Agim Rama: Një ide e shkëlqyer e bashkëbisedimit në nivel individual e profesional

Forum i sipërmarrësve për mentorimet në #GO2Innovation
June 20, 2020
Altin Dycaj: Çdo gjë që mësohet nga mentorët është arritje për biznesin
June 20, 2020
Show all

Agim Rama: Një ide e shkëlqyer e bashkëbisedimit në nivel individual e profesional

Forum i sipërmarrësve për mentorimet në #GO2Innovation

Pyetjet e debatit:

  1. A keni marrë pjesë në seanca mentorimi përpara këtyre të ofruara nga #GO2Innovation?
  2. Si jeni ndjerë gjatë seancave të mentorimit në #GO2Innovation?
  3. Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje gjatë mentorimit?
  4. A keni mësuar gjëra të reja nga seancat e mentorimit?
  5. A mendoni se edhe biznese të tjera kanë nevojë për seanca të tilla mentorimi?
Agim RAMAJ
Salvia Nord
Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe

1. Jo, nuk kemi marrë pjesë në seanca mentorimi, madje për ne është metodë e re komunikimi me ekspertë të kësaj fushe. Kjo është një metodë e shkëlqyer e bashkëbisedimit në nivel individual për nisjen dhe vazhdimin e një biznesi agrar.

2. Seanca si këto që po bëjmë, të mundësuara nga #GO2Innovation, të bëjnë të ndjehesh mirë në pozita pune dhe vazhdimisht i fokusuar tek ideja jonë për ndërtimin e agroturizmit në fushën e bimëve aromatike mjekësore.

3. Përkushtim i dyanshëm për të realizuar një mentorim, besoj shumë rezultativ.

4. Mentorimi për ne është metodë e re bashkëbisedimi, e thjeshtë, e kuptueshme dhe shumë e efektshme. Për ne ka qenë shumë produktive.

5.Patjetër, mendojmë se të gjitha bizneset e reja si dhe bizneset që operojnë për një kohë të gjatë, kanë nevojë për mentorim. Kjo metodë është një domosdoshmëri për bizneset në fushën e bujqësise dhe agroturizmit.

(Gazeta VIJA Nr. 21, fq., Prill 2020)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *