GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

info@go2albania.org
+355 69 672 8877
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation

GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Blog
Home Natural Environment Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
Shtegu Nikc_Theth_2021
Natural Environment
GO2 August 29, 2022

Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve

Për fatin e mirë të Alpeve Shqiptare, Thethi është ndoshta fshati me më shumë histori të shkruar nga udhëtarë, meshtarë, studiues, ushtarakë, gjeografë, biologë, shkrimtarë e të tjerë njerëz të rëndësishëm që e kanë vizituar atë përgjatë pothuajse dy shekujve të fundit. Prej më shumë se 3 dekadash, bashkë me Valbonën janë destinacionet më të rekomanduara nga vizitorët e huaj për turizmin malor në Shqipëri. Të vizituara relativisht më pak se dy destinacionet e mësipërme, këtij binomi iu shtuan përgjatë viteve edhe Kelmendi, Nikaj-Merturi, Currajt, Shala dhe Komani, të cilat edhe pse u lanë jashtë Parkut Kombëtar të saposhpallur “Alpet e Shqipërisë”, po bëhen gjithnjë e më të frekuentuara. Dëshmi e fluksit në rritje të turistëve është edhe numri i madh i strukturave akomoduese të çdo niveli, që nga kampingjet deri te hotelet shumëkatëshe, që ofrojnë akomodim për të gjitha kategoritë e vizitorëve. Përveç bukurive të rralla natyrore dhe peizazhit rural të ruajtur deri vonë bashkë më stilin e jetesës – për shkak të izolimit të thellë dhe të varfërisë – në vizitueshmërinë e Alpeve kontribuon edhe fakti ato janë në distancë shumë të afërt nga disa prej pikave të kalimit të kufirit më të frekuentuara në vend: Morina dhe Hani i Hotit. Nga këto pika të kalimit të kufirit, së bashku edhe me Qafë-Morinën, Qafë-Prushin, Vermoshin, Grabomin e pak më në jugperëndim – Muriqanin, hyjnë në Shqipëri rreth 60% e vizitorëve. Sipas INSTAT, kjo shifër luhatet në rreth 3-3.5 milionë vizitorë.

Kapaciteti Akomodues sipas Planit kombetar sektorial te alpeve, 2017

Nga ana tjetër, Plani Kombëtar Sektorial i Turizmit në Alpet Shqiptare, të miratuar në fund të vitit 2017, parasheh që kapaciteti i përgjithshëm akomodues i lokacioneve të 4 kategorive të zonës alpine në vitin 2031 do të jetë 11650 shtretër. Peshën më të madhe në këtë shifër do ta mbajnë 10 destinacionet e përfshira brenda kufirit të Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, ku kryesojnë Valbona, Thethi, Vermoshi, Lëpusha, Vukël-Nikçi dhe Boga, e më pas Sylbica, Rrogami, Çeremi dhe Ndërlysaj. Pjesa tjetër e vizitorëve shpërndahet në 13 lokacionet që u lanë jashtë Parkut Kombëtar, megjithëse disa prej tyre bëjnë pjesë në Parqe Rajonale, si ai i Shkrelit apo i Nikaj-Merturit. Kështu, që nga Kopliku i Sipërm, në Reç, Razëm, Tamarë, Selcë, Nënmavriq, Luginë e Kirit e deri në Lekbibaj, Curraj e Curraj t’Epërm, Tropojë e Vjetër, Dushaj, Lumë të Shalës e Koman – secili destinacion parashihet të ketë nga 200-700 shtretër.

Ashtu si vendasit, edhe vizitorët e shumtë jo vetëm brenda perimetrit prej afro 225 mijë km të Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, por edhe në zonat përreth tij, e dinë se disa lokacione kanë forcë më të madhe gravitacionale se sa disa të tjera, çka do të thotë se edhe zhvillimi në këto zona është i ndryshëm. Pavarësisht vështirësive të terrenit dhe mungesës së rrugëve, strukturat akomoduese vazhdojnë të ndërtohen me ritme të shpejta edhe në zona të thella, si Sylbica, Çeremi, Curraj e Lekbibaj, Nënmavriq e më thellë në Luginë të Shalës, deri në Lotaj e në fshatra të tjerë të Dukagjinit të harruar. Pa llogaritur këtu lehtësinë me të cilën materialet e ndërtimit transportohen drejt Kelmendit, Shkrelit, Thethit, Tropojës, Komanit etj. Ndonëse statistikat për njësitë e reja akomoduese mungojnë për shkak të informalitetit të sektorit, vizitat në terren dëshmojnë për një tejkalim të kapaciteteve akomoduese të parapara në Planin Kombëtar Sektorial të Turizmit në Alpe. Ndërkohë që media njoftonte para pak ditësh për tejmbushjen e kapaciteteve akomoduese të Thethit me mbi 2 mijë shtretër (rreth 400 më shumë se parashikimi për 2031, çka do të thotë se deri më 2031 ky numër mund të jetë disa herë më i madh), Ministria e Turizmit publikonte shifra tendencioze për trendin preferencial të turizmit malor dhe të natyrës në Shqipëri, duke e zbehur kështu peshën që Alpet Shqiptare mbajnë në turizmin e natyrës në Shqipëri. Në të vërtetë, këto shifra, të amplifikuara edhe në media, mbeten të diskutueshme për aq kohë sa nuk i referohen biletave të shitura, apo ndonjë sistemi tjetër të numërimit të vizitorëve, sepse sisteme të tilla në Shqipëri kanë vetëm muzetë dhe disa parqe arkeologjike. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për strukturat akomoduese, disa prej të cilave funksionojnë pjesërisht në informalitet.

Salce_GO2
Qafa e Vizhnes_GO2
Portat e Shales, Dukagjin_GO2
Maja e Vajushes_GO2
Valbone_GO2
Vermosh_GO2
Cerem, Valbone_GO2
Mali i Vajushes_GO2
Previous
Next

Mirëpo në një botë demokratike, liria e njerëzve për të zgjedhur vetë se cilat vende duan të vizitojnë është jashtë vullnetit të një segmenti të caktuar të politikës apo të institucioneve; ajo e dërrmon propagandën e tyre dhe si e tillë, është pikërisht kjo zgjedhje që përcakton brenda kuadrit të tregut të lirë – edhe trendet e zhvillimit të turizmit në një zonë të caktuar apo në një tjetër. Prandaj përshtypjet e udhëtarëve, vizitorëve të Alpeve Shqiptare dhe të zonave pranë tyre – të shkruara me superlativa për bukuritë natyrore, njerëzit dhe traditat e tyre kulturore, në shumë gjuhë të botës e në një pafundësi faqesh dhe platformash ndërkombëtare të turizmit – do të vazhdojnë ta rrisin në mënyrë progresive frekuentimin e destinacioneve të përmendura në këtë shkrim. Përballë një kërkesë të tillë në rritje – të shoqëruar edhe me rritjen e natyrshme të çmimeve – operatorët turistikë duhet të rrisin cilësinë e ofertës së tyre turistike, në mënyrë që turizmi i natyrës në këtë hapësirë të mund të bëhet i krahasueshëm me vendet e rajonit edhe për nga cilësia e ofruar nga njeriu, e jo vetëm për nga bukuritë që ka dhënë natyra.

“Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit në Kelmend”, mbështetur nga Prespa Ohrit Nature Fund (PONT).

cultural tourism natural tourism protected areas rural areas
308 Views
8
Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit KelmendPark i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit KelmendAugust 17, 2022

Related Posts

Rehabilitimi i dunave ranore ne grykederdhjen e lumit Buna (1)
Natural Environment

Pse u ndërhy në “Peizazhin e Mbrojtur Lumi Buna – Velipojë”?

GO2 April 20, 2022
Water Sports in Kukes_CRESSIDA ok
Natural Environment

Water Sports Day in Kukes

GO2 September 30, 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Categories
  • Built Environment (12)
  • Cultural Heritage (6)
  • Editorial (5)
  • Education (4)
  • Interview (3)
  • Natural Environment (8)
  • Tourism & Entrepreneurship (15)
  • Uncategorized (3)
https://www.youtube.com/watch?v=HgjYITrbd8Q&t=28s&ab_channel=GO2Albania
Tags
agribusiness cultural tourism entrepreneurship innovation incubator intangible heritage media coverage natural tourism protected areas public spaces rural areas tangible heritage urban activism urban areas urban spaces VIJA
Recent Posts
  • Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    August 29, 2022
  • Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    August 17, 2022
  • Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    August 4, 2022
Archives
  • August 2022
  • July 2022
  • June 2022
  • April 2022
  • February 2022
  • November 2021
  • October 2021
  • August 2021
  • July 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • April 2021
  • February 2021
  • December 2020
  • November 2020
  • October 2020
  • September 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • June 2020
  • April 2020
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • May 2018
  • December 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • September 2016

GO2 Albania © MMXXII