit. Gjithashtu biznesi ynë ka specifika të tilla që kërkon masa dhe përpjekje shtesë për zbatimin rigoroz të sigurisë Anti-Covid.
Pavarësisht kësaj ne po ndërmarrim masat dhe veprimet përkatëse për të filluar sezonin konform ligjit sa më shpejt të jetë e mundur.
2. Në të gjitha kohërat ka pasur epidemi dhe sëmundje ngjitëse! Dhe çdo herë njerëzimi ka dalë i fituar ndaj tyre. Mjetet dhe kushtet për t’u mbrojtur ndaj tyre asnjëherë s’kanë qenë më të mira se sot. Metodat më të mira kanë qenë, janë dhe do të mbeten ato parandaluese të sëmundjve dhe në rastin konkret të epidemisë. Alternative e vetme edhe sot mbetet ruajtja për të mos u infektuar vetë dhe për të mos u bërë burim infeksionit për të tjerët.
3. Pasojat social-ekonomike të zbatimit të këtyre Masave janë shumë të rënda, dhe sa më shumë të vazhdojë kjo situatë aq më të rënda do të jenë. Asgjë nuk mund të vendoset para jetës dhe ruajtes së sajë. Por izolimi total po e shëndërron shoqërinë njerëzore në një formë tjetër të paparë ndonjëherë. Marrëdhëniet ekonomike, shoqërore, kulturore, politike, religjioze etj. po ndryshojnë në mënyrë katastrofike nga kjo situatë. (Kujtoni që në kodet penale të vendeve të ndryshme të botës, izolimi në shtëpi është një ndër masat e rënda të dënimeve për njerëzit: tashmë e gjithë bota është e dënuar pa gjyq).
Për biznesin kjo situatë është po kaq e keqe, sepse nga njëra anë rrit papunësinë dhe falimenton biznesin dhe nga ana tjetër mungesa e punëve dhe biznesit çon në pasoja zinxhir për shoqërinë dhe shtetin.