ALBANIA AT URBAN FUTURE GLOBAL CONFERENCE

Konkurs fotografik: Banesa shkodrane para viteve ’90
December 20, 2017
EKSPOZITA DHE ALBUMI FOTOGRAFIK “SHKODRA – FAMILJA, SHTËPIA, HISTORIA IME”
April 10, 2018
Show all

ALBANIA AT URBAN FUTURE GLOBAL CONFERENCE


ALBANIA AT URBAN FUTURE GLOBAL CONFERENCE


#CityChangers from #Shkoder #Albania are joining the URBAN FUTURE Global Conference: Eltjana Shkreli, Sonila Hasaj & Joana Markolaj from GO2 Albania & Vau Dejes Municipality 28Feb-2Mar2018 in Vienna, Austria.

The URBAN FUTURE global conference is one of the World’s largest meeting point of CityChangers: committed people that actually drive change to make cities more sustainable.

3000 participants, 400 cities, 57 sessions, 200 speakers

At the URBAN FUTURE you will meet mayors, mobility experts, city planners, architects, scientists, sustainability managers, representatives from Start-Ups, environmentalists, innovation experts and many more.

What unites them? Their COMMITMENT, INNOVATION and PASSION in implementing their ideas for sustainable, liveable cities. Connect with people that make change happen.

URBAN FUTURE global conference 2018 | Europe’s largest event for sustainable cities | https://www.urban-future.org


SHQIPËRIA NË KONFERENCËN GLOBALE URBAN FUTURE


Ndryshuesit e Qyteit nga Shkodra, Shqipëria marrin pjesë në Konferencën Globale Urban Future: Eltjana Shkreli, Sonila Hasaj & Joana Markolaj nga @GO2 Albania & Bashkia Vau Dejës 28 Shkurt - 3 Mars 2018 në Vjenë, Austri

Konferenca URBAN FUTURE është një nga pikëtakimet më të mëdha të Ndryshuesve të Qytetit (City Changers): njerëz të angazhuar që aktualisht orientojnë drejtimin sesi të bëjmë qytetet më të qëndrueshëm.

300 pjesëmarrës, 400 qytete, 57 sesione, 200 folës.

Në URBAN FUTURE ju do të takoni kryetarë bashkie, planifikues urban, ekspertë të lëvizjes urbane, arkitektë, shkencëtarë, menaxhues të qëndrueshmërisë, përfaqësues nga Start up-e, ambientalistë, ekspertë inovacioni etj.

Çfarë i bashkon ata? ANGAZHIMI, INOVACIONI dhe PASIONI në zbatimin e ideve të tyre për qytete të qëndrueshme e të jetueshme. Të lidhemi me njerëz që sjellin ndryshim.

Konferenca Globale URBAN FUTURE 2018 | Ngjarja më e madhe e Euroës për qytetet e qëndrueshme | https://www.urban-future.org

GO2 – E VETMJA ORGANIZATË E SHOQËRISË CIVILE NGA SHQIPËRIA NË KONFERENCËN GLOBALE URBAN FORUM 2018

Përfshirja sociale dhe komuniteti është kryefjala e çdo folësi të konferencës globale Urban Future, në Vjenë të Austrisë.

Të ndarë në 38 sesione, punimet e ditës së parë të konferencës u ndoqën nga më shumë se 2000 të pranishëm.

Organizata për Planifikim të Qëndrueshëm Urban GO2 është e vetmja nga shoqëria civile në Shqipëri që po merr pjesë në këtë konferencë.

Bie në sy fakti që vetëm 2 nga 61 bashki të Shqipërisë – Vau Dejësi dhe Durrësi – po ndjekin nga afër punimet e konferencës më të rëndësishme në Europë për të ardhmen e qyteteve të qëndrueshme, të qyteteve të njerëzve.

Duke folur për vizionin e Torontos në Kanada, znj. Jeniffer Keesmaat tha se planifikimi është përfshirje e komunitetit. Nuk është e drejtë të pyesim një 60-vjeçar se si do ta donte ai qytetin pas 15 vitesh, sepse atëherë qyteti do t’i përkasë një 10-15-vjeçari të sotëm, tha ajo gjatë sesionit "Forget urban planning as ëe knoë it'. Prandaj mobilizuam brezat e rinj në ndërtimin e qytetit, tregoi ajo përvojën kanadeze në krye të zyrës së planifikimit.

Ndërsa sipas kryetarit të Gentit në Belgjikë, dikur qytetet ishin të objekteve, sepse tani qyteti është i njerëzve.

Gjatë sesionit “Making smart cities stategy to work” znj. Marjolein Brasz solli në vëmendje vizionin e Amsterdamit, se gjithçka nis te ndryshimi: nga … te…. Nga planifikimi te dizajni, nga llogaritjet te informacioni, nga centralizimi te decentralizimi, nga mbyllja te hapja. Dhe si rezultat: nga bashkia te komuniteti. Theksi I ligjëratës së saj ishte në fakt, parimi kyç ku mbështetej puna e saj në Amsterdam: -Smart City nuk është një qytet që zhvillon teknologjinë, por bashkëpunimin me njerëzit.

Z. Klaus Hoppe nga Freiburg i Gjermanisë foli për rëndësinë e punës në skuadër, solidaritetit dhe frymës bashkëpunuese. Ai e krahasoi ekipin e e futbollit me ekipin e bashkisë.

Interesant ishte edhe ligjërata e kryetarit të Bashkisë së Portos, z. Rui Moreira mbi buxhetin e kulturës së këtij institucioni, që megjithatë vërtitej në shifrat 4-7%. Ndryshimi vjen nga kultura, theksoi ai, dhe zgjidhja jonë është: urban common. Qytetet kanë plot hapësira të pashfrytëzuara, të cilat mund të rivitalizohen në shërbim të kulturës, përmes ofrimit të tyre për grupe dhe komunitete me interesa kulturore, për t’i kthyer ato në kinema, në mjedise ekspozimi apo salla koncertesh. Pra, ne ofrojmë hapësirën, ju ofroni idetë dhe talentin.

Fjala përshëndetëse në ceremoninë e hapjes së konferencës i takoi nënkryetares së Vjenës, znj. Maria Vassilikou, e më pas të 36 kryetarët dhe nënkryetarët e qyteteve, të pranishëm, nënshkruan Kartën e Energjisë për ta zbatuar në vendet e tyre. Gjatë ditës, përfaqësuesit e organizatës GO2, si dhe të Bashkisë Vau Dejës, zhvilluan një takim me nënkryetaren e Vjenës, znj. Vassilikou. Po ashtu, takime të ngjashme u zhvilluan edhe me nënkryetarin e Selanikut për Programet e Zhvillimit dhe të Ripërtritjes, George Dimarelos. Përveç takimeve me profesionistë të shumë OJF-ve dhe kompanive të ndryshme në fushën e planifikimit, përfaqësuesit e GO2 dhe të Bashkisë Vau Dejës patën një takim edhe me Sekretaren e Përgjithshme të EuroCities, znj. Anna Lisa Boni etj.

Konferenca i vazhdon punimet deri më 2 Mars 2018.

FOTO KRYESORE
IMG_2463
IMG_2471
IMG_2465
IMG_2472
IMG_2466
IMG_2474
IMG_2468
IMG_2470

QYTETET JANË PO AQ TË ZGJUAR SA NJERËZIT QË I JETOJNË ATO.

E ardhmja - vende të mira jetese e jo vende të mira pune

Njerëzit në të ardhmen do të zgjedhin të jetojnë në mjedise me standard më të mirë jete, e jo në mjedise me vende më të mira pune.

Kjo ishte ideja rreth së cilës u pajtuan - përmes përfshirjes së tyre aktive në pyetje-përgjigje - pjesëmarrësit e sesionit "How new production and new jobs are (and will be) shaping our cities", të mbajtur ditën e dytë të konferencës Urban Future. Ekipi i Organizatës GO2 që po merr pjesë në këtë konferencë u pajtua gjithashtu se e ardhmja është për "good place" dhe jo për "good jobs".

Ndërsa në sesionin me titull "The Invisible Smart City: The Impact of Social Investment" u tha se qendra e çdo zhvillimi janë njerëzit dhe se teknologjia vetëm se i ndihmon ata për t'u bërë më të zgjuar. Sipas këshilltares bashkiake të Vjenës, njëkohësisht dhe anëtare e parlamentit austriak znj. Tanja Wehsely: një qytet është po aq i zgjuar sa ç'janë dhe qytetarët e tij.

Përvoja daneze e qytetit Aalborg në bisedat kokë-më-kokë me qytetarët për të nxitur angazhimin civil, ndjenjën e përkatësisë dhë përfshirjen e tyre në vendimmarrje, u soll nga vetë kryetari z. Thomas Kastrup-Larsen, në sesionin "Skills to change the world and deal with frustrations".

Një ndër sesionet më të rëndësishme të ditës së dytë ishte ai i Saskia Sassen, Komiteti i Mendimit Global, University of Colombia. Ajo evidentoi dëmin që sjellin kompanitë shumëkombëshe përmes ekonomive të vogla -në konceptin franchising. Instrumentet financiare ndërkombëtare që ne përdorim po shkatërrojnë çdo lloj vlere lokale që ne gjenerojmë, theksoi znj. Sassen në sesionin "Fighting for food Justice in the Today's World. Extreme Cases".

Ndërkaq, nuk munguan në sesionet e kësaj konference edhe idetë futuriste, sikurse ishte rasti i "Eden Iss" për teknologjinë e kultivimit të bimëve në hapësirë, të sjellë nga znj. Barbara Imhof, themeluese e drejtuese e grupit Liquifer (arkitekte hapësire dhe kërkuese shkencore në dizajn). Duke rrëfyer sfidat e saj në sesionin "Project Corners", znj. Imhof tregoi se gjatë punës me arkitektë, inxhinierë, dizenjator dhe shkencëtarë, puna e përball me parametrat e fluturimit në hapësirë, si jetesa me burime të kufizuara, hapësirat minimale dhe të transformueshme, sisteme të ruajtjes së burimeve minimale dhe të gjitha aspektet e qëndrueshmërisë. Duhen vetëm 10 min udhëtim me raketë për t'u gjendur në një hapësirë të pamatë me gravitet 0, - tha ajo, duke nënkuptuar se këto ide në të vërtetë nuk janë aspak të largëta. Janë shumë pranë nesh.

E ndërsa qytetet shqiptare janë ende të mbyllura edhe për njerëzit që jetojnë në to, shoqëritë europiane vetëm 2 orë larg nesh e shohin qytetin si një hapësirë kozmike (City as a Spaceship).


Në këtë mënyrë, dita e dytë e konferencës globale Urban Future konfirmoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje përmes intensitetit të informacionit që u përcoll nga ligjëruesit në 36 sesione të mbajtur paralelisht në 4 raunde.

Përpos ndjekjes së këtyrë sesioneve inspiruese, GO2 vazhdoi takimet me z. Gil Penalosa, themelues i OJF kanadeze "8 to 80 Cities", me z. Savvas Verdis nga LSE Cities etj., duke ndarë me bashkëbiseduesit rastin e veçantë të qytetit të Shkodrës në përdorimin e metodave të qëndrueshme të mobilitetit, si dhe znj. Saskia Sassen sociologen urbane me famë botërore që në vitet '90 solli vëmendje me librin e saj 'Global Cities'.

Sot, dita e tretë dhe e fundit e konferencës globale Urban Future është organizuar në formën e field trip-eve në kryeqytetin mikpritës austriak - Vjenë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *