Altin Dycaj, sipërmarrës, ferma e dhive alpine “Algesi Natyral”

Hilmi Zeneli, sipërmarrës, ferma e perimeve “Natyral Zeneli”
September 5, 2020
Përparim Laçi, sipërmarrës, ferma dhe “Hani i Përparim Laçit”
September 5, 2020
Show all

Altin Dycaj, sipërmarrës, ferma e dhive alpine “Algesi Natyral”

Sipërmarrësi Altin Dycaj gjatë vizitës në një fermë

Forum i sipërmarrësve për Vizitat në Ferma

Pyetjet e debatit:

  1. Si e keni përjetuar turin e vizitave në ferma të organizuar nga #GO2Innovation?
  2. Cilat janë gjërat më të prekshme/më konkrete që keni përfituar nga ky tur?
  3. Me cilat nga fermat jeni njohur gjatë këtij turi dhe në çfarë forme mund të bashkëpunoni me ta në të ardhmen?
  4. Cili është mesazhi juaj për sipërmarrësit e rrjetit të #GO2Innovation, që për arsye të ndryshme nuk iu bashkuan këtyre vizitave në ferma?
Altin Dycaj
Algesi Natyral,
Ducaj, Shkrel, Malësi e Madhe

lexoni përgjigjet e sipërmarrësve

1. Turnin e vizitave në ferma e kam përjetuar shumë mirë. Ishte një periudhë shumë e bukur, frymëzuese, dhe plot emocione.

2. Gjate këtyre vizitave kemi përfituar eksperienca dhe njohuri të medha në ferma që kanë arritur suksesin.

3. Gjatë turit jemi njohur me fermat: kantina e verës Ersi, Agroturizëm Shega, Fabrika e perpunimit te açuges”Mare Adriatik”, Salvia Nord, Ullishtet e Zadrimës, Hilmi Zeneli, Is’hak Bajrami, Ahmet Sulejmani, baxhoja Rapsodia Zadrimë, Mujo Toka, Jak Pacani etj. Gjatë këtyre vizitave gjeta një mundësi për të bashkpunuar në të ardhmen me Baxhon Rapsodia, për t’i dërguar qumështin e dhive, pasi tregu ka shumë kërkesë.

4. Sipërmarrësit që munguan kanë humbur një mundësi që s’duhet ta kishin humbur, pasi do të përfitonin eksperiencë dhe njohuri. Mesazhi im është për çdo sipërmarrës dhe për të rinjtë, që të mos i humbin mundësite që ju ofrohen nga GO2 apo çdo organizatë tjetër, sepse sa më shumë njerëz të rinj të njohim, aq më shumë njohuri do të marrim.

(Gazeta VIJA Nr. 23, fq.4, Gusht 2020)