Healthcare before ’90s

Event Date:
Start at 9:00 AM
July 1, 2020 - December 30, 2020
Location
GO2 Albania
E-Mail
city@vox.com.ua
thegov@gmail.com

OOrganizata për Planifikim të Qëndrueshëm Urban GO2 hap konkursin e katërt fotografik kushtuar punonjësve të mjekësisë, me temë:

Kujdesi Shëndetësor përpara vitit 1990

Konkursi realizohet përmes nxjerrjes nga arkivat familjare të fotografive dhe historive personale që fshihen pas këtyre fotografive. I ndërtuar mbi dy shtylla të përhershme: familja dhe historia, konkursi fokusohet rreth temave të ndjeshme të qytetit. Ky konkurs i katërt organizohet në shenjë nderimi për punonjësit e shëndetësisë ndër breza – natyrisht duke marrë shkas edhe nga angazhimi global i bluzave të bardha kohët e fundit.

Konkursit IV i paraprijnë 3 konkurset e mëparshme me temë për biçikletën ku morën pjesë 26 konkurrentë me 66 fotografi; për shtëpinë, ku morën pjesë 37 konkurrentë me 165 fotografi dhe konkursi i vitit të kaluar me temë jetën kulturore në Shkodër, ku morën pjesë 44 konkurrentë me 306 fotografi.
Fotografitë e përzgjedhura nga juria bëhen pjesë e ekspozitës së madhe, që tradicionalisht hapet në një mjedis karakteristik shkodran, si dhe përfshihen në albumin dygjuhësh (shqip-anglisht) “Shkodra – familja, shëndeti, historia ime”.

Konkursi i IV-t Fotografik

Pranohen vetëm fotografi origjinale të shkrepura përpara vitit 1990, të cilat dëshmojnë punën e studiuesve, mjekëve, infermierëve, farmacistëve, laborantëve etj., në të gjitha fushat e mjekësisë.


Tërheqja e formularëve si dhe dorëzimi i fotografive bëhet çdo ditë, nga ora 09:00-16:00 në adresën:
Organizata GO2
Bulevardi “Skënderbeu”
Nd 34, H2, A1
4001 Shkodër
Tel: +355 696728877
Email: info@go2albania.org

Afati i konkurrimit është 12 Shtator 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *