GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

info@go2albania.org
+355 69 672 8877
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation

GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Blog
Home Education Punëtoritë që kthyen vëmendjen drejt artit të dorës
IMG_5308__e punuar
Education
GO2 December 4, 2020

Punëtoritë që kthyen vëmendjen drejt artit të dorës

MMe emrin dhe emëruesin e përbashkët Art Dore Atelier, #GO2Innovation organizoi përgjatë muajve Tetor-Nëntor 2020, tre punëtori për artmaking, tekstil dhe artizanat. Punëtoritë e udhëhequra nga profesionistet Mimi Memiaj, Meliha Zyberaj, si dhe dy koleget e saj, zonjat Flora Doçi dhe Rexhina Rrethatori, u mbajtën në laboratoret e Shkollës së Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër, ku morën pjesë 30 studentë të kësaj shkolle. Pjesëmarrësit, të viteve dhe profileve të ndryshme, mësuan 7 teknika krejtësisht të reja për ta, të cilat janë: teknika felt (shajaku), millinier, macramé, aksesorët me strukturën me fije metalike dhe felt me gjilpërë, qëndisje me makineri, endje e perit dhe tezgjah. Krahas shpjegimit të teknikave, udhëheqëset e këtyre punëtorive, por sidomos dizenjatorja e artit Mimi Memiaj, u mbajtën leksione për rëndësinë e ruajtjes dhe të përmirësimit të artizanatit, si dhe nevojën e pasurimit të tij me dizajn bashkëkohor.

Tezgjahu i dhuruar për Shkollën nga #GO2Innovation në kuadër të projektit të mbështetur nga Sida dhe Giz, e mundësoi mbajtjen e punëtorisë së artizanatit brenda laboratorit të shkollës. Të ulur pranë këtij tezgjahu dhe të udhëhequr nga mjeshtret Doçi dhe Rrethatori, studentët u njohën me traditën e trashëguar të punës në tezgjah. Me durim dhe profesionalizëm, zonjat u mësuan nxënësve të gjitha proceset e punës: që nga montimi i tezgjahut, endja e perit, futja e perit në liç, futja e perit në shpat e në vazhdim deri tek endja e pëlhurës.

7
Armela Preci
IMG_5015
IMG_6164

Kështu, me rreth 60 pajisje, mjete dhe materiale pune, duke përshirë makineritë e qëndisjes dhe tezgjahun, laboratorët e konfeksionit u shndërruan në atelie të artit të dorës. Më këtë mënyrë, gjatë përvetësimit të teknikave pjesëmarrësit u njohën me mjetet e punës dhe funksionimin e tyre, pasi disa syresh ishin krejtësisht të panjohura. Ata u njohën me procesin e përpunimit të pëlhurës felt (shajak) dhe realizuan çanta dore vetëm me materialin bazë, leshin, dhe të gjitha mjetet e tjera thuajse rrethanore. Kjo për shkak se e gjithë pesha e procesit bie tek ngjeshja, rrahja apo fërkimi i materialit. Megjithëse e lodhshme dhe e panjohur për ta, studentët u angazhuan maksimalisht për ta përvetësuar këtë teknikë.

Jo më pak intriguese ishte teknika e endjes me dorë të kordonit të pambukut e quajtur macramé, e cila është një risi jo vetëm për studentët, por edhe për tregun e produkteve artizanale në Shqipëri. E frymëzuar nga nyjet e litarëve të anijes, kjo teknike bazohet në përvetësimin e llojeve të ndryshme të thurjes, nga e cila, me ndërthurje të dizajnit dhe kreativitetit, artizanet e reja pjesëmarrëse në punëtori mund të realizojnë produkte për dekor në dritare, vazo lulesh, çanta etj. Të ndarë në grupe të vogla, por duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe nën kujdesin e dizenjatores Memiaj, pjesëmarrësit e punëtorisë së tekstilit dhe artmaking arritën të realizojnë 7 çanta dore felt, aksesorë për secilën prej tyre, 5 kapele të stileve: fedora, capelin, pillbox dhe sinamay me thurje bambuje, dhe 7 modele të vogla të dekoreve murale me artin macramé.

3 punëtori, 4 profesioniste, 30 pjesëmarrës, 6 teknika, 29 produkte.

– #GO2Innovation

Po ashtu, me ndihmën e mjeshtres së tekstilit Meliha Zyberaj, studentët funksionalizuan makinën e qëndisjes, një prej aseteve më të vlefshme të laboratorëve të tekstilit të Shkollës “Hamdi Bushati”.  Kjo gjë i bëri studentët tejet entuziastë për të aplikuar dizajnet e tyre direkt nga kompjuteri, duke shmangur procesin e gjatë e të mundimshëm të qëndisjes me dorë, duke i lënë më shumë kohë dhe energji kreativitetit.

entrepreneurship innovation incubator tangible heritage VIJA
1620 Views
127
Punëtoria në Right to the City 2, Dita 2Punëtoria në Right to the City 2, Dita 2November 22, 2020
Vajzat e reja kanë interes për artizanatinDecember 5, 2020Vajzat e reja kanë interes për artizanatin

Related Posts

IMG_5308__e punuar
Education

Punëtoritë që kthyen vëmendjen drejt artit të dorës

GO2 December 4, 2020
gazeta foto 1
Education

Vazhdojnë konsulencat mbi teknologjitë e pastra

GO2 October 4, 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Categories
  • Built Environment (12)
  • Cultural Heritage (6)
  • Editorial (5)
  • Education (4)
  • Interview (3)
  • Natural Environment (8)
  • Tourism & Entrepreneurship (15)
  • Uncategorized (3)
https://www.youtube.com/watch?v=HgjYITrbd8Q&t=28s&ab_channel=GO2Albania
Tags
agribusiness cultural tourism entrepreneurship innovation incubator intangible heritage media coverage natural tourism protected areas public spaces rural areas tangible heritage urban activism urban areas urban spaces VIJA
Archives
  • August 2022
  • July 2022
  • June 2022
  • April 2022
  • February 2022
  • November 2021
  • October 2021
  • August 2021
  • July 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • April 2021
  • February 2021
  • December 2020
  • November 2020
  • October 2020
  • September 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • June 2020
  • April 2020
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • May 2018
  • December 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • September 2016

GO2 Albania © MMXXIII