GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

info@go2albania.org
+355 69 672 8877
  • Home
  • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation

GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

  • Home
  • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Blog
Home Education Vazhdojnë konsulencat mbi teknologjitë e pastra
Education
GO2 October 4, 2020

Vazhdojnë konsulencat mbi teknologjitë e pastra

EEdhe gjatë këtij muaji kanë vazhduar seancat e konsultimeve individuale mbi teknologjitë e pastra me sipërmarrësit e Qarkut Shkodër të cilat po mbështeten nga #GO2Innovation. Për shkak të kufizimeve të lëvizjes të diktuara nga pandemia, çka pamundësoi ardhjen në Shqipëri të ekspertit izraelit Dr. Noam Gressel, konsulencat po zhvillohen online, përmes platformës Zoom. Tipologjitë e bizneseve që po konsultohen janë: fermë, njësi akomoduese, restorant, punishte artizanale etj. Secili biznes po shfrytëzon mundësinë për të marrë të parët në rajonin e Shkdorës e më gjerë, të njohurive sa më të thella për teknologjitë e pastra. Integrimi i qëndrueshmërisë në praktikat e biznesit kontribuon në rritjen e vlerës së biznesit në mënyra të ndryshme si rritja e besnikërisë së klientit, ulja e kostove operative apo rritja e efikasitetit të lëndëve të para.

Pyetësori i realizuar nga kompania e Dr. Gressel për të matur përformancën aktuale të bizneseve, përfshin disa aspekte, si energjinë, ujin, transportin, mbetjet dhe ekonominë lokale. Përmes këtij pyetësori ofrohet një pasqyrë e ndikimeve që secili biznes ka në mjedis. Pas analizimit të të dhënave që rezultuan nga pyetësori, Dr. Gressel vlerësoi faktin që ndikimi i këtyre bizneseve në mjedis është në nivel mesatar, jo shumë problematik. Megjithatë sfida qëndron në krijimin e kushteve apo gjetjen e mënyrave inovative që bizneset të kenë emetime 0 të karbonit në mjedis. Pas kësaj ata do kenë mundësi të marketohen si biznese ekologjike, gjë e cila përveç përfitimeve mjedisore, e rrit vlerën e biznesit edhe në sytë e klientëve potencialë. Një iniciativë e mirëpritur edhe nga përfaqësuesit e bizneseve është ajo e balancimit të sasisë së karbonit që emetohet në mjedis, duke mbjellur sa më shumë pemë. Meqenëse shumica e sipërmarrjeve që po konsultohen nga eksperti izraelit janë biznese familjare, kjo do të thotë se ato kontribuojnë në ekonominë lokale.

Seancat e dyta të konsultimeve nisën me ushtrime konkrete për secilin biznes. Dr. Gressel prezantoi metoda inovative për analizën e strategjisë së biznesit dhe projektimet për të ardhmen. Ushtrimi Backcasting  është një metodë në të cilën parashikohen kushtet e dëshiruara në të ardhmen dhe përcaktohen hapat për të arritur ato kushte. Pra përmes kësaj metode shqyrtohen zbatimet e qasjes në kontekstin e qëndrueshmërisë dhe identifikon hapat kryesorë për të arritur atë pozicion. 

Ata do kenë mundësi të marketohen si biznese ekologjike, gjë e cila përveç përfitimeve mjedisore, e rrit vlerën e biznesit edhe në sytë e klientëve potencialë.

– Dr. Noam Gressel

Analiza SWOT ishte ushtrimi i radhës për të vlerësuar pozicionin aktual të bizneseve përpara se secili prej tyre të vendosë për implementimin e strategjisë së re. Është e rëndësishme që sipërmarrësit të kuptojnë se çfarë funksionon mirë, dhe çfarë nuk është aq e mirë. Ku dëshirojnë ata të shkojnë, si mund të arrijnë atje dhe çfarë mund t’i pengojë. Duke pasur të qarta këto çështje, sipërmarrësit do të ndihen më besimplotë për hapin e radhës drejt përmirësimit të biznesit të tyre.

agribusiness entrepreneurship innovation incubator
26 Views
1
Sipërmarrës të turizmit, investoni te njerëzit që punojnë për ju!Sipërmarrës të turizmit, investoni te njerëzit që punojnë për ju!October 3, 2020
Trajnim për Cilësinë e ShërbimeveOctober 4, 2020Trajnim për Cilësinë e Shërbimeve

Related Posts

Education

Trajnim për Cilësinë e Shërbimeve

GO2 October 4, 2020
Education

Punëtoritë që kthyen vëmendjen drejt artit të dorës

GO2 December 4, 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags
agribusiness cultural tourism entrepreneurship innovation incubator intangible heritage media coverage natural tourism public spaces rural areas tangible heritage urban activism urban areas VIJA
Recent Posts
  • Arti drejt Publikes nis me takime në institucione arsimore
    Arti drejt Publikes nis me takime në institucione arsimore
    February 10, 2021
  • Artizanët shqiptarë në mijëvjeçarin e tretë
    Artizanët shqiptarë në mijëvjeçarin e tretë
    December 5, 2020
  • Vajzat e reja kanë interes për artizanatin
    Vajzat e reja kanë interes për artizanatin
    December 5, 2020
Categories
  • Built Environment (3)
  • Cultural Heritage (1)
  • Editorial (5)
  • Education (4)
  • Interview (2)
  • Tourism & Entrepreneurship (7)
https://www.youtube.com/watch?v=YIFQnMgJvz8
Archives
  • February 2021
  • December 2020
  • November 2020
  • October 2020
  • September 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • June 2020