GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

info@go2albania.org
+355 69 672 8877
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation

GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Blog
Home Editorial Udhëtim studimor në modele të suksesshme të agrobiznesit
orbita home 3
EditorialTourism & Entrepreneurship
September 4, 2020

Udhëtim studimor në modele të suksesshme të agrobiznesit

MMë 5 Dhjetor 2014, Organizata GO2 mblodhi një grup të rinjsh që në radhët e saj, ose përmes nismave të tjera, kontribuonin në komunitet. Organizatorët e takimit ftuan profesionistin me integritet Ahmet Osja, i cili u tregua i gatshëm për t’i mbështetur të rinjtë për vazhdimin e rrugës së nisur, ashtu siç kishte bërë gjatë gjithë jetës së tij me fermerët e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë.

6 vjet pas këtij takimi të Ditës Botërore të Vullnetarizmit të dokumentuar në Youtube-n e GO2, një pjesë e të rinjve janë jashtë vendit me studime dhe punë, e një pjesë tjetër vazhdojnë kontributin e tyre në qytet e rrethina, por ata që nuk ikën nga toka janë fermerët. Të edukuar, motivuar, nxitur dhe mbështetur me dashurinë për vendin dhe profesionin nga agronomi Osja, fermerët punojnë përditë për të rritur ekonominë familjare, duke kontribuuar njëkohësisht në komunitetet lokale.

Këtë realitet dëshmoi udhëtimi studimor në ferma, i organizuar gjatë muajit Gusht 2020 nga #GO2Innovation, Qendra e Inovacionit e Organizatës GO2 në partneritet me Shkollën Profesionale “Hamdi Bushati” dhe Bashkinë Vau Dejës. Falë një agjende të larmishme nga kultivimi i perimeve dhe frutave tradicionale te bimët aromatike mjekësore dhe ato ekzotike, nga përpunimi i rrushit, qumështit dhe peshkut, gjatë këtij udhëtimi u vizituan 10 ferma të shtrira në zona të ndryshme fushore të Qarkut Shkodër dhe më gjerë, profilin e të cilave e gjeni në faqet 6-6 të gazetës VIJA. Fokusi i udhëtimit ishin disa prej krenarive të agrobiznesit në Qark, si: Ullishtet, Vreshtat, Bletaria, Perimet, Pemëtoret, Baxhot dhe Peshku. Dizajni i posterave, ngjyrat dhe vendet piktoreske të zgjedhura me kujdes, ishin si një udhëtim turistik. Megjithatë, ishte punë. Punë e dashur dhe e bukur.

Për të marrë pjesë në këtë udhëtim u ftuan sipërmarrës të agrobiznesit, pjesë e rrjetit të bizneseve që po mbështeten prej 6 muajsh nga #GO2Innovation, por edhe sipërmarrës të agroturizmit. Interes të madh gjatë udhëtimit patën sidomos sipërmarrësit Kastriot Faci nga Ferma Ekosociale, Oblikë; Hilmi Zeneli nga Natyral Zeneli, Shkodër; Altin Dycaj nga Algesi Natyral, Shkrel; Përparim Laçi nga bujtina me të njëjtin emër në Pukë, Alma Bazhdari nga Shkodra Backpackers Hostel Mi Casa Es Tu Casa, Shkodër; Agim dhe Aridon Ramaj nga Salvia Nord, Koplik etj, sikurse edhe përfaqësues të Bashkisë Vau Dejës dhe të sipërmarrjeve të tjera.

Ndërsa në krye të këtij udhëtimi, si konsulent i agrobiznesit, u angazhua agronomi Zef Gjeta, i cili sikurse mësuesi i tij Ahmet Osja, ishte po aq popullor në këto ferma.

Këto ferma janë modeli që po lind në një vend ku shembujt e mirë nuk mungojnë, por duhen hulumtuar dhe promovuar.

Për një pjesë të grupit, mjeshtria e rritjes së bletëve, teknikat e kultivimit apo përpunimit të disa bimëve dhe produkteve janë po aq të panjohura sa edhe vetë fermat, por jo për agronomin Gjeta. Sikurse thotë gjatë intervistës për gazetën VIJA, ndryshimet pozitive në këto ferma janë të ndjeshme. Prandaj është i drejtë konstatimi se nëse dikur udhëtime të tilla studimore bëheshin vetëm jashtë vendit, sepse në Shqipëri mungonin fermat e vërteta, sot ky model i fermave gjendet kudo, që nga Ultësira Perëndimore deri në Alpet Shqiptare. Njerëzit punëtorë si Jak Pacani, Is’hak Bajrami, Ahmet Sulejmani, por edhe të tjerë, të cilët agimi i gjen në fusha dhe muzgu në stallë, janë modeli që po lind në një vend ku shembujt e mirë nuk mungojnë, por duhen hulumtuar dhe promovuar. Ky ishte një nga qëllimet e këtij udhëtimi studimor: njohja me modele të reja dhe të suksesshme fermash, jo vetëm për të shkëmbyer përvojë dhe mundësuar marrëdhënie bashkëpunimi mes sipërmarrësve, por edhe për të stimuluar, sidomos te të rinjtë e zonave rurale, idetë dhe dëshirën për t’i hyrë rrugës së agrobiznesit. Në këtë mënyrë ata do të hapin vende të reja pune dhe do të gjenerojnë të ardhura më të mira për veten dhe familjet e tyre, duke siguruar vazhdimin e një tradite të përcjellë ndër breza dhe njëkohësisht duke nderuar kujtimin e një promotori të zhvillimit agrar në dekadat e fundit: agronomin Ahmet Osja. 

(Gazeta VIJA nr. 23, Gusht 2020)

agribusiness entrepreneurship innovation incubator natural tourism rural areas VIJA
1624 Views
101
Fermat po bëhen lokomotiva të zhvillimit të zonaveFermat po bëhen lokomotiva të zhvillimit të zonaveSeptember 4, 2020
Forum i sipërmarrësve për Udhëtimin Studimor në fermaSeptember 5, 2020Forum i sipërmarrësve për Udhëtimin Studimor në ferma

Related Posts

Delegacioni Suedez tek sipermarrjet e GO2Innovation_Tetor 2021 (1)
Tourism & Entrepreneurship

Delegacioni suedez vizitë në sipërmarrjet e GO2Innovation

GO2 October 7, 2021
orbita kuzhina ok
EditorialTourism & Entrepreneurship

Kuzhina tradicionale nuk është fosil, por një organizëm i gjallë që ndryshon

August 5, 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Categories
  • Built Environment (12)
  • Cultural Heritage (6)
  • Editorial (5)
  • Education (4)
  • Interview (3)
  • Natural Environment (8)
  • Tourism & Entrepreneurship (15)
  • Uncategorized (3)
https://www.youtube.com/watch?v=HgjYITrbd8Q&t=28s&ab_channel=GO2Albania
Tags
agribusiness cultural tourism entrepreneurship innovation incubator intangible heritage media coverage natural tourism protected areas public spaces rural areas tangible heritage urban activism urban areas urban spaces VIJA
Archives
  • August 2022
  • July 2022
  • June 2022
  • April 2022
  • February 2022
  • November 2021
  • October 2021
  • August 2021
  • July 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • April 2021
  • February 2021
  • December 2020
  • November 2020
  • October 2020
  • September 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • June 2020
  • April 2020
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • May 2018
  • December 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • September 2016

GO2 Albania © MMXXIII