Pasoja social-ekonomike afatgjata – Çoçja, Vila Bekteshi

Përfundimisht do të jetë një vit për mbijetesë! – Luçie Çekaj
May 10, 2020
Kosto të larta, çmime të larta – Logu i Harushave
May 10, 2020
Show all

Pasoja social-ekonomike afatgjata – Çoçja, Vila Bekteshi

Sipërmarrësit e turizmit në Shkodër diskutojnë draft-Protokollin e Masave Anti-Covid të Qeverisë përgjatë Sezonit Turistik 2020

Pyetjet e debatit:

  1. A jeni njohur me propozimin e Qeverisë për Protokollin e Masave të Sigurisë Anti-Covid në Sezonin Turistik dhe si e mendoni zbatimin e tij në biznesin tuaj?
  2. A jeni përpjekur të gjeni zgjidhje të tjera alternative ndaj Masave të propozuara dhe kërkesave të klientëve?
  3. Cilat mendoni se do të jenë pasojat socio-ekonomike të zbatimit të këtyre Masave të Sigurisë në biznesin tuaj?
Sead ÇOÇJA
Vila Bekteshi
Shkodër

Jemi përpjekur të qëndrojmë gjithmonë të azhornuar me të rejat më të fundit të dhëna nga Qeveria në lidhje me biznesin, kryesisht nëpërmjet mediave, por dhe rrjeteve sociale. Jemi në dijeni të masave që duhet të merren për të respektuar Protokollin e Masave të Sigurisë dhe sigurisht që do t’i respektojmë, por na duhet të shtojmë që këto masa të përcaktuara nga Qeveria krijojnë vështirësi në funksionimin normal të biznesit.

Përsa i përket zgjidhjeve alternative, mendojmë që rregullat dhe masat e vendosura nga Qeveria jane strikte dhe në këtë mënyrë nuk na japin liri për manovrim.

Pasojat social-ekonomike besojmë se do të jenë afatgjata. Si fillim, sigurisht që është e nevojshme të merren masa për të menaxhuar sa më mirë këtë situatë të pazakontë, por nëse këto kufizime strikte do të vazhdojnë për një kohë të gjatë, biznesi do të pësojë shumë dëm.

Arsyet pse e themi këtë janë:

  1. Duke qenë se fluksi i punës do të ulet, bizneset për të mbijetuar do të jenë të detyruara të reduktojnë stafin, duke thelluar kështu më shumë krizën ekonomike dhe varfërinë.
  2. Edhe pse në Shqipëri nuk i jepet shumë rëndësi shëndetit mendor, kjo situatë po krijon shumë shqetësim te punëtorët tanë, duke shkaktuar stres dhe pasiguri për të ardhmen.
  3. Duke qenë një sipërmarrje që kemi dëshirë të rritemi, kjo situatë na ka detyruar t’i ndalim investimet.
  4. Meqë lëvizja është e kufizuar dhe paniku është akoma ekzistent, turizmi do të dojë shumë kohë që të gjallërohet sërish, duke bërë që bizneset e turizmit të jenë më të goditurat.

(Gazeta VIJA Nr. 20, fq.3, Prill 2020)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *