Gerald Kuçi: Mentorimi erdhi në një fazë të komplikuar për biznesin tim

Ëngjëllushe Pepaj: Përvojë e re. Nuk prisja që gjërat të shkonin kaq mirë
June 20, 2020
Hilmi Zeneli: Edhe bizneseve të tjera u duhen seancat e mentorimit
June 20, 2020
Show all

Gerald Kuçi: Mentorimi erdhi në një fazë të komplikuar për biznesin tim

Forum i sipërmarrësve për mentorimet në #GO2Innovation

Pyetjet e debatit:

  1. A keni marrë pjesë në seanca mentorimi përpara këtyre të ofruara nga #GO2Innovation?
  2. Si jeni ndjerë gjatë seancave të mentorimit në #GO2Innovation?
  3. Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje gjatë mentorimit?
  4. A keni mësuar gjëra të reja nga seancat e mentorimit?
  5. A mendoni se edhe biznese të tjera kanë nevojë për seanca të tilla mentorimi?
Gerald KUÇI
N’konak Guesthouse,
Pukë

1. Kam marrë pjesë në seanca të ndryshme trajnimesh dhe workshop-e, por jo në një seancë mentorimi të mirëfilltë.

2. Ka qëne një ndjesi shumë e veçantë, që përmbante këshilla profesionale dhe biseda miqësore

3. Mentorimi nga GO2 erdhi në një fazë shumë të komplikuar për biznesin tim, duke u nisur nga fakti se sipërmarrja që unë dhe familja kemi ndërmarrë është në fazat e para, gjithashtu ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë. Përpos profesionalizmit, mentorët treguan dhe aftësi shumë te mira praktike për të më sugjeruar mënyra te reja se si të targetoj klientin dhe të arrij te ai.

4. Mentorimi nga GO2 erdhi në një fazë shumë të komplikuar për biznesin tim, duke u nisur nga fakti se sipërmarrja që unë dhe familja kemi ndërmarrë është në fazat e para, gjithashtu ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë. Përpos profesionalizmit, mentorët treguan dhe aftësi shumë te mira praktike për të më sugjeruar mënyra te reja se si të targetoj klientin dhe të arrij te ai.

5. Unë si sipërmarrës i ri, vura re që një mentorim i tillë ishte një nevojë të cilën nuk e kisha indentifikuar dot më parë. Njejtë si unë, mendoj që çdo biznes ka sfida të reja çdo ditë dhe seanca të tilla mentorimi do ta lehtësonin ndjeshëm zgjidhjen e tyre. Bashkëpunimi me mentorë të tillë do ta ndihmonte çdo biznes të jetë sa më koherent me problematikat e sotme, duke siguruar ekuilibër dhe qëndrueshmeri të sipërmarrjes në të ardhmen.

(Gazeta VIJA Nr. 21, fq.4, Prill 2020)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *