Shërbimet që ofron #GO2Innovation

Si një Qendër Inovacioni për Turizmin dhe Agrobiznesin në Qarkun Shkodër, #GO2Innovation ofron shërbime për sipërmarrjet në turizëm dhe agrobiznes.

Ambicja është që edhe përtej këtij projekti 1-vjeçar, #GO2Innovation do të trajtojë me asistencë teknike direkte 10-12 sipërmarrje të turizmit dhe agrobiznesit në Qarkun Shkodër. Paralelisht 30 sipërmarrje të tjera do të përfitojnë indirekt nga shërbimet e ofruara nga #GO2Innovation.

Shërbimet kryesore që ofrohen përmes tre qendrave të #GO2Innovation, janë:


Rrjetëzim dhe hapësirë për bizneset

10-12 biznese të përzgjedhura përmes një konkursi do të përfitojnë marketim ose çertifikim, mbikëqyrje e udhëzime nga ekspertë e konsulentë.

10-12 biznese do të përfitojnë konsultim mbi teknologjinë dhe inovacionin.


Punëtori dhe trajnime

Në hapësirat e #GO2Innovation do të organizohen disa punëtori (workshops) me ekspertë të fushave përkatëse.

  • Punëtori 7 ditore mbi start up-et
  • Punëtori 6 ditore mbi tekstilin
  • Punëtori 6 ditore mbi punime krijuese arti
  • Punëtori 7 ditore mbi marketimin

30 biznese do të përfitojnë trajnime ligjore dhe financiare, mbi teknologjinë dhe inovacionin, takime inspiruese mbi sipërmarrjen.


Panair dhe konferencë

Bizneset e përzgjedhura, por edhe sipërmarrje të tjera do të jenë pjesëmarrës aktivë të një panairi innovativ, si dhe e konferencës vjetore mbi turizmin dhe agroturizmin në Qarkun Shkodër.


Family tour

Për promovimin e bizneseve të përfshira në rrjetin e #GO2Innovation do të organizohet një turne me gazetarë dhe agjenci turistike. Ata do të njihen nga afër me punën e përditshme dhe ecurinë e këtyre sipërmarrjeve, për të evidentuar arritjet e projektit.


Çertifikim

Synimi final i projektit është çertifikimi i së paku 1 biznesi ose 2-3 produkteve me çertifikatë shërbimi ose produkti, sipas standardeve kombëtare ose ndërkombëtare në fushën e turizmit dhe agrobiznesit.


#GO2Innovation Center Orbita offers:
• Co-working space
• Inspiration sessions
• Networking
• Education
• Mentoring
• Coaching
• Marketing
• Certification