Hilmi Zeneli, sipërmarrës, ferma e perimeve “Natyral Zeneli”

Forum i sipërmarrësve për Udhëtimin Studimor në ferma
September 5, 2020
Altin Dycaj, sipërmarrës, ferma e dhive alpine “Algesi Natyral”
September 5, 2020
Show all

Hilmi Zeneli, sipërmarrës, ferma e perimeve “Natyral Zeneli”

Sipërmarrësi Hilmi Zeneli në fermën e tij të perimeve

Forum i sipërmarrësve për Vizitat në Ferma

Pyetjet e debatit:

  1. Si e keni përjetuar turin e vizitave në ferma të organizuar nga #GO2Innovation?
  2. Cilat janë gjërat më të prekshme/më konkrete që keni përfituar nga ky tur?
  3. Me cilat nga fermat jeni njohur gjatë këtij turi dhe në çfarë forme mund të bashkëpunoni me ta në të ardhmen?
  4. Cili është mesazhi juaj për sipërmarrësit e rrjetit të #GO2Innovation, që për arsye të ndryshme nuk iu bashkuan këtyre vizitave në ferma?
Hilmi ZENELI
Natyral Zeneli,
Bahçallëk, Shkodër

lexoni përgjigjet e sipërmarrësve

1. Vizita në ferma ka qenë një ndër turet më të bukura qe kam përjetuar deri më tani. Këto lloj turesh janë mjaft të suksesshme, sepse kemi përfituar nga të gjitha gjërat që kemi parë, të tilla, si suksesi i biznesmenëve dhe punët inovative që kanë realizuar në fermat e tyre.

2. Përfitimet e këtij turi kanë qenë mjaft të gjera në fushën e biznesit. Duke vëzhguar nga afër punën e bizneseve të ndryshme mund të kuptosh më mirë proceset që ata realizojnë për prodhimin e produkteve të tyre. Mekanizmat dhe teknologjia që përdoren për proceset prodhuese janë nga më të ndryshmet dhe bizneset kanë prirjen që të avancojnë sa më shumë në këtë drejtim për t’i mbajtur produktet e tyre konkurruese në treg, sigurisht duke pasur parasysh edhe analizën kosto-përfitim. Gjatë turit patëm mundësi të njihemi edhe me forma të ndryshme të menaxhimit të bizneseve, çka është një element shumë i rëndësishëm që ndikon në zhvillimin dhe suksesin e një sipërmarrjeje.

3. Gjatë këtij turi jemi njohur me ferma të ndryshme, ku mund të përmendim vizitat në vreshtat e Kantinës Kopliku, Mujo Toka, Jak Pacani, ullishten e Zadrimës, fermën Salvia Nord, në Park Bletësh, fermën e Ahmet Sulejmanit, në fabrikë përpunim peshku, gjithashtu dhe vizitat në fermat e perimeve.

Duke qenë se në këto ferma prodhohen produkte të ndryshme dhe shumë të nevojshme për aktivitetin e restoranteve, supermarketeve dhe tregjeve ushqimore, do të ishte një ide e mirë po të bashkëpunonim për të furnizuar vazhdimisht pika të ndryshme në të gjithë vendin apo edhe më gjerë.

4. Nisma e këtij rrjeti sipërmarrësish për të mbështetur dhe promovuar bizneset e ndryshme është shumë e rëndësishme dhe gjithashtu e nevojshme për t’i ndihmuar ato të njihen më gjerësisht dhe të zhvillohen. Kjo nismë vlen që të vazhdohet dhe të përforcohet më tej duke rritur numrin e pjesëmarrësve. Në Shkodër ka shumë biznese që prodhojnë produkte cilësore por kanë nevojë për investim në mjedisin prodhues, kështu që mbështetja dhe ndihma financiare që mund t’u jepet, është shumë e rëndesishme për zhvillimin e këtyre bizneseve.

(Gazeta VIJA Nr. 23, fq.4, Gusht 2020)