Prodhimet shqiptare të jenë të pranishme në çdo tavolinë – Kantina Kopliku

Aneta Marku – kjo situatë bëftë që të reflektojmë të gjithë
May 10, 2020
Aida Gjeçaj – E shoh disi të vështirë zbatimin real të Masave
May 12, 2020
Show all

Prodhimet shqiptare të jenë të pranishme në çdo tavolinë – Kantina Kopliku

Sipërmarrësit e turizmit në Shkodër diskutojnë draft-Protokollin e Masave Anti-Covid të Qeverisë përgjatë Sezonit Turistik 2020

Pyetjet e debatit:

  1. A jeni njohur me propozimin e Qeverisë për Protokollin e Masave të Sigurisë Anti-Covid në Sezonin Turistik dhe si e mendoni zbatimin e tij në biznesin tuaj?
  2. A jeni përpjekur të gjeni zgjidhje të tjera alternative ndaj Masave të propozuara dhe kërkesave të klientëve?
  3. Cilat mendoni se do të jenë pasojat socio-ekonomike të zbatimit të këtyre Masave të Sigurisë në biznesin tuaj?
Shaqir HYSA
Agroturizëm Kantina Kopliku
Koplik, Malësi e Madhe

1. Po, jemi njohur me propozimin e qeverisë dhe jemi dakord me zbatimin e masave siç janë: kryerja e trajnimeve të nevojshme dhe zbatimi i masave higjenike për sigurimin e të gjithë stafit dhe vizitorëve në mënyrë që të shmangim përhapjen e Covid19.

2. Ne mendojme se masat e propozuara jane shumë efektive, dhe në baze të tyre mund të gjejmë zgjidhje për kërkesat e klientëve.

3. Pasojat do të jenë kostot financiare, pasi do të rriten shpenzimet e nevojshme për bizneset dhe rrjedhimisht do të rritet edhe çmimi për vizitorët.

Kantina Kopliku u sugjeron të gjithë operatorëve turistikë që vera dhe të gjitha prodhimet shqiptare të jenë të pranishme në çdo tavolinë.

(Gazeta VIJA Nr. 20, fq.3, Prill 2020)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *