Përfundimisht do të jetë një vit për mbijetesë! – Luçie Çekaj

Kastriot Faci: pyetja është se sa do të arrijnë t’i sigurojnë kushtet e kërkuara
May 9, 2020
Pasoja social-ekonomike afatgjata – Çoçja, Vila Bekteshi
May 10, 2020
Show all

Përfundimisht do të jetë një vit për mbijetesë! – Luçie Çekaj

Sipërmarrësit e turizmit në Shkodër diskutojnë draft-Protokollin e Masave Anti-Covid të Qeverisë përgjatë Sezonit Turistik 2020

Pyetjet e debatit:

  1. A jeni njohur me propozimin e Qeverisë për Protokollin e Masave të Sigurisë Anti-Covid në Sezonin Turistik dhe si e mendoni zbatimin e tij në biznesin tuaj?
  2. A jeni përpjekur të gjeni zgjidhje të tjera alternative ndaj Masave të propozuara dhe kërkesave të klientëve?
  3. Cilat mendoni se do të jenë pasojat socio-ekonomike të zbatimit të këtyre Masave të Sigurisë në biznesin tuaj?
Luçie ÇEKAJ
Bujtina Adriatiku
Tamarë, Malësi e Madhe

1. Po, jemi njohur me propozimin e Qeverisë për Protokollin e Masave të Sigurisë Anti-Covid në Sezonin Turistik. Masat jane mjaft kufizuese për punën tonë dhe realizimi i tyre do të na kushtojë mjaft në ecurinë  e punës tonë. Gjithsesi, sado të vështira të jenë, ne do t’i ndjekim me përpikmëri.

2. Nuk kemi arritur të gjejmë asnjë zgjidhje alternative. Akoma nuk kemi pritur klientë, pasi lëvizjet e njerzëve nuk janë lejuar dhe nuk i dimë akoma kërkesat e vërteta të klientëve në këtë situatë.

3. Pasojat janë të ndjeshme që tani që sapo ka filluar perudha e turizmit malor. Klientët e huaj kanë anulluar të gjitha rezervimet e bëra. Ne ndodhemi në situiatë kritike, sepse nuk po arrijmë të   mbulojmë as kontributet e sigurimeve. Për fat të keq nuk përfituam as nga Paketat mbeshtetëse të Qeverisë edhe pse aplikuam. Përfundimisht do të jetë një vit për mbijetesë, për të mos thënë me humbje.

(Gazeta VIJA Nr. 20, fq.3, Prill 2020)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *