Përparim Laçi, sipërmarrës, ferma dhe “Hani i Përparim Laçit”

Altin Dycaj, sipërmarrës, ferma e dhive alpine “Algesi Natyral”
September 5, 2020
Njihuni shkurtimisht me profilet e 10 fermave që u përfshinë në udhëtimin studimor
September 5, 2020
Show all

Përparim Laçi, sipërmarrës, ferma dhe “Hani i Përparim Laçit”

Sipërmarrësi Përparim Laçi duke vizituar pemëtoren e fermerit Ahmet Sulejmani

Forum i sipërmarrësve për Vizitat në Ferma

Sipërmarrësi Përparim Laçi ishte një nga befasitë e turit të vizitave në ferma. Ndonëse jeton në Pukë, ai udhëtonte çdo ditë 55 km për t’iu bashkuar grupit të fermerëve dhe po aq për t’u kthyer në qytetin e tij. Për më tepër, Përparimi angazhoi në këtë tur edhe një pjesë të stafit të fermës dhe bujtinës së tij, duke i sjellë përditë me vete me qëllimin për të përfituar sa më shumë nga mundësitë që ofroheshin për sipërmarrësit.

Përparim LAÇI
Hani i Përparim Laçit,
Pukë

lexoni përgjigjet e sipërmarrësve

1. Çfarë ishte për ju udhëtimi studimor në ferma, i organizuar nga #GO2Innovation?

Ishte një tur i shkëlqyeshëm, sepse nëpër fermat e Qarkut tonë morëm shumë përvoja të reja që nuk i dinim, si dhe na zgjuan interesa bashkëpunimi, sidomos për prodhimet bio që ka zona jonë.

2. A ka diçka konkrete që keni përfituar nga ky udhëtim?

Po, ka marrëdhënie konkrete. Me perimet. Me frutat që kishte ferma në Shtoj. Këto marrëdhënie që duhet t’i vazhdojmë në të ardhmen, janë shumë të frytshme për zhvillimin e bizneseve tona.

3. Pra përveç njohjeve personale, ju keni hyrë edhe në marrëdhënie biznesi me fermat që vizituam?

Patjeter. Përveç njohjeve personale me fermerët që vizituam, të cilët unë i quaj krenari shqiptare, ne vendosëm edhe një marrëdhënie tregëtare për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

4. Sa prej fermave që vizituam gjatë këtij udhëtimi ju i njihnit më parë dhe sa ishin të reja për ju?

Një pjesë prej tyre i kam njohur më parë, por disa ferma ishin të panjohura më parë dhe prandaj është shumë krenari dhe kënaqësi që i njoha, u bëra pjesë e miqësisë dhe e bashkëpunimit të tyre.

5. A mendoni se udhëtime të tilla jenë të nevojshme herë pas here dhe a mund të ndërmerren nga vetë sipërmarësit, pa qenë nevoja e një organizatori sikurse është #GO2Innovation në këtë rast?

Në fakt duhet një shëkndijë që t’i grumbullojë njerëzit, sepse të gjithë kanë dëshirë për të vizituar fermat e të gjithë Qarkut dhe të të gjithë Shqipërisë e më tëj, por të paktën të Qarkut. Këto duhet të shtrihen edhe në Pukë, në Malësi të Madhe, e pse jo edhe në Qarqet fqinje, si Kukësi, Dibra e Lezha, sepse kemi çfarë mësojmë nga njëri-tjetri.

6. Cili është mesazhi juaj për sipërmarrësit e rrjetit të #GO2Innovation, që për arsye të ndryshme nuk iu bashkuan vizitave në ferma?

Ata që nuk erdhën, kanë humbur shumë, sepse vetëm me njohje dhe duke parë në terren atë që dikush tjetër ka bërë, mund të lindin ose çohen përpara idetë për të zhvilluar diçka të ngjashme në sipërmarrjet tona. Sepse nëse dikush dëshiron të realizojjë diçka dhe nuk gjen idetë e duhura, por këto ide i merr, apo “i kopjon”, le të themi te dikush tjetër, atëherë kjo është një rrugë e sprovuar për të zhvilluar më tej biznesin e tij. Për të pasur një biznes të suksesshëm, është shumë e rëndësishme që të dish se çfarë të rrethon, dmth, se ku janë homologët e tu, të cilët sidomos në sektorin tonë, janë në fakt kolegë dhe jo konkurrentë.

(Gazeta VIJA Nr. 23, fq.2, Gusht 2020)