Kosto të larta, çmime të larta – Logu i Harushave

Pasoja social-ekonomike afatgjata – Çoçja, Vila Bekteshi
May 10, 2020
Rraboshta: Njerëzimi të shkojë drejt jetës normale
May 10, 2020
Show all

Kosto të larta, çmime të larta – Logu i Harushave

Sipërmarrësit e turizmit në Shkodër diskutojnë draft-Protokollin e Masave Anti-Covid të Qeverisë përgjatë Sezonit Turistik 2020

Pyetjet e debatit:

  1. A jeni njohur me propozimin e Qeverisë për Protokollin e Masave të Sigurisë Anti-Covid në Sezonin Turistik dhe si e mendoni zbatimin e tij në biznesin tuaj?
  2. A jeni përpjekur të gjeni zgjidhje të tjera alternative ndaj Masave të propozuara dhe kërkesave të klientëve?
  3. Cilat mendoni se do të jenë pasojat socio-ekonomike të zbatimit të këtyre Masave të Sigurisë në biznesin tuaj?
Pllumb HARUSHA
Logu i Harushave
Theth, Shkodër

1. Po, jemi njohur me propozimin e Qeverisë për Protokollin e Masave të Sigurisë Anti-Covid.

Janë masa të nevojshme për të gatantuar sigurinë e klientëve, po ashtu dhe të personelit të shërbimit dhe jo vetëm.

Zbatimin e këtij protokolli në struktura akomoduese të tipit “Bujtinë”, sikurse është biznesi im familjar, e shikoj disi të vështirë jo në aplikimin e tij por në realizimin e tij në bazë të materialeve të kërkura dhe detergjentëve apo solucionet e tjera që janë të nevojshme për dezifektimin e ambienteve. Pasi sigurimi i këtyreve produkteve ka kosto më të lartë për bizneset akomoduese në zonën e Thethit, duke qenë se kostos së vetë produktit i shtohet dhe kostoja e transportit (blerja duhet të bëhet në Shkodër) i cili është personal (nuk ka akoma struktura furnitore që të munden të operojnë në Theth). Kjo do të bëjë që çmimet për akomodim të jenë më të shtrenjta dhe ndoshta mund të duken të papranueshme për turistitët e zonave malore, që deri tani janë mësuar të kenë çmime ekonomike. Por gjithashtu dhe koha e nevojshme që duhet për t’i siguruar këto materiale  dhe shkëputja nga detyra e personit që do t’i sigurojë do të jetë problem për efikasitetin 100 % të masave Anti-Covid . Mendoj se do të na duhet mbështetje nga strukturat e qeverisë per sigurimin më të lehte të këtyre produkteve.

2. Momentalisht po shqyrtojmë mënyrat për të gjetur zgjidhjet më të mira alternative që mund të na ndihmojnë  për të realizuar të gjitha masat që duhet të ndërmarrim.

3. Ashtu si e përmenda edhe më lart, zbatimi i këtyre masave të sigurise do të sjellë kosto më të lartë për ne dhe detyrimisht çmim më të lartë për klientin. Kjo do të çojë ndoshta në një numër më të ulët të personave që do të akomodohen, gje që do të na detyrojë të shkojmë në çmimet e zakonshme dhe kjo do të sjellë të ardhura më të pakta. Të ardhura të cilat edhe pse i sigurojmë vetëm në muajt e verës (sepse aq është sezoni turistik), i përdorim për të gjithë vitin.

(Gazeta VIJA Nr. 20, fq.3, Prill 2020)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *