Ekspozita SHKODRA, familja,kultura, historia ime

Projekti “XHUBLETA”
December 23, 2018
“Shkodra – familja, kultura, historia ime”, me 40 fotografi në ekspozitë
October 1, 2019
Show all

Ekspozita SHKODRA, familja,kultura, historia ime

Ekspozita “Shkodra – familja, kultura, historia ime” në Shtëpinë Muze të Pashko Vasës

“Çdo shtëpi e ka nji fotografi e çdo fotografi e ka nji histori”.

Për të tretin vit rradhazi hapet ekspozita me fotografi para viteve 90 mbi kujtesën kolektive në qytetin e Shkodrës. Pas temave “biçikleta”, “banesa shkodrane” vjen “kultura”, e cila shpaloset përmes fotove si një lëvrim që është ngjizur jo vetëm në institucionet kulturore, por në veçanti brenda familjes si një ushqim shpirtëror për ta.

Larmija e jetës kulturore në zhanre të ndryshme vjen përmes një violine dashurie, një kitarre pas hekurash, një fizarmonike, përmes penelit të piktorit, përmes aktorëve në skenë, ekspozitave të karikaturës, të tabllove, të teatrit dhe interpretimeve të aktorëve, vjen përmes bandave të shumta që pati ky qytet… Portrete të shumta sjellin momente jete, interpretime në role, na përçojnë zë nga e kaluara. Shumë vizitorë enden të gjejnë familjaret e tyre, shumë miqtë e tyre, dikush ndonjë këngëtar apo aktor të preferuar e kështu atmosfera e mbrëmjes rrjedh përmes emocioneve e nostalgjive për të kaluarën.

Në shtëpinë muze Pashko Vasa, rreth 250 pjesëmarrës panë nga afër 40 tabllo fotosh të ekspozuara, të cilat u përzgjodhën nga Juria e përbërë nga z. Qerim Vrioni (studjues fotografie), znj. Elsa Demo (gazetare kulture), z.Përparim Kabo (antropolog, kritik arti), znj. Iris Elezi (kineaste), z. Herman Zonderland (fotograf). Mqs konkursi i këtij viti ka arritur të mbledh 306 fotografi, GO2 vendosi që të shfaqë të gjitha fotografitë përmes projektimit të tyre në tre kinema të hapura në kënde të ndryshme të banesës. Albumi i kësaj ekspozite përmabn 90 faqe, me parathënie z. Artan Kafexhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *