BALKARAVANA 2020 – TURNEU ME BIÇIKLETA

Njihuni shkurtimisht me profilet e 10 fermave që u përfshinë në udhëtimin studimor
September 5, 2020
VIJA |24| – journal on built and natural environment
October 2, 2020
Show all

BALKARAVANA 2020 – TURNEU ME BIÇIKLETA

BALKARAVANA 2020 – TURNEU ME BIÇIKLETA, si linjë dialogu ndërkulturor e paqe midis të rinjve dhe qytetarëve të Ballkanit Perëndimor ishte planifikuar të organizohej si një karvan prej 24-30 pjesëmarrwsish të rinj nga 4 vendet e Rajonit të Ballkanit. Turneu ishte planifikuar 19 ditë, si një karvan prej 940 km (që niste nga Beogradi, Sabac, Bercko, Brod, Banja Luka, Zenica, nëpër Sarajevë, Foca, Pluzine, Niksiq, Podgoricë e përfundonte në Shkodër, Boks Rrjoll), por për shkak të kufizimeve të lëvizjes nga pandemia, u ndryshua tërësisht. Çdo shtet do të organizojë turneun e vet i pavarur me pjesëmarrës vendor.
 
BALKARAVANA 2020 do të nisë në Shkodër, më 19-22 Shtator 2020 me një grup prej 6 pjesëmarrësish. Gjatë këtij turneu 4ditor me gjatësi 154km, ata do të kenë mundësinë të vizitojnë komunitete dhe etni të ndryshme lokale. Ata do të kenë mundësi që të njihen me kultura dhe zakone të ndryshme e të shkëmbejnë ide dhe qëndrime, por edhe të promovojnë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe transport të qëndrueshëm. Turnetë do pasojnë më pas në Bosnje Hercegovinë, Serbi e Mal të Zi.
 
Ky aktivitet zhvillohet në partneritet me organizatat “GO2” nga Shkodra, “Ulica za Bicikliste” në Beograd, në bashkëpunim me “Centar za zivotnu sredinu” në Banja Luka, ”Bakultura” nga Zenica , “Biciklo.me” nga Podgorica, me mbështetjen e Fondit të Ballkanit Perëndimor-WBF (westernbalkansfund.org) dhe Zyrës Rajonale për Rininë e Ballkanit Perëndimor – RYCO.
 
 

FTESA PUBLIKE PËR PJESËMARRËSIT

BALKARAVANA 2020 – janë katër turne me biçikleta nëpër Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri dhe një mundësi unike për të rinjtë në Rajon që të përjetojnë udhëtime paksa ndryshe nga zakonisht – me biçikletë!
Balkaravana 2020 ofron një përvojë të paçmuar të lidhjes së qytetarëve aktivë social, të rinjve dhe njerëzve të dhënë pas aventurës nga Rajoni i Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të njihen me kultura dhe zakone të ndryshme dhe të shkëmbejnë ide dhe qëndrime, por edhe të promovojnë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe transport të qëndrueshëm. Gjatë katër turneve me biçikleta, ata do të kenë mundësinë të vizitojnë një numër të madh të komuniteteve lokale dhe të njihen me pamjet dhe vendet e tyre të rëndësishme kulturore dhe historike, si dhe vendasit.
Përgjatë secilit stacion (ndalesat në qytete e jo vetëm), pjesëmarrësit do të kalojnë ca kohë për të parë zakonet dhe jetën e komuniteteve të Serbisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. ndryshme në Ballkan. Ata do të shijojnë ushqimin lokal, do të dëgjojnë muzikën lokale, do të shijojnë specialitetet e kuzhinave lokale, do të shohin peizazhe të bukura dhe do të ndiejnë atmosferën në rrugët e qyteteve pritëse përgjatë turneut.
Pjesëmarrësit gjithashtu do të kenë mundësinë për të rinovuar pesë hapësira publike në secilin vend përkatës, me qëllim që të përcjellin krijimtarinë e tyre duke lënë një gjurmë në rajon – një forme modeste falënderimi për qytetet pritëse lidhur me lëvizjen e gjelbër.
Pas turneve me biçikleta, pjesëmarrësit do të jenë të detyruar të realizojnë një debat edukativ me bashkëmoshatarë, ku do të ndajnë përshtypjet e tyre për udhëtimin me kolegë dhe miq, të kenë një paraqitje në media dhe të shkruajnë një ese të shkurtër ose të raportojnë përshtypjet nga udhëtimi.
KUSH MUND TË APLIKOJË? Të gjithë qytetarët e Serbisë, Bisnje Hercegovinës, Malit të Zi dhe shqipërisë mes moshave 18-30 vjeç. Ftesa për pjesëmarrje do të jetë e hapur për secilin vend veçmas. Juria nga secila organizatë do të përzgjedhë pjesëmarrësit, duke u dhënë përparësi atyre që janë më aktivë në bashkësinë e tyre lokale në fushën e mbrojtjes së mjedisit, sportit, multikulturalizmit, tolerancës dhe që nuk kanë pasur mundësi të vizitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Linku për aplikim:

KUR JANË PLANIFIKUAR TURNET?
SERBIA: 28.09.2020. – 04.10.2020
BOSNIA DHE HERZEGOVINA: 24.09.2020. – 28.09.2020
MALI I ZI: 28.09.2020. – 02.10.2020
SHQIPËRIA: 19.09.2020. – 22.09.2020

SERBIBOSNJE HERCEGOVINAMALI I ZISHQIPËRI
28.09.2020.
Start: Beograd
24.09.2020
Start: Banja Luka
28.09.2020.
Start: Podgorica
19.09.2020.
Start: Shkodër
28.09.2020.
Beograd – Valjevo
98 km
25.09.2020.
Banja Luka – Kneževo
52 km
28.09.2020.
Podgorica – Ulcinj
100 km
19.09.2020.
Shkodër – Velipojë
31 km
29.09.2020
Valjevo – Arilje
81 km
26.09.2020.
Kneževo – Travnik
48 km
29.09.2020
Ulcinj – Bar- Tivat
90 km
20.09.2020
Velipojë – Boks Rijoll
51 km
30.09.2020
Arilje – Kušići
72 km
27.09.2020.
Travnik – Zenica
35 km
30.09.2020
Boka Kotorska
40 km
21.09.2020
Boks Rrjoll –Liqeni i Shkodrës
52 km
01.10.2020.
Kušići – Sjenica
45 km
28.09.2020.
Zenica
01.10.2020.
Tivat – Podgorica
87 km
22.09.2020
Liqeni i Shkodrës – Shkodër
20 km
02.10.2020.
Sjenica – Novi Pazar
45 km
02.10.2020.
Podgorica
03.10.2020.
Novi Pazar – Vranje
280 km (autobus)
03.10.2020.
Vranje – Bujanovac
30 km
04.10.2020.
Vranje – Beograd
350 km (Autobus)

PËRZGJEDHJA E PJESËMARRËSVE. Juria nga secila organizatë (vend kandidat) do të përzgjedhë kandidatët në listë të ngushtë dhe dot’i intervistojë. Intervistat do të jenë më 14 Shtator 2020. Pas intervistës, juria do të zgjedhë pjesëmarrësit deri më 16 Shtator 2020, të cilët së bashku me drejtuesin e ekipit nga secila organizatë do t’i nënshtrohen një trajnimi të shkurtër parapërgatitor ku do të marrin të gjitha informacionet logjistike dhe organizative për turneun.
INFORMACION SHTESË: Shpenzimet e turneut me biçikletë do të mbulohen tërësisht nga organizatorët, si më poshtë: ushqim, pije dhe akomodim gjatë udhëtimit; kostot e transportimit të pjesëmarrësve në vendin e fillimit të udhëtimit, si dhe shpenzimet e transportimit të pjesëmarrësve pas përfundimit të udhëtimit në vendet e tyre të banimit. Për më shumë informacion, kontaktoni me email info@go2albania.org
SHËNIM: Në përputhje me situatën e shkaktuar nga virusi COVID-19, të gjitha ndryshimet e mundshme në mënyrën e mbajtjes së këtij turneu mbahen nga organizatorët.

Qendra e Mjedisit, së bashku me partnerët, mbështetet nga RYCO nën thirrjen e dytë për projekte, bashkëfinancuar nga Fondi i KB për Ndërtimin e Paqes
Balkaravana 2020 është pjesë e projektit “Nga lëvizshmëria e qëndrueshme te paqja e qëndrueshme”, i cili zbatohet me mbështetjen e Fondit të Ballkanit Perëndimor – WBF (westernbalkansfund.org)