ORBITA

Çfarë është #GO2Innovation?

#GO2Innovation është një Qendër Inovacioni për Turizmin dhe Agrobiznesin në Qarkun Shkodër. Ajo ofron shërbime të asistencës teknike për sipërmarrjet në turizëm dhe agrobiznes. Qëllimi i #GO2Innovation është të inkurajojë inovacionin, rritjen dhe konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve në këtë rajon.

#GO2Innovation Centre është një sipërmarrje policentrike partneriteti e drejtuar nga Organizata për Planifikim të Qëndrueshëm Urban GO2 në bashkëpunim me Shkollën Profesionale “Hamdi Bushati” dhe Bashkinë Vau Dejës. Ky partneritet funksionon si një sipërmarrje policentrike me 3 qendra:

  • Organizata GO2
  • Shkolla Hamdi Bushati
  • Bashkia Vau Dejës

Në dispozicion të #GO2Innovation, institucionet e mësipërme kanë angazhuar kapacitete njerëzore, si dhe kanë vënë në dispozicion mjedise me infrastrukturë dhe teknologji profesionale për të t’i ofruar sipërmarrjeve:

  • hapësirë të përbashkët pune
  • rrjetëzim dhe edukim
  • këshillim dhe aftësim
  • marketim dhe çertifikim

Qëllimi i ngritjes së #GO2Innovation, si qendër inovacioni në shërbim të rritjes dhe zhvillimit të bizneseve të reja në turizëm dhe agrobiznes në Qarkun Shkodër, përputhet me misionin e Organizatës GO2 për cilësi më të mirë jete për komunitetin.

#GO2Innovation mbështetet nga programi EU for Innovation i financuar nga Bashkimi Europian përmes Agjencisë Suedeze të Bashkëpunimit për Zhvillim SIDA dhe Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ.


#GO2Innovation

Innovation Centre on Tourism & Agribusiness in Shkoder region, Albania

An entrepreneurial partnership headed by GO2 – Sustainable Urban Planning Organization, in collaboration with “Hamdi Bushati” Profesional High School of Shkoder and Municipality of Vau Dejes.

Supported by EU for Innovation programme and funded by the European Union, implemented by GIZ and Sida.