GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

info@go2albania.org
+355 69 672 8877
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation

GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Blog
Home Tourism & Entrepreneurship Forum i sipërmarrësve për Udhëtimin Studimor në ferma
forumi
Tourism & Entrepreneurship
VIJA September 5, 2020

Forum i sipërmarrësve për Udhëtimin Studimor në ferma

Për udhëtimin studimor në ferma, gazeta VIJA bisedoi edhe me disa prej fermerëve të rrjetit të sipërmarrjeve që po mbështeten nga #GO2Innovation. Ja si iu përgjigjën pyetjeve të mëposhtme disa prej tyre:

Pyetjet e forumit:

  1. A keni marrë pjesë në seanca mentorimi përpara këtyre të ofruara nga #GO2Innovation?
  2. Cilat janë gjërat më të prekshme/më konkrete që keni përfituar nga ky tur?
  3. Me cilat nga fermat jeni njohur gjatë këtij turi dhe në çfarë forme mund të bashkëpunoni me ta në të ardhmen?
  4. Cili është mesazhi juaj për sipërmarrësit e rrjetit të #GO2Innovation, që për arsye të ndryshme nuk iu bashkuan këtyre vizitave në ferma?

(Gazeta VIJA Nr. 23, fq.4, Gusht 2020)

Lexoni përgjigjet e sipërmarrësve:

Hilmi Zeneli photo

Hilmi Zeneli

Natyral Zeneli, Bahçallëk, Shkodër

1. Vizita në ferma ka qenë një ndër turet më të bukura qe kam përjetuar deri më tani. Këto lloj turesh janë mjaft të suksesshme, sepse kemi përfituar nga të gjitha gjërat që kemi parë, të tilla, si suksesi i biznesmenëve dhe punët inovative që kanë realizuar në fermat e tyre.

2. Përfitimet e këtij turi kanë qenë mjaft të gjera në fushën e biznesit. Duke vëzhguar nga afër punën e bizneseve të ndryshme mund të kuptosh më mirë proceset që ata realizojnë për prodhimin e produkteve të tyre. Mekanizmat dhe teknologjia që përdoren për proceset prodhuese janë nga më të ndryshmet dhe bizneset kanë prirjen që të avancojnë sa më shumë në këtë drejtim për t’i mbajtur produktet e tyre konkurruese në treg, sigurisht duke pasur parasysh edhe analizën kosto-përfitim. Gjatë turit patëm mundësi të njihemi edhe me forma të ndryshme të menaxhimit të bizneseve, çka është një element shumë i rëndësishëm që ndikon në zhvillimin dhe suksesin e një sipërmarrjeje.

3. Gjatë këtij turi jemi njohur me ferma të ndryshme, ku mund të përmendim vizitat në vreshtat e Kantinës Kopliku, Mujo Toka, Jak Pacani, ullishten e Zadrimës, fermën Salvia Nord, në Park Bletësh, fermën e Ahmet Sulejmanit, në fabrikë përpunim peshku, gjithashtu dhe vizitat në fermat e perimeve.

Duke qenë se në këto ferma prodhohen produkte të ndryshme dhe shumë të nevojshme për aktivitetin e restoranteve, supermarketeve dhe tregjeve ushqimore, do të ishte një ide e mirë po të bashkëpunonim për të furnizuar vazhdimisht pika të ndryshme në të gjithë vendin apo edhe më gjerë.

4. Nisma e këtij rrjeti sipërmarrësish për të mbështetur dhe promovuar bizneset e ndryshme është shumë e rëndësishme dhe gjithashtu e nevojshme për t’i ndihmuar ato të njihen më gjerësisht dhe të zhvillohen. Kjo nismë vlen që të vazhdohet dhe të përforcohet më tej duke rritur numrin e pjesëmarrësve. Në Shkodër ka shumë biznese që prodhojnë produkte cilësore por kanë nevojë për investim në mjedisin prodhues, kështu që mbështetja dhe ndihma financiare që mund t’u jepet, është shumë e rëndesishme për zhvillimin e këtyre bizneseve.

Altin Dycaj photo

Altin Dycaj

Algesi Natyral, Shkrel, Malësi e Madhe

1. Turnin e vizitave në ferma e kam përjetuar shumë mirë. Ishte një periudhë shumë e bukur, frymëzuese, dhe plot emocione.

2. Gjate këtyre vizitave kemi përfituar eksperienca dhe njohuri të medha në ferma që kanë arritur suksesin.

3. Gjatë turit jemi njohur me fermat: kantina e verës Ersi, Agroturizëm Shega, Fabrika e perpunimit te açuges”Mare Adriatik”, Salvia Nord, Ullishtet e Zadrimës, Hilmi Zeneli, Is’hak Bajrami, Ahmet Sulejmani, baxhoja Rapsodia Zadrimë, Mujo Toka, Jak Pacani etj. Gjatë këtyre vizitave gjeta një mundësi për të bashkpunuar në të ardhmen me Baxhon Rapsodia, për t’i dërguar qumështin e dhive, pasi tregu ka shumë kërkesë.

4. Sipërmarrësit që munguan kanë humbur një mundësi që s’duhet ta kishin humbur, pasi do të përfitonin eksperiencë dhe njohuri. Mesazhi im është për çdo sipërmarrës dhe për të rinjtë, që të mos i humbin mundësite që ju ofrohen nga GO2 apo çdo organizatë tjetër, sepse sa më shumë njerëz të rinj të njohim, aq më shumë njohuri do të  marrim.

Përparim Laçi photo

Përparim Laçi

Hani i Përparim Laçit, Pukë

Sipërmarrësi Përparim Laçi ishte një nga befasitë e turit të vizitave në ferma. Ndonëse jeton në Pukë, ai udhëtonte çdo ditë 55 km për t’iu bashkuar grupit të fermerëve dhe po aq për t’u kthyer në qytetin e tij. Për më tepër, Përparimi angazhoi në këtë tur edhe një pjesë të stafit të fermës dhe bujtinës së tij, duke i sjellë përditë me vete me qëllimin për të përfituar sa më shumë nga mundësitë që ofroheshin për sipërmarrësit.

 

1. Çfarë ishte për ju udhëtimi studimor në ferma, i organizuar nga #GO2Innovation?

Ishte një tur i shkëlqyeshëm, sepse nëpër fermat e Qarkut tonë morëm shumë përvoja të reja që nuk i dinim, si dhe na zgjuan interesa bashkëpunimi, sidomos për prodhimet bio që ka zona jonë.

2. A ka diçka konkrete që keni përfituar nga ky udhëtim?

Po, ka marrëdhënie konkrete. Me perimet. Me frutat që kishte ferma në Shtoj. Këto marrëdhënie që duhet t’i vazhdojmë në të ardhmen, janë shumë të frytshme për zhvillimin e bizneseve tona.

3. Pra përveç njohjeve personale, ju keni hyrë edhe në marrëdhënie biznesi me fermat që vizituam?

Patjeter. Përveç njohjeve personale me fermerët që vizituam, të cilët unë i quaj krenari shqiptare, ne vendosëm edhe një marrëdhënie tregëtare për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

4. Sa prej fermave që vizituam gjatë këtij udhëtimi ju i njihnit më parë dhe sa ishin të reja për ju?

Një pjesë prej tyre i kam njohur më parë, por disa ferma ishin të panjohura më parë dhe prandaj është shumë krenari dhe kënaqësi që i njoha, u bëra pjesë e miqësisë dhe e bashkëpunimit të tyre.

5. A mendoni se udhëtime të tilla jenë të nevojshme herë pas here dhe a mund të ndërmerren nga vetë sipërmarësit, pa qenë nevoja e një organizatori sikurse është #GO2Innovation në këtë rast?

Në fakt duhet një shëkndijë që t’i grumbullojë njerëzit, sepse të gjithë kanë dëshirë për të vizituar fermat e të gjithë Qarkut dhe të të gjithë Shqipërisë e më tëj, por të paktën të Qarkut. Këto duhet të shtrihen edhe në Pukë, në Malësi të Madhe, e pse jo edhe në Qarqet fqinje, si Kukësi, Dibra e Lezha, sepse kemi çfarë mësojmë nga njëri-tjetri.

6. Cili është mesazhi juaj për sipërmarrësit e rrjetit të #GO2Innovation, që për arsye të ndryshme nuk iu bashkuan vizitave në ferma?

Ata që nuk erdhën, kanë humbur shumë, sepse vetëm me njohje dhe duke parë në terren atë që dikush tjetër ka bërë, mund të lindin ose çohen përpara idetë për të zhvilluar diçka të ngjashme në sipërmarrjet tona. Sepse nëse dikush dëshiron të realizojjë diçka dhe nuk gjen idetë e duhura, por këto ide i merr, apo “i kopjon”, le të themi te dikush tjetër, atëherë kjo është një rrugë e sprovuar për të zhvilluar më tej biznesin e tij. Për të pasur një biznes të suksesshëm, është shumë e rëndësishme që të dish se çfarë të rrethon, dmth, se ku janë homologët e tu, të cilët sidomos në sektorin tonë, janë në fakt kolegë dhe jo konkurrentë.

agribusiness entrepreneurship innovation incubator rural areas VIJA
482 Views
22
Udhëtim studimor në modele të suksesshme të agrobiznesitUdhëtim studimor në modele të suksesshme të agrobiznesitSeptember 4, 2020
Njihuni me profilet e 10 fermave të udhëtimin studimorSeptember 5, 2020Njihuni me profilet e 10 fermave të udhëtimin studimor

Related Posts

Konsulenca Financiare ne #GO2Innovation (2)
Tourism & Entrepreneurship

Konsulenca financiare zgjon interesin e rreth 25 sipërmarrësve në #GO2Innovation

GO2 June 20, 2020
shkodra e fshehte
Tourism & Entrepreneurship

“Shkodra e fshehtë” ju fton ta zbuloni këtë verë

GO2 August 2, 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Categories
  • Built Environment (12)
  • Cultural Heritage (6)
  • Editorial (5)
  • Education (4)
  • Interview (3)
  • Natural Environment (8)
  • Tourism & Entrepreneurship (15)
  • Uncategorized (3)
https://www.youtube.com/watch?v=HgjYITrbd8Q&t=28s&ab_channel=GO2Albania
Tags
agribusiness cultural tourism entrepreneurship innovation incubator intangible heritage media coverage natural tourism protected areas public spaces rural areas tangible heritage urban activism urban areas urban spaces VIJA
Recent Posts
  • Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    August 29, 2022
  • Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    August 17, 2022
  • Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    August 4, 2022
Archives
  • August 2022
  • July 2022
  • June 2022
  • April 2022
  • February 2022
  • November 2021
  • October 2021
  • August 2021
  • July 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • April 2021
  • February 2021
  • December 2020
  • November 2020
  • October 2020
  • September 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • June 2020
  • April 2020
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • May 2018
  • December 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • September 2016

GO2 Albania © MMXXII