GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

info@go2albania.org
+355 69 672 8877
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation

GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Blog
Home Cultural Heritage Qendra e Vizitorëve Theth, model për t’u ndjekur
Cultural Heritage
GO2 January 23, 2019

Qendra e Vizitorëve Theth, model për t’u ndjekur

NNatyra dhe njeriu. Mbi këto dy shtylla është ngritur Qendra e Vizitorëve të Parkut Kombëtar Theth, që u përurua të Premten e 2 Nëntorit 2018.

E konceptuar si një ekspozitë me 4 pavione, Qendra e Vizitorëve në Theth është e pajisur me një maket të territorit të Parkut Kombëtar në shkallën 1:10.000, një set prej rreth 10 tabelash informative, rafte, tavolina dhe stola tradicionalë të zonës, të gjithë të punuar me dru, si dhe një oxhak të thjeshtë, gjithashtu traditë e atyre anëve.

Në disa qendra vizitorësh, gati gjysma e tabelave informative përmban të dhëna për dukuri natyrore si krijimi i maleve, cikli i ujit etj, njohuri bazike këto që merren kryesisht në shkollën fillore. Madje ka raste kur vizitorëve nuk u jepet asnjë informacion për njerëzit që jetojnë brenda territorit të një Parku Kombëtar. Por Qendra e Vizitorëve Theth është një model që duhet ndjekur së paku për qendrat e reja që do të hapen. Krahas informacionit të hollësishëm dhe konkret për florën, faunën, pasurinë e madhe ujore, monumentet natyrore, si dhe historikun e Parkut Kombëtar të Thethit, tabelat e kësaj qendre vizitorësh ofrojnë të dhëna ekskluzive për njerëzit. Kështu, traditat, mënyra e jetesës, monumentet kulturore e madje edhe banesa popullore, tipike e Alpeve Shqiptare u ofrohet vizitorëve përmes tabelave informative përkatëse, maketeve të ekspozuara, por edhe përmes disa ideve kreative të realizuara me shumë përkujdesje.

Qendra e Vizitoreve Theth, Nentor 2018 (7)
Qendra e Vizitoreve Theth, Nentor 2018 (1)
Qendra e Vizitoreve Theth, Nentor 2018 (2)
Qendra e Vizitoreve Theth, Nentor 2018 (4)
Qendra e Vizitoreve Theth, Nentor 2018 (5)
Qendra e Vizitoreve Theth, Nentor 2018 (8)
Previous
Next

Përveç maketit dhe hartës, që plotësojnë më së miri funksionin e një qendre të tillë vizitorësh, dy janë veçantitë që e dallojnë Qendrën e Thethit nga afro 10 të tilla sa janë hapur deri tani: një triptik për Eposin e Kreshnikëve, i qëndisur me dorë mbi tekstil, si dhe një mobilim druri i krijuar nga stilizimi i fjalës THETH.

Në triptik janë paraqitur tri skena nga kënga “Fuqia e Mujit”, si dhe shkrimet përkatëse në gjuhën shqipe dhe angleze: “Eposi i Kreshnikëve” dhe “Songs of the Frontier Warriors”.

Kujtojmë se Eposi i Kreshnikëve u përkthye dhe u botua në anglisht në vitin 2004 nga albanologu Robert Elsie, i cili u shua vitin e kaluar dhe sipas amanetit të tij, tashmë prehet pikërisht në Luginën e Thethit.

Një tjetër informacion i dobishëm për vizitorët dhe eksploruesit e këtij Parku Kombëtar është harta gjigante e detajuar e Thethit, ku janë përfshirë të gjitha informacionet e mësipërme, shtigjet për ecje malore dhe gjatësia e tyre në kilometra, e madje edhe vendndodhja e mullinjve mesjetarë që ende përdoren nga banorët e fshatit.

Projekti i interierit të Qendrës së Vizitorëve Theth u realizua nga Organizata GO2, me mbështetjen e GIZ Shqipëri dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Në ceremoninë e përurimit të kësaj qendre ishte i pranishëm edhe drejtori i Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej, Koordinatorja Kombëtare e Akademisë “100 Fshatrat” Elva Margariti, përfaqësuesit e GIZ Berthold Schirm dhe Shpresa Smajli, stafi lokal i Zonave të Mbrojtura, banorë të fshatit etj. Mirëpo edhe pse qendra menaxhohet nga Bashkia Shkodër dhe Administrata e Zonave te Mbrojtura të Qarkut Shkodër (AdZM), asnjë përfaqësues i Bashkisë nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni.

Krahas informacionit të hollësishëm dhe konkret për florën, faunën, pasurinë e madhe ujore, monumentet natyrore, si dhe historikun e Parkut Kombëtar të Thethit, tabelat e kësaj qendre vizitorësh ofrojnë të dhëna ekskluzive për njerëzit.

Qendra e Vizitorëve në Theth është një ndërtesë moderne, por larg stilit tradicional të ndërtimeve në malet e veriut të Shqipërisë. Ndërtimi i saj filloi në vjeshtën e vitit 2016 me synimin për të përfunduar në Janar 2017, mirëpo ky proces zgjati rreth 7 muaj përtej këtij afati. Për disa muaj të tjerë, ndërtesa qëndroi e mbyllur e më pas nisi të presë vizitorë, por pa u ofruar atyre informacion të plotë dhe as mjedisin e dëshiruar.

Është një ndërtesë moderne, por larg stilit tradicional të ndërtimeve në malet e veriut të shqipërisë.

Thethi është i pari Park Kombëtar i Alpeve Shqiptare. Ai është shpallur pikërisht më 21 Nëntor 1966 dhe aktualisht bën pjesë në (projekt) Parkun Kombëtar Alpet Shqiptare. Sipërfaqja e Parkut Kombëtar të Thethit është 2630 ha. Parku shquhet për biodiversitet të larmishëm, pasi është habitati i rreth 1500 llojeve të florës dhe i mbi 100 llojeve të faunës. Në të njëjtën kohë, për shkak të frekuentimit të tij të hershëm nga disa udhëtarë të huaj që në mesin e shekullit XIX, Thethi është ndër fshatrat më të pasur me histori dhe tradita kulturore në krejt zonën e Dukagjinit. Një vit më parë, Thethi u shpall Qendër Historike nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, si dhe u përfshi në listën e 100 Fshatrave. (Revista Travel, nr. 27)

Media Coverage
Agjencia Telegrafike Shqiptare: Vihet në funksion Qendra e Vizitorëve në Theth
Radiotravel: Qendra e re e vizitorëve në Theth, një pikë informacioni për parkun
Shkoder.info: Përurohet Qendra e Vizitorëve të Parkut Kombëtar Theth
Ndërtimi.info: Vihet në funksion Qendra e Vizitorëve në Theth
Archieve.ata.gov: Qendra e Vizitorëve, turistët informohen për mrekullitë e natyrës së Thethit
cultural tourism media coverage natural tourism
467 Views
19
The Xhubleta projectThe Xhubleta projectDecember 11, 2018
BusinessMag: 42 biznese të turizmit konkurrojnë online idetë e tyre në #GO2InnovationApril 9, 2020BusinessMag: 42 biznese të turizmit konkurrojnë online idetë e tyre në #GO2Innovation

Related Posts

Cultural Heritage

The Xhubleta project

GO2 December 11, 2018
Cultural Heritage

Pandemia, Shkodra shpall konkurs për fotot e mjekëve

GO2 July 16, 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Categories
  • Built Environment (12)
  • Cultural Heritage (6)
  • Editorial (5)
  • Education (4)
  • Interview (3)
  • Natural Environment (8)
  • Tourism & Entrepreneurship (15)
  • Uncategorized (3)
https://www.youtube.com/watch?v=HgjYITrbd8Q&t=28s&ab_channel=GO2Albania
Tags
agribusiness cultural tourism entrepreneurship innovation incubator intangible heritage media coverage natural tourism protected areas public spaces rural areas tangible heritage urban activism urban areas urban spaces VIJA
Recent Posts
  • Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    August 29, 2022
  • Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    August 17, 2022
  • Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    August 4, 2022
Archives
  • August 2022
  • July 2022
  • June 2022
  • April 2022
  • February 2022
  • November 2021
  • October 2021
  • August 2021
  • July 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • April 2021
  • February 2021
  • December 2020
  • November 2020
  • October 2020
  • September 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • June 2020
  • April 2020
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • May 2018
  • December 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • September 2016

GO2 Albania © MMXXII