Kastriot Faci: pyetja është se sa do të arrijnë t’i sigurojnë kushtet e kërkuara

A mund ta shpëtojë tregu i brendshëm turizmin shqiptar?
May 8, 2020
Përfundimisht do të jetë një vit për mbijetesë! – Luçie Çekaj
May 10, 2020
Show all

Kastriot Faci: pyetja është se sa do të arrijnë t’i sigurojnë kushtet e kërkuara

Sipërmarrësit e turizmit në Shkodër diskutojnë draft-Protokollin e Masave Anti-Covid të Qeverisë përgjatë Sezonit Turistik 2020

Pyetjet e debatit:

  1. A jeni njohur me propozimin e Qeverisë për Protokollin e Masave të Sigurisë Anti-Covid në Sezonin Turistik dhe si e mendoni zbatimin e tij në biznesin tuaj?
  2. A jeni përpjekur të gjeni zgjidhje të tjera alternative ndaj Masave të propozuara dhe kërkesave të klientëve?
  3. Cilat mendoni se do të jenë pasojat socio-ekonomike të zbatimit të këtyre Masave të Sigurisë në biznesin tuaj?
Kastriot FACI
Ferma Ekosociale
Ana e Malit, Shkodër

1. Jam njohur me propozimin e përgatitur dhe jam i mendimit që Masat janë të domosdoshme për situatën dhe janë të aplikueshme nga të gjithë njësitë e shërbimeve turistike të mëdha e të vogla. Këtu bëj krahasimin në mes hoteleve të mëdha dhe bujtinave apo njësive më të vogla të shërbimeve. Sidomos për këto të fundit, përfshi dhe Fermën Ekosociale, pyetja është se sa do të mbërrijnë t’i sigurojnë kushtet e kërkuara me të ardhurat e pakta prej xhirove të limituara dhe kostove shtesë të Covid-19.

2. Ne nuk e kemi hapur ende sipërmarrjen tonë, sepse dhe ligji nuk e lejon. Nga ana tjetër, po konsiderojmë se sa e kemi të mundur përshtatjen me rregullat të paracaktuara në draft-Propozimin e Qeverisë për Covid-19. Në fakt nuk jemi përpjekur të gjejmë zgjidhje apo alternative të tjera ndaj kërkesave të klientëve, sepse nuk e kemi hapur me parë sipërmarrjen tonë.

3. Mendoj se jemi një situatë frenuese për njerëzit, e cila as nuk lejon dhe as nuk është në favor të planifikimit të pushimeve dhe shpenzimeve shtesë. Kjo për arsye shëndetsore dhe finaciare.

Masat e parashikuara do të kenë kosto financiare të cilat do të duhet të paguhen paraprakisht pa patur asnjë klient e shërbim në ambjentet e sipërmarrjes. Ne, që po bëheshim gati ta hapnim njësinë e shërbimeve na ka goditur shumë fakti që po mendojmë ta nisim në një moment krize. Gjithashtu njerëzit janë të prirur të bëjnë vlerësime dhe zgjedhje bazuar në eksperiencat e tyre të mëparshme në subjekte te tjera, të cilat ofrojnë kushte më të mira qoftë nga ana e sigurisë ushqimore, qoftë nga kushtet infrastrukturore. Për ta ilustruar do të bëja krahasim me zgjedhjen mes një hosteli dhe të një hoteli. Mendoj se njerëzit në këtë rast do të zgjedhin çmimin më të lartë për arsye të sigurisë më të lartë. Për pasojë do të ketë falimente të hosteleve dhe sipërmarrjeve më të vogla. Një gjë është e sigurtë, që kriza e Covid-19 ka dhe do të vazhdojë të ketë ndikimi social-ekonomik në çdo sipërmarrje, si dhe në sipërmarrjen tone, duke e bërë me të vështirë mbijetesën. Ndoshta është momenti që ta rimendojmë dhe një herë rihapjen e biznesit, pasi mundet të jetë momenti me i pavolitshem për startimin e tij.

(Gazeta VIJA Nr. 20, fq.4, Prill 2020)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *