Konkurs fotografik: Banesa shkodrane para viteve ’90

Consultancy – Design Code Theth, Albanian Alps
December 19, 2017
Show all

Konkurs fotografik: Banesa shkodrane para viteve ’90

"Çdo shtpi e ka nji fotografi e çdo fotografi e ka nji histori"
LOGO E KONKURSIT

"SHKODRA, FAMILJA IME, SHTËPIA IME, HISTORIA IME"


Konkurs fotografik:

Banesa qytetare shkodrane para viteve '90 -të


Në kuadër të Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore - 2018 - dhe pas suksesit të vitit 2016 me konkursin e fotografisë me biçikletë para viteve '90 -të , Organizata GO2 shpall konkursin e fotografisë së banesës qytetare shkodrane para viteve '90 -të .

Pse?

Globalizimi po i transformon shtëpitë, rrugicat, qytetet, duke zhdukur vendet tona më të dashura. Është koha që qytetarët të ndërgjegjësohen për vlerat e trashëguara dhe ta mbrojnë kujtesën kolektive. Ky konkurs është një mundësi për të sjellë rrëfimin familjar përmes fotografisë.

Si?

Në momentin e dorëzimit të fotografisë, qytetarët do të plotësojnë një formular ku do të rrëfejnë historinë e fotografisë dhe të vetë banesës: Kur është ndërtuar, a ekziston më apo është shembur etj. Në përfundim të konkursit, juria do të vlerësojë fotografitë duke u mbështetur në tre kritere:
- Vjetërsia e banesës/fotografisë
- Historia e banesës/fotografisë
- Realizimit estetik të fotografisë

Kush mund të marrë pjesë në konkurs?

•Kushdo

Kur mund të dorëzohen fotografitë?

• Nga e Hëna deri të Premten
• Nga ora 10:00-16:00
• Nga 11 Dhetori 2017 deri më 31 Janar 2018

Ku?

• Organizata GO2
Rr. Skënderbeu
N.34, H.2, A.1
Shkodër
(Përballë Kinemasë)
+355 69 67 2 88 77

Cilat fotografi pranohen?

• Para viteve ‘90
• Fizike
• Pamje të fasadave, nga jashtë

Cilat nuk pranohet?

• Pas viteve ‘90
• Dixhitale
• Brenda ambienteve të brendshme të shtëpisë

Çfarë mund të fitohet?

• 25 fotot më të mira përfshihen në albumin "Shkodra, familja ime, shtëpia ime, historia ime"
• 25 fotot më të mira përfshihen në ekspozitën "Shkodra, familja ime, shtëpia ime, historia ime"

Kush është në juri?

• Prof. Përparim Kabo (antropolog)
• Lumturi Blloshmi (piktore)
• Zef Çuni (arkitekt)
• Dr. Shpend Bengu (artist vizual)
• Kreshnik Merxhani (arkitekt)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *