Pyetjet e debatit:
lexoni përgjigjet e sipërmarrësve ⯆
1. Për mua është hera e parë që bëhem pjesë e seancave të tilla të mentorimit të ofruara nga #GO2Innovation. Gjithmonë kam ndjekur aktivitetet e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kjo gjë më shtyu edhe më tepër që të përjetoja më afër seanca të tilla, ndoshta shtyrë edhe nga kurioziteti sesi mund të rrinë bashkë arti dhe biznesi.
2. Gjatë seancave të mentorimit kam marrë ndjesi shumë pozitive, ndoshta përtej asaj që prisja dhe mendoja. Seancën e parë isha pak nervoze se si funksionojnë gjërat e tilla, pastaj në radhët e tjera çdo gjë ishte dhe më e qartë, por edhe më e bukur për mua.
3. Më ka bërë përshtypje thjeshtësia, dashamirësia dhe komunikimi i mentorëve. Çdo gjë është e koordinuar në një mënyrë kaq mikpritëse nga skuadra, saqë të bën të ndjehesh pjesë e tyre. Pjesa e bisedave shpirtërore është më e dashura për mua, sa më bën të ndihem si në shtëpi. Më pëlqen që gjërat trajtohen deri të thellësi dhe jo vetëm sipërfaqësore, ashtu siç ndodh rëndom në vendin tonë. E them me bindje që këtu bëhet një punë me shumë vlera dhe i përgëzoj që të gjithë!
4. Kam mësuar plot gjëra të reja, saqë ndihem shumë e privilegjuar që jam pjesë e përvojave të tilla. Është bukur kur takon njerëz që të sfidojnë apo të motivojnë për të realizuar gjëra, të cilat ëndërrojmë t’i bëjmë, por brenda nesh ekziston “frika”. Çdo seancë e re të jep edhe një dritare më shumë për ta parë botën me më shumë ngjyra.
5. Mendoj dhe besoj se çdo biznes ka nevojë të mentorohet përmes seancave të tilla. Janë me shumë vlerë dhe në një mënyrë apo tjetër, të ndihmojnë që të jesh vetvetja dhe të jesh risi në gjetjen që bën. Gjithashtu janë një ndihmë e madhe për t’u stukturuar ashtu siç duhet dhe të spikasësh në vlera.