Konsulenca financiare zgjon interesin e rreth 25 sipërmarrësve në #GO2Innovation

VIJA |21| – journal on built and natural environment
June 19, 2020
Forum i sipërmarrësve për mentorimet në #GO2Innovation
June 20, 2020
Show all

Konsulenca financiare zgjon interesin e rreth 25 sipërmarrësve në #GO2Innovation

Muaji Qershor, edhe pse ende pa u mbyllur, duket të jetë ndër më intensivët për sipërmarrësit e #GO2Innovation. Përpos seancave të mentorimeve individuale dhe në terren, rreth 25 sipërmarrësve të grupuar në 3 kategori po u ofrohet edhe konsulencë financiare.

Edukimi financiar po ofrohet nga dy konsulente me përvojë në fushën e biznesit dhe zhvillimit të tregut.

Në mënyrë që informacionet të kenë konistencë, në fazën e parë të konsulencës financiare sipërmarrësit e grupuar në start-up, biznes i vogël dhe biznes i madh u  trajnuan në grupe të veçanta rreth çështjeve më me interes për madhësinë dhe strukturën e biznesit të tyre. Faza e dytë mbi edukimin financiar po realizohet me konsultime individuale rreth sfidave specifike me të cilat hasen bizneset gjatë aktivitetit të përditshëm.

Tematikat kyçe të trajtuara në fazën e parë të seancave mbi edukimin financiar janë informacione bazë, ligje dhe VKM (Vendime të Këshillit të Ministrave), por edhe materiale ilustruese video mbi:

– Llojet e sipërmarrjeve, avantazhet dhe disavantazhet e tyre;

– Mënyrën e regjistrimit të të gjitha kategorive të bizneseve (me xhiro vjetore nën 2 milion lekë, me xhiro vjetore 2-5 milion lekë, me xhiro vjetore 5-8 milionë lekë, dhe me xhiro vjetore mbi 8 milionë lekë), si dhe regjistrimin si fermer;

– Hapat që ndiqen për regjistrim në QKB (Qendrën Kombëtare të Bizneseve), E-Albania, Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Drejtorinë e Tatimeve Vendore etj. të njësive të sipërlistuara;

– Regjistrimi në platformën “Tatimet e mia”, regjistrimi i sipërmarrësit, plotësimi i listëpagesave në sistemin online;

– Detyrimet tatimore sipas kategorive të bizneseve bazuar në xhiron e deklaruar;

– Kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, deklarimet dhe pagesat e tyre;

– Llogaritja e pagës bruto dhe llogaritja e pagës neto

– Marrëdhëniet me insitucionet financiare, kreditimi, llogaritë, transferta etj

Sipërmarrësit që morën pjesë në seancën e parë sollën në vëmendje nevojën për mbështetje individuale rreth hapave të regjistrimit të një biznesi si person fizik, llogaritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat fizik, të cilat u pasuan gjatë fazës së dytë të seancave mbi edukimin financiar.

Përveç pjesës financiare, ndërveprim mes konsulentëve dhe pjesëmarrësve pati edhe në drejtim të çështjeve të tjera që mund të ndikojnë pozitivisht në rritjen e të ardhurave dhe rritjen e kërkesës për produktet dhe shërbimet e tyre.

Me interes të veçantë nga sipërmarrësit u evidentua nevoja për koordinimin e bizneseve të përfshira në #GO2Innovation që operojnë në fushën e turizmit me synim krijimin dhe forcimin e një rrjeti për promovimit të përbashkët.

Konsulentet financiare të angazhuara në #GO2Innoivation janë:

Xaira Kastrati Shurdha është konsulente biznesi me një përvojë profesionale në disa fusha. Në sistemin bankar ka punuar për 17 vite  duke qenë përgjegjëse për  konsultimin financiar të klientëve të biznesit e individëve, vendimarrjen mbi kreditimin bazuar në analizë financiare, planifikimin strategjik, menaxhimi i riskut, menaxhim i burimeve njerëzore, monitorim e raportime  etj. Në qeverinë qëndrore, në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Zëvendës Kryeministrit, ka koordinuar dy reforma ndërministrore në Shqipëri “Reformimi i Shërbimeve Publike” dhe “Reforma e Deregulimit”. Për më tepër, ajo ka një eksperiencë të konsiderueshme në hartim e menaxhim projektesh si dhe në konsulencë e marrëdhënie me donatorë e partnerë ndërkombëtare.

Sonila Hasaj është ekonomiste zhvillimi e lidhur ngushtë me ndikimin që kanë sipërmarrjet sociale e ato të vogla lokale për një zhvilimin të qëndrueshëm. Pas tre vitesh përvojë në menaxhim financash në sektorin jofitimprurës, Sonila aktualisht po ndjek studimet master për Zhvillim Ekonomik në një nga universitete më të mira në SHBA, Vanderbilt University, duke u ekzpozuar jo vetëm ndaj kërkuesve shkencorë më të mirë të fushës, por edhe ndaj përvojave më të mira të investimeve të impaktit dhe sipërmarrjeve sociale të drejtuara nga forcat e tregut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *