GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

info@go2albania.org
+355 69 672 8877
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation

GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Blog
Home Interview Vajzat e reja kanë interes për artizanatin
Meliha Zyberaj
Interview
VIJA December 5, 2020

Vajzat e reja kanë interes për artizanatin

VIJA: Prej sa vitesh merreni me tezgjahun dhe cilat janë teknikat e punimit, si dhe materialet të cilat mund të aplikohen?

Meliha Zyberaj: Tezgjahun e kam nisur që në vajzëri, duke mësuar nga brezat e vjetër, ndërsa angazhimin e plotë me tezgjahun dhe qëndisjen e bëra më 2004, duke improvizuar një hapësirë pune në ambientet e shtëpisë. Në mungesë të makinerive moderne, qëndisjet bëheshin me dorë, në gjergjef ose jo. Më vonë u bë me makina tradicionale qëndisjeje, kostoja e të cilave e lartë. Ndërsa tezgjahu ende punohet me teknikat e vjetra, nga endja e perit te pëlhura. Në bazë të fijeve, si e pambukut, lirit, akrilikut, mëndafshit dhe leshit, varet edhe teknika e endjes së pëlhurës.

Tezgjahu në përgjithësi, por edhe endja e mëndafshit është mjaft e përhapur në zonën e Zadrimës. Cila është risia që do të sillni ju?

Risia që sollën Artizanet Vau Dejës është rritja e fshikëzës së mëndafshit, e cila në fakt ka qenë traditë e zonës. Deri tani kemi arritur të nxjerrim fijen e mëndafshit në mënyrë artizanale nga fshikëza të mbledhura nga pemët në zonë, por në bashkëpunim me Bashkinë Vau Dejës, kemi filluar mbjelljen e fidanëve të manit dhe po tentojmë të blejmë pajisjet për nxjerrjen e fijeve, të cilat do të rrisin rendimentin e punës. Pra ne planifikojmë të kryejmë të gjithë ciklin.

A keni të dhëna për numrin e grave dhe të vajzave që merren me tezgjah në Bashkinë Vau Dejës apo më gjerë?

Mendoj se në zonën e Vau Dejësit mund të jenë rreth 10-15 familje, të cilat sigurojnë të ardhurat nga puna që bëjnë gratë në tezgjah. Gjithashtu në fshatrat përreth si Mjedë, Hajmel e Shelqet, pak familje të tjera merren ende me tezgjah.

Cilat janë produktet më të kërkuara nga klientët gjatë aktivitetit tuaj disavjeçar?

Produktet më të kërkuara janë shallet, çarçafët, mbulesat e tavolinave, mbulesat e vogla decorative Kemi kërkesa për dy të fundit edhe nga baret e restorantet. Po ashtu kërkohen edhe kostumet tradicionale. Këto produkte nuk kërkohen vetëm brenda vendit, por edhe jashtë vendit, në familje shqiptare nga SHBA, Belgjika etj. Me këto punime marrim pjesë edhe në panaire të ndryshme.

Znj. Zyberaj! #GO2Innovation ju përzgjodhi ju bashkë me dy bashkëpunëtoret tuaja, znj. Rexhina Rrethatori dhe znj. Flora Doçi për të drejtuar punëtorinë e artizanatit me nxënëset e Shkollës së Mesme Profesionale “Hamdi Bushati”. Për cilën prej teknikave kishte më shumë interes dhe ndërveprim?

Nuk e them dot nëse kishte më shumë te njëra apo tjetra. Interesi dhe entuziasmi ishte i njëjtë për të dyja teknikat dhe këtë e vërteton ardhja e studenteve në punishten e Artizaneve të Vau Dejës për të parë endjen e perit dhe qëndisjen me makineri. Megjithatë në grupin e madh të pjesëmarrësve në punëtori, kishte nxënës më të interesuar për tezgjahun e të tjerë për qëndistarinë.

A vërejtët ndonjë prirje të veçantë te pjesëmarrëset për tezgjahun ose për qendistarinë?

Mund të them se 3 nga nxënëset pjesëmarrëse e përvetësuan menjeherë teknikën e endjes në tezgjah, duke qenë se për ta nuk ishte një proces krejt i panjohur. Ndërsa dy nxënëse të tjera, që tashmë bëjnë edhe punë individuale me qëndisje, ishin mjaft kërkuese dhe të angazhuara për këtë teknikë duke funksionalizuar makinën e qëndisjes në laboratorin e konfeksionit të shkollës ku studiojnë. Mendoj që ata vetë kishin filluar të “profilizoheshin”, disa në qëndisje e të tjera në endjen e pëlhurës me tezgjah. Sikur vajzat të vazhdojnë ndjekjen e proceseve të punës në qendrën tonë dhe të mësojnë makineritë të janë asete të vlefshme në kabinetin e tyre, ato do t’i kenë dyert e hapura te ne, dhe pse jo të bëhen sipërmarrëse. Duke vëzhguar këto pjesëmarrëse në punëtori, por edhe vajza të reja në zonë, besoj se ka shumë interes për artizanatin.

entrepreneurship innovation incubator VIJA
882 Views
24
Punëtoritë që kthyen vëmendjen drejt artit të dorësPunëtoritë që kthyen vëmendjen drejt artit të dorësDecember 4, 2020
Artizanët shqiptarë në mijëvjeçarin e tretëDecember 5, 2020Artizanët shqiptarë në mijëvjeçarin e tretë

Related Posts

Elton Noti interviste
Interview

Sipërmarrësit duhet të investojnë për afësimin profesional të stafit

VIJA October 3, 2020
zefgjeta_interviste
Interview

Fermat po bëhen lokomotiva të zhvillimit të zonave

VIJA September 4, 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Categories
  • Built Environment (12)
  • Cultural Heritage (6)
  • Editorial (5)
  • Education (4)
  • Interview (3)
  • Natural Environment (8)
  • Tourism & Entrepreneurship (15)
  • Uncategorized (3)
https://www.youtube.com/watch?v=HgjYITrbd8Q&t=28s&ab_channel=GO2Albania
Tags
agribusiness cultural tourism entrepreneurship innovation incubator intangible heritage media coverage natural tourism protected areas public spaces rural areas tangible heritage urban activism urban areas urban spaces VIJA
Recent Posts
  • Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    August 29, 2022
  • Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    August 17, 2022
  • Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    August 4, 2022
Archives
  • August 2022
  • July 2022
  • June 2022
  • April 2022
  • February 2022
  • November 2021
  • October 2021
  • August 2021
  • July 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • April 2021
  • February 2021
  • December 2020
  • November 2020
  • October 2020
  • September 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • June 2020
  • April 2020
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • May 2018
  • December 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • September 2016

GO2 Albania © MMXXII