GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

info@go2albania.org
+355 69 672 8877
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation

GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Blog
Home Tourism & Entrepreneurship BusinessMag: 42 biznese të turizmit konkurrojnë online idetë e tyre në #GO2Innovation
GO2Innovation_Online Pitching_Grupi i Turizmit
Tourism & Entrepreneurship
GO2 April 9, 2020

BusinessMag: 42 biznese të turizmit konkurrojnë online idetë e tyre në #GO2Innovation

Në kulmin e krizës së shkaktuar nga pandemia e virusit covid19, Shkodra zgjodhi të luftojë izolimin përmes një takimi virtual dy ditë rresht me 42 biznese turistike.

Të përzgjedhurit mes 60 sipërmarrjeve turistikë dhe të agrobiznesit nga 5 bashkitë e Qarkut, ata sollën ide novatore për ta rigjeneruar sektorin e turizmit pas krizës aktuale që ka prekur thellë edhe operatorët turistikë në Shkodër.

Anulimin e mijëra netëve fjetje në strukturat akomoduese e për rrjedhojë edhe të gjithë zinxhirin e shërbimeve mbështetëse të këtij sektori, sipërmarrësit e turizmit nga bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Vau i Dejës e Fushë-Arrëz, e madje edhe nga Tropoja e Tirana, mendojnë ta rekuperojnë me diversifikimin e ofertës së tyre turistike. Sipas sipërmarrësve, që nga resortet luksoze e deri te përpunuesit artizanalë të produkteve tradicionale, duhet shfrytëzuar nevoja e njerëzve për ta kapërcyer traumën e izolimit pasi të hiqen kufizimet e lëvizjes, dhe njëkohësisht edhe buxheti i limituar me të cilin ata do të dalin nga shtrëngimet financiare dhe ekonomike të krizës. Për këtë arsye, gjatë prezantimit të ideve të tyre përpara jurisë, sipërmarrësit e vlerësuan si të drejtë pritshmërinë e një rritjeje të lehtë të turizmit të brendshëm pas pandemisë, kryesisht drejt natyrës dhe zonave rurale.

Eltjana Shkreli, drejtuese e GO2 thotë se, “Sipërmarrësit u përzgjodhën në bazë të një Thirrjeje për Aplikime që #GO2Innovation – Qendra e sapokrijuar e Inovacionit për turizmin dhe agrobiznesin në Qarkun Shkodër shpalli në fillim të muajit Mars. Një juri teknike zgjodhi 42 biznese për fazën e dytë, e cila përfshinte një prezantim të idesë së tyre inovative përpara jurisë, mirëpo shpallja e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore i dha një drejtim tjetër punës në të gjithë botën, duke e orientuar atë drejt punës në distancë. Prandaj, brenda një kohe rekord, ekipi i kësaj Qendre Inovacioni rikonceptuoi gjithçka në kushtet e reja”.

Për këtë, ata shfrytëzuan Zoom, platformën që këto ditë e bëri themeluesin e saj Eric Yuan një ndër miliarderët e rinj të botës.

U zgjodh juria me ekspertë dhe sipërmarrës: Pezana Rexha, Xaira Kastrati, Alda Dhamo, Shkëlzen Marku dhe Gojart Smaja. Më pas, ndonëse në kushte ndalimqarkullimi, duheshin kontaktuar me të gjitha mjetet dhe në mënyrë të përsëritur të gjithë sipërmarrësit e përzgjedhur, për t’ua shpjeguar modalitetet e intervistimit online, përmes video-thirrjeve në Zoom. Natyrisht që kjo është e lehtë për këdo që jeton në qendrat urbane, por gjysma e aplikimeve në #GO2Innovation vinin nga zonat e thella malore ku mungon rruga, sinjali telefonik apo energjia elektrike, e për këto e të tjera arsye, frekuentimi i teknikave dixhitale është më i kufizuar.

Megjithatë intervistat me 5 grupet e sipërmarrësve u realizuan brenda afateve të parashikuara nga organizatorët. Sipërmarrës nga bjeshkët e Vermoshit, nga malet e Pukës, nga Thethi, nga Kryeziu i Fushë-Arrëzit, Tamara, por edhe nga fshatrat përreth Koplikut, Shkodrës e Pukës ndanë me jurinë dhe audiencën gjithnjë e në rritje, idetë e tyre të biznesit, që nga ngritja e një pularie apo ofrimi i xhirove me kuaj, e deri te shërbimi i ruajtjes së bagazheve të turistëve gjatë qëndrimit në Shqipëri. Idetë më të mira do të zgjidhen nga juria, ndërsa bizneset fituese do të sigurojnë një seri shërbimesh nga Qendra e parë e Inovacionit e dedikuar për turizmin dhe agrobiznesin në zonat rurale, ngritur me mbështetjen e Ambasadës Suedeze në Tiranë (SIDA) në kuadër të projektit EU for Innovation.

Për dy ditë rresht, më 6 dhe 7 Prill, u mbajtën më shumë se 14 orë prezantime dhe intervista në seanca të ndara me grupet e biznesit të madh (6 sipërmarrës), të artizanatit (5 sipërmarrës), të agroturizmit (9 sipërmarrës), të startup-eve (12 sipërmarrës) dhe të turizmit (10 sipërmarrës). Përveç sipërmarrësve që mbrojtën idetë e tyre para jurisë, seancat u ndoqën edhe nga publiku i interesuar. Organizatorët shprehen të kënaqur nga ecuria e seancave. Madje zhvilluesja e këtij projekti, drejtorja ekzekutive e Organizatës GO2, Eltjana Shkreli thotë se gjatë këtyre ditëve pati debat të gjerë mes sipërmarrësve dhe anëtarëve të jurisë, sidomos në seancat e biznesit të madh, startup-eve dhe turizmit. Shumica e sipërmarrjeve të turizmit e jo vetëm, janë biznese familjare, prandaj pati kaq shumë pasion në diskutimet e tyre, thotë Shkreli, duke veçuar sipërmarrësit e rinj, që sipas saj, kanë nevojë për maturi vlerësim real sa të  potencialeve, aq edhe të rrezikut.

Sipas Shkrelit, është i admirueshëm fakti se shumica e sipërmarrjeve konkurruese në #GO2Innovation drejtohen nga vajza të reja dhe gra, të cilat synojnë të krijojnë ekonomi familjare për vete dhe punësim për gratë e zonave përreth, sepse ato synojnë të nxisin impakt të fortë jo vetëm ekonomik, por edhe social.

Edhe për sipërmarrësit, si dhe për anëtarët e jurisë, ekspertë të sipërmarrjes, të inovacionit, të marketingut dhe të sektorit bankar, dy ditët e seancave ishin një përvojë frymëzuese në këto ditë të pazakonta. Ata vlerësuan dëshirën e sipërmarrësve për gjetjen e alternativave për kapërcimin e situatës post-pandemike, si dhe lehtësimin e plagëve që ekonomia në përgjithësi, e sidomos sektori i turizmit do të marrë nga kriza botërore.

Organizata GO2 ka një kontribut të hershëm në sektorin e turizmit në Qarkun Shkodër, përmes krijimit të disa prej paketave më origjinale turistike e që shtrihen në të gjithë zonën, të promovimit të lëvizjes me biçikletë si një atraksion turistik, të organizimit të katër konferencave vjetore për turizmit në këtë qark, të hartimit të Kalendarit të parë të Festave në nivel kombëtar – “Veriu është Festë” etj. Megjithatë, ndër kontributet më të rëndësishme të këtij ekipi për sektorin e turizmit në Shkodër është padyshim konceptimi dhe realizimi i Qendrës së Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Thethit. 

(Artikull nga Business Magazine, Prill 2020)

Media Coverage
KultPlus: Shkodra shpërfill izolimin: 42 biznese turistike takim dyditor në kulmin e krizës
Into Albania: Bizneset Turistike në Shkodër Konkurrojnë Online me Idetë e Tyre, në Kushte Karantine
Economia-KS: 42 biznese turistike të Shkodrës takohen në kulmin e Pandemisë
Shkodra Web: Shkodra shpërfill frikën e izolimin, 42 bisnese takim dyditor për turizmin në këtë rajon
Arbresh.info: Shkodra shpërfill izolimin, 42 biznese turistike takim dyditor në kulmin e krizës
entrepreneurship innovation incubator media coverage
415 Views
23
Qendra e Vizitorëve Theth, model për t’u ndjekurQendra e Vizitorëve Theth, model për t’u ndjekurJanuary 23, 2019
2 ditë dinamike me sipërmarrësit në konkursin e #GO2InnovationApril 21, 20202 ditë dinamike me sipërmarrësit në konkursin e #GO2Innovation

Related Posts

GO2Innovation_Online Pitching_Grupi i Turizmit
Tourism & Entrepreneurship

BusinessMag: 42 biznese të turizmit konkurrojnë online idetë e tyre në #GO2Innovation

GO2 April 9, 2020
Delegacioni Suedez tek sipermarrjet e GO2Innovation_Tetor 2021 (1)
Tourism & Entrepreneurship

Delegacioni suedez vizitë në sipërmarrjet e GO2Innovation

GO2 October 7, 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Categories
  • Built Environment (12)
  • Cultural Heritage (6)
  • Editorial (5)
  • Education (4)
  • Interview (3)
  • Natural Environment (8)
  • Tourism & Entrepreneurship (15)
  • Uncategorized (3)
https://www.youtube.com/watch?v=HgjYITrbd8Q&t=28s&ab_channel=GO2Albania
Tags
agribusiness cultural tourism entrepreneurship innovation incubator intangible heritage media coverage natural tourism protected areas public spaces rural areas tangible heritage urban activism urban areas urban spaces VIJA
Recent Posts
  • Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    August 29, 2022
  • Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    August 17, 2022
  • Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    August 4, 2022
Archives
  • August 2022
  • July 2022
  • June 2022
  • April 2022
  • February 2022
  • November 2021
  • October 2021
  • August 2021
  • July 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • April 2021
  • February 2021
  • December 2020
  • November 2020
  • October 2020
  • September 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • June 2020
  • April 2020
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • May 2018
  • December 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • September 2016

GO2 Albania © MMXXII