Jona Xhepa: Mentorimi evidentoi nevojën time për disiplinë në punë

Ila Gjinaj: Mësova gjëra të reja dhe u ndjeva shumë e privilegjuar
June 20, 2020
Muhamet Trepçi: Është luks ta trajtosh problemin në thellësi me një mentor
June 20, 2020
Show all

Jona Xhepa: Mentorimi evidentoi nevojën time për disiplinë në punë

Forum i sipërmarrësve për mentorimet në #GO2Innovation

Pyetjet e debatit:

  1. A keni marrë pjesë në seanca mentorimi përpara këtyre të ofruara nga #GO2Innovation?
  2. Si jeni ndjerë gjatë seancave të mentorimit në #GO2Innovation?
  3. Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje gjatë mentorimit?
  4. A keni mësuar gjëra të reja nga seancat e mentorimit?
  5. A mendoni se edhe biznese të tjera kanë nevojë për seanca të tilla mentorimi?
Jona XHEPA
Colours of Pomegranate
Shkodër

1. Jo, kjo është hera e parë.

2. U ndjeva shumë lirshëm për të shprehur vizionin e projektit dhe për të gjetur një format të duhur, me të cilin mentori dhe i mentoruari mund të krijojnë një hartë efikase me të cilën të zhvillohet projekti.

3. Mënyra se si nji ide e vogël mund të zhvillohet në diçka që bashkohet me ide të tjera transkulturore. Mentori gjithashtu (si dhe mentorët e tjerë në këtë program – me sa e di) ka përshtatur udherrëfimin/guidance për të më dhënë më shumë vetëplotësim.

4. Më shumë më ka nxjerrë në pah vlerat e bashkëpunimit në nismat kreative, si dhe nevojën time për disiplinë të metodës së punës.

5. Besoj që kjo është diçka e dobishme për bizneset/nismat në Shqipëri, sidomos në vende pak të izoluara, ku shkëmbimi i ideve është pak i kufizuar. Më tepër këto seanca do të ishin të dobishme t’u japin njerëzve ide të mira – qoftë edhe pa mënyra ose njohuri teknike për t’i ngjallur këto ide – besim në vetveve dhe udhërrëfyes për ekzekutimin e ideve.

(Gazeta VIJA Nr. 21, fq.4, Prill 2020)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *