GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

info@go2albania.org
+355 69 672 8877
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation

GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Loja E drejta mbi Qytetin_GO2_2021 (7)
Built Environment
GO2 June 28, 2021

Fshati i fëmijëve në shekullin XXII, si e drejtë mbi qytetin

LLojërat janë një metodë shumë efektive e të edukuarit joformal të profesionistëve dhe qytetarëve. Përmes përfshirjes mendore, emocionale dhe fizike të pjesëmarrësve në dinamikën e lojës, arrihet ndjenja e përkatësisë së individit në një komunitet të caktuar – në këtë rast, në skuadër. Është pikërisht kjo ndjenjë përkatësie që i motivon individët dhe komunitetet në përpjekjet për arritjen e rezultateve më të mira për skuadrën, pra komunitetin. Të studiuara dhe të zhvilluara nga qendra të rëndësishme shkencore në botë, lojërat kanë dëshmuar se arrijnë rezultate më të shpejta sesa një proces i tërë formal edukativ. 
Në këtë kontekst kanë lindur dhe janë përsosur sidomos lojërat urbane, apo të qytetit. Këto lojëra shërbejnë për të përmirësuar praktikën e modeleve urbane tradicionale, që nga mbështetja e vendimmarrjes për dizenjimin, zbatimin dhe qëndrueshmërinë e projekteve dhe deri te kontributi për zgjidhjen e konflikteve sociale që një projekt i caktuar mund të gjenerojë. Ndonëse nga studiues anë e kënd botës janë zhvilluar një gamë e gjerë lojërash urbane, me specifika dhe rregulla të ndryshme, por përgjithësisht ato kanë të përbashkët qëllimin e mësipërm. 
Në këtë mënyrë, lojërat kontribuojnë në dhënien fund të praktikave të vjetra të dizenjimit dhe planifikimit urban nga lart-poshtë, pra nga politikbërësisht dhe vendimmarësit drejt qytetarëve, duke i hapur rrugë një praktike të re: gjithëpërfshirjes. Planifikimi me pjesëmarrje, ose gjithëpërfshirja kërkon që në të gjitha proceset e zhvillimit të qytetit të marrin pjesë gjithnjë e më shumë grupe të ndryshme njerëzish të cilët sjellin përvojën kolektive dhe kreativitetin. 
Fillesat e lojrave urbane, apo qytet-krijuese datojnë rreth viteve ‘80-90 të shekullit XX, si një mjet për të përfshirë komunitetin në politikat e zhvillimit dhe dizenjimit urban të qytetit. Teorikisht kjo është një paketë aktivitetesh dhe procesesh që zhvillohen si një Lojë për zgjidhjen e një problematike reale, jo lojë.

Loja E drejta mbi Qytetin_GO2_2021 (6)
Loja E drejta mbi Qytetin_GO2_2021 (1)
Loja E drejta mbi Qytetin_GO2_2021 (2)
Loja E drejta mbi Qytetin_GO2_2021 (3)
Loja E drejta mbi Qytetin_GO2_2021 (4)
Previous
Next

Lojërat urbane janë një praktikë relativisht e re në Shqipëri. Disa formate të tyre janë organizuar vitet e fundit në disa qendra universitare në Tiranë, ndërsa në Shkodër është hera e parë që aplikohet kjo metodë. Më parë, në vitin 2017 një variant i thjeshtuar i kësaj Loje është realizuar nga Organizata GO2 me nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Dom Martin Trushi” në fshatin Stajkë të Bashkisë Vau Dejës.
Si të gjitha lojërat urbane, edhe Loja “E Drejta Mbi Qytetin” synon të aktivizojë një numër gjithnjë e më të madh njerëzish nga komunitete të ndryshme, përfshi profesionistë, studiues dhe politikbërës, për t’i ndërgjegjësuar ata me rolet dhe me sfidat me të cilat përballen secila palë gjatë zhvillimit dhe bashkëjetesës në qytet.
Për zhvillimin e lojërave urbane ndërtohet një kontekst i caktuar, i cili tenton të tërheqë vëmendjen për nevojat dhe të paraqesë për zgjidhje sfidat me të cilat përballet një komunitet apo qytet i caktuar. Zhvilluesit e lojërave propozojnë ndërhyrje urbane në këto zona, duke ua lënë komuniteteve (pjesëmarrësve të lojës) opsionet për zgjidhjen më të favorshme të dizajnit. Megjithatë, edhe pse jo gjithmonë kontekstet e lojërave zgjidhen që të jenë reale, ata sigurojnë trajtimin e problemeve reale me të cilat përballen qytetet.

Moment negociatash mes grupeve të interesit. Foto: GO2, Maj 2021

Kush u përshi në lojë?

Në mesin e pjesëmarrësve më aktivë janë disa prej studentëve shqiptarë të rrjetit të vullnetarëve Asambleja Europiane e Studentëve të Arkitekturës – EASA (European Architecture Student Assembly), disa grupe nxënësisht të Shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës”, si dhe disa studentë të Departamentit të Gjeografisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Një tjetër grup përbëhet nga një organizatë lokale e sipërmarrësve të rinj, ndërsa pjesëmarrës në lojë kishte edhe nga zonat rurale të Qarkut Shkodër, nga qyteti i Tiranës, Elbasanit, Kukësit etj.
Ndonëse lojën e parë e nisin me ndrojtje, pjesëmarrësit përfshihen dhe reagojnë fort kur shohin t’u cënohen interesat e grupeve që përfaqësojnë. Shprehja “fati ndihmon guximtarët” duket se motivon disa prej pjesëmarrësve në lojë për të mos u dorëzuar përpara sfidave, por për të vazhduar përpara me besim. Për të mbrojtur këto interesa, ata debatojnë fort, negociojnë dhe arrijnë marrëveshje prej të cilave duket se të gjithë mbeten të kënaqur. Dinamikat e lojës, të stimuluara herë nga skenarët e herë nga karakteri i fortë i disa pjesëmarrësve, reflektojnë në fakt, raportet komplekse të grupeve të ndryshme të interesit në realitetin e përditshëm. Qytetarët jo gjithmonë janë në dijeni të këtyre raporteve, e aq më pak i ndjejnë ato, por në fund, të gjithë jetojnë në hapësirat dhe qytetet e ndërtuara si pasojë e vendimeve që merren nga të tilla situata. Në këtë mënyrë, Loja “E Drejta Mbi Qytetin” i ndihmon pjesëmarrësit që t’i kuptojnë më mirë këto raporte, të cilat herë-herë paragjykohen me lehtësi prej njerëzve – për mirë ose për keq. Kjo metodë e edukimit informal kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për t’u përfshirë në vendimmarrjet për qytetin dhe për të kërkuar që sa ma shumë grupe qytetarësh, me interesa të ndryshme, të ushtrojnë të drejtën për t’u bërë pjesë e ndërtimit të së ardhmes.
Të shumtë ishin qytetarët që u përfshinë në Lojën “E Drejta Mbi Qytetin” – që nga fëmijët e moshës 10-14 vjeç e deri te moshat e rritura. Të bie në sy pjesëmarrja dhe interesi i vajzave të reja, që përfshihen në lojë me entuziazëm, ndoshta nga fakti që janë ose do të bëhen nëna dhe kjo hapësira është mjaft e dashur për fëmijët e tyre dhe ato vetë që kujdesen në më të shumtën e kohës. Hapësira të tilla u mongojnë fëmijëve në qytetet tona sot, prandaj edhe të rinjtë – prindërit e ardhshëm janë të vëmendshëm.

public spaces rural areas urban activism urban areas
419 Views
13
Thirrje e hapur për MENTOR në fushën e performancësThirrje e hapur për MENTOR në fushën e performancësJune 11, 2021
#GO2Innovation kontribuoi në krijimin e ekosistemit të turizmit dhe agrobiznesitJuly 2, 2021#GO2Innovation kontribuoi në krijimin e ekosistemit të turizmit dhe agrobiznesit

Related Posts

Punetoria Art ne Qytet_GO2_2021 (2)
Built Environment

Një vëmendje për artin publik

GO2 November 14, 2021
Built Environment

Në Shkodër për Artin Performativ zyrtarisht të panjohur në Shqipëri

GO2 July 22, 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Categories
  • Built Environment (12)
  • Cultural Heritage (6)
  • Editorial (5)
  • Education (4)
  • Interview (3)
  • Natural Environment (8)
  • Tourism & Entrepreneurship (15)
  • Uncategorized (3)
https://www.youtube.com/watch?v=HgjYITrbd8Q&t=28s&ab_channel=GO2Albania
Tags
agribusiness cultural tourism entrepreneurship innovation incubator intangible heritage media coverage natural tourism protected areas public spaces rural areas tangible heritage urban activism urban areas urban spaces VIJA
Recent Posts
  • Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    August 29, 2022
  • Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    August 17, 2022
  • Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    August 4, 2022
Archives
  • August 2022
  • July 2022
  • June 2022
  • April 2022
  • February 2022
  • November 2021
  • October 2021
  • August 2021
  • July 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • April 2021
  • February 2021
  • December 2020
  • November 2020
  • October 2020
  • September 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • June 2020
  • April 2020
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • May 2018
  • December 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • September 2016

GO2 Albania © MMXXII