Rraboshta: Njerëzimi të shkojë drejt jetës normale

Kosto të larta, çmime të larta – Logu i Harushave
May 10, 2020
Në të gjitha kohërat ka pasur epidemi dhe sëmundje ngjitëse! – Dod Gjerkaj
May 10, 2020
Show all

Rraboshta: Njerëzimi të shkojë drejt jetës normale

Sipërmarrësit e turizmit në Shkodër diskutojnë draft-Protokollin e Masave Anti-Covid të Qeverisë përgjatë Sezonit Turistik 2020

Pyetjet e debatit:

  1. A jeni njohur me propozimin e Qeverisë për Protokollin e Masave të Sigurisë Anti-Covid në Sezonin Turistik dhe si e mendoni zbatimin e tij në biznesin tuaj?
  2. A jeni përpjekur të gjeni zgjidhje të tjera alternative ndaj Masave të propozuara dhe kërkesave të klientëve?
  3. Cilat mendoni se do të jenë pasojat socio-ekonomike të zbatimit të këtyre Masave të Sigurisë në biznesin tuaj?
Përparim RRABOSHTA
Gardenland Resort
Kompleksi Turistik Rraboshta sh.p.k
Barbullush, Vau Dejës

1. Po, jam njoftuar me propozimin e Qeverisë për Protokollin e Masave AntiCovid në sezonin turistik. Mendoj se në situaten e krijuar duhet zbatuar dhe hap pas hapi duhet të adoptohet sipas ecurisë së epidemisë, që shpresojmë se do të shkojë drejt shuarjes. Në kompleksin tonë nuk është problem zbatimi i Protokollit, pasi ne disponojmë ambiente me sipërfaqe të mjaftueshme dhe staf tashmë stabël dhe të përgatitur. Nuk e shoh ndonjë problem të madh, sepse ne kemi qenë gjithmonë pararojë e marrjes së masave të higjenës, pasi jemi strukturë e ngritur kohët e fundit dhe ambientet tona, hoteli, baret, restorantet dhe pishina e hapur janë në kushte dhe standarde të përshtatshme me kërkesat e Komunitetit Europian.

2. Normalisht këtë vit kishim shumë prenotime të grupeve të huaja që arrinin në hotel me anë të transportit të autobuseve, që për muajt Prill dhe Maj u anulluan, por që për muajt në vazhdim nuk janë anulluar akoma. Le të shpresojmë që situata të shkojë drejt përmirësimit dhe kontratat me to të vazhdojnë. Por kompleksi ynë, vitet e shkuara është shfrytëzuar nga klientela vendase, shqiptare. Shpresojmë të largohet pak paniku dhe njerëzimi të shkojë drejt jetës normale.

3. Pasojat janë të shumta, pasi pikë se pari duhet të shtojmë staf, që kërkon pagesa shtesë. Blerja e pajisjeve është një tjetër shpenzim i pallogaritur, dhe frenimi i klientelës nga paniku, është edhe ky një dëm i madh. Mendoj se pasojat do të çojne në rënien e të ardhurave 60% të planifikuara për këtë sezon, por ç’të themi. Gjithçka le t’ia lëmë kohës.

(Gazeta VIJA Nr. 20, fq.2, Prill 2020)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *