Njihuni shkurtimisht me profilet e 10 fermave që u përfshinë në udhëtimin studimor

Përparim Laçi, sipërmarrës, ferma dhe “Hani i Përparim Laçit”
September 5, 2020
BALKARAVANA 2020 – TURNEU ME BIÇIKLETA
September 7, 2020
Show all

Njihuni shkurtimisht me profilet e 10 fermave që u përfshinë në udhëtimin studimor

PARKU I BLETËVE TË JAK PACANIT

Fshati Naraç, pranë Kishës,
Vau i Dejës, 4008

Ferma ndodhet në fshatin Naraç të Bashkisë Vau i Dejës, në një distancë rreth 2.5 km larg rrugës kryesore Shkodër – Vau i Dejës. Nje fermë përfaqësuese e zonës me prodhime mix, por me një përqëndrim të aktivitetit në dy drejtime kryesore: Bletari dhe Vreshtë. E nisur me 3 familje bletësh, sot ky Park ka 50 koshere dhe prodhon deri rreth 1200-2300 kg mjaltë në vit. Jak Pacani është agronom dhe aktivitetin e kultivimit të vreshtarisë e ka filluar qysh herët, ndërsa prej vitesh, ai nxjer në treg 24 mijë shishe verë nga 4 varietete rrushi të mbjellë në 5 hektarë.

FERMA E AHMET SULEJMANIT

Fshati Obot,
Nj. A. Oblikë,
Shkodër, 4017

Vetëm 200 m nga rruga nacionale Shkodër – Muriqan, në fshatin Obot gjendet ferma familjare e Ahmet Sulejmanit. Në këtë fermë që i ka dhënë emrin edhe strukturës akomoduese, dominon shega (si frut i freskët dhe i përpunuar në formë lëngu), e më pas mandarinat, por edhe perimet e stinës dhe frutat tradicionale. Ferma ka 200 rrënjë shegë me prodhimtari vjetore nga 10-40 kg për copë, nga i cili prodhohet vetëm rreth 150 litra lëng, ndërsa pjesa tjetër tregëtohet i freskët.

FERMA E HILMI ZENELIT

Lagjja Bahçallëk,
Shkodër, 4001

Fermeri Hilmi Zeneli është ndër të parët që ka kultivuar rukolën në Qarkun Shkodër. Ai ka dyfishuar sipërfaqen e serës për të siguruar prodhimin tre herë në vit të kësaj perimeje tepër të kërkuar nga tregu, por edhe të domateve të vogla si qershi dhe si kumbulla, majdanoz, disa lloje sallatash etj. Ky biznes familjar shtrihet në gati 2 hektarë, rreth gjysma e të cilës është me sera.

FERMA E IS’HAK BAJRAMIT

Vukatanë,
Nj. A. Guri i Zi
Shkodër, 4016

Fermë ë njohur, ndër më të hershmet në Vukatanë për prodhimet e perimeve. Si biznes familjar, kjo fermë ka nisur me kultivimin e disa lloje perimesh, por kërkesa e tregue ka bërë që Is’hak Bajrami të përqendrohet sidomos te sallata e gjelbër, bimë me të cilën mbillet gjatë gjithë vitit rreth 3500 m2 serë. Ndërsa shumica e 1500 m2 tokë është mbjellë me një shkurre të Amerikës Veriore, të natyralizuar në Europë, frutat e vogla të së cilës përmbajnë antioksidantë më shumë se asnjë bimë tjetër në planet. Është aronia.

FERMA E MUJO TOKËS

Fshati Shtoj i Vjetër,
Nj. A. Rrethina
Shkodër, 4001

Ndër prodhuesit më të madh të kivit në zonën e Shkodrës, ferma 3.5 hektarëshe e Mujo Tokës është një biznes familjar që kultivon edhe luleshtrydhe, lajti, qershi etj. Prodhimi vjetor i lyleshtrydheve (brenda serës prej rreth 1.2 dynym) është 2.5 ton, ndërsa kivi prodhohen mbi 4 ton. Rezultate të tilla e kanë bërë këtë fermë model që po ndiqet edhe nga banorët e tjerë të fshatit Shtoj i Vjetër në Rrethinat e Shkodrës.

VRESHTA E SHAQIR HYSËS

Koplik,
Qendër,
Malësi e Madhe, 4301

Rrushi i mbledhur nga 6 hektarët me vreshta të familjes Hysa në Koplik është lënda e parë për prodhimin e rreth 20.000 shisheve verë në vit. 3 llojet e verës së prodhuar nga kjo vreshtë ku dominon varieteti vendas Kallmet, tregëtohen në restorante dhe markete. Megjithatë për të rritur cilësinë e verës, pronarët po mendojnë ta zëvendësojnë një lloj rrushi italian me varietete tjera të vendit.

Një nga sipërmarrjet që ka angazhuar më shumë fuqi punëtore në bashkinë rurale të Vau Dejësit është fabrika e përpunimit të açuges në Shelqet. 200 punëtorë kryejnë përditë procese të shumta për përpunimin e këtij peshku që vjen nga vende të largëta si Peruja e Argjentina. Edhe prodhimi final, i ambalazhuar në enë qelqi të madhësive të ndryshme, është i destinuar për tregjet e huaja, kryesisht europiane.

FERMA SALVIA NORD

Koplik i Sipërm,
Malësi e Madhe, 4303

Ndër pionieret e kultivimit të sherebelës dhe bimëve aromatike mjekësore në Malësinë e Madhe, ferma ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 10 hektarësh, 7 ha nga të cilët mbillen sherebelë për përpunim, 1 ha lavandë dhe 1 ha makth (helicrisium) dhe 1 ha shërben si farishte-fidanishte për prodhimin e fidanëve të sherebelës autoktone. Modeli i fermerit Agim Ramaj është përqafuar aq shumë nga fermerët, sa sot në Malësinë e Madhe kultivohen 3500 hektarë me sherebelë dhe rreth 600 hektarë me bimë të tjera aromatike.

BAXHO “RAPSODIA”

Fshati Krajën,
Nj. A. Blinisht
Lezhë, 4505

Një baxho modeste prej 300 m2, e nisur rreth 10 vjet më parë, por që ka ardhur duke u rritur gradualisht, duke shtuar njëkohësisht edhe gamën e produkteve. Aktulisht kjo bazho mbledh prodhimin ditor të qumështit tërreth 200 familjeve të zonës së Zadrimës. Planet e pronarëve janë për shtimin e hapësirave dhe rritjen e kapaciteteve përpunuese, që tani është rreth 4 ton qumësht në ditë.

ULLISHTE NË ZADRIMË

Fshati Krajën,
Nj. A. Blinisht
Lezhë, 4505

Në vendin ku më 1999 u pritën dhe u strehuan rreth 1000 refugjatë shqiptarë nga Kosova, janë mbjellë rreth 300 rrënjë ullinj të llojeve Kalinjot, Frantojo, Lulcin dhe i Bardhi i Shkodrës. Ullinjtë e mbledhur nga kjo ullishte, por edhe nga rreth 100 familje të tjera të Zadrimës, përpunohen me kapacitet 5kv/orë, në pikën më të afërt të prodhimit të vajit.