GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

info@go2albania.org
+355 69 672 8877
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation

GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Blog
Home Interview Fermat po bëhen lokomotiva të zhvillimit të zonave
zefgjeta_interviste
Interview
VIJA September 4, 2020

Fermat po bëhen lokomotiva të zhvillimit të zonave

Pas udhëtimit stidumor në disa nga fermat e Qarkut Shkodër, gazeta VIJA bisedoi me Prof. As. Dr. Zef Gjeta, agronomin i cili dha ekspertizën e tij në rolin e konsulentit për fermat e agroturizmit, fillimisht në leksionet e mbajtura në Shkollën “Hamdi Bushati”, e më pas në 10 fermat që u vizituan. Në intervistën që vijon, Gjeta evidenton rëndësinë dhe funksionalitetin e këtij udhëtimi, për vizitorët – fermerët e rrjetit të sipërmarrjeve që po mbështeten nga #GO2Innovation, por edhe për fermërët pritës. Duke shprehur kënaqësinë për vizitat e studimore, që dikur bëheshin vetëm jashtë vendit, por që tani mund të realizohen në Qarkun Shkodër dhe kudo gjetkë nëpër Shqipëri, eksperti i njohur thekson nevojën e promovimit të arritjeve të këtyre fermave, sikurse ngre problemin konstant të ndihmës së munguar për fermerët, që nga dokumentacioni bazë i pronësisë së tokjës, e deri te mbështetja financiare.

VIJA: Krahas punës teorike në zyrë, #GO2Innovation e zhvendosi konsulencën e agrobiznesit në terren, përmes një turi disaditor në 10 ferma të karaktereve të ndryshme në rajonin e Shkodrës. Si e vlerësoni këtë nismë?

Zef Gjeta: Kjo është një nismë mjaft interesante dhe e veçantë e cila u vlerësua edhe nga pjesëmarrësit. Mendoj se kombinimi i trajnimeve në sallë me vizitat në terren, ku pjesëmarrësit kanë kontakte direkte me fermerët e suksesshëm, ku ata shikojnë konkretisht arritjet e tyre, dhe ku mund të komunikojnë, të bëjnë pyetje e të lidhin kontaktet. Janë pikërisht këto kontakte që u shërbejnë atyre në aktivitetin e përditshëm, por edhe të krijojnë një lloj “rrjeti” në fushat përkatëse. Duke marrë parasysh këto të mira që vijnë nga kontaktet e konsulenca në terren, mund të thuhet se vërtetë ishte një zgjidhje pozitive dhe interesante.

A mendoni se udhëtime të tilla studimore në terren janë më të dobishme për sipërmarrësit e përfshirë në një program trajnimi/konsulence?

Në fillimet e punës në drejtim të ekonomisë së tregut, menjëherë pas përmbysjes së sistemit të kaluar, në mungesë të shembujve konkretë për t’u parë në vend, fermerët i dërgonim në vendet fqinje: Itali, Francë, Greqi, etj. Pra, kaq vlerësoheshin e çmoheshin (me të drejtë) vizitat studimore dhe trajnuese në fermë, saqë harxhoheshin shumë parà për këtë qëllim. Ndërsa tani, që i kemi shembujt në vendin tonë, është mirë që të shfrytëzohen mundësitë që këto udhëtime studimore të realizohen.

Shumica e sipërmarrësve që iu bashkuan turit të vizitës në ferma janë vetë fermerë. Në vëzhgimin tuaj a përfituan ato nga këto vizita?

Mendoj se të gjithë pjësëmarrësit përfituar, përfshi edhe veten time edhe ju si organizatorë. Por meqënëse fokusi ishte në vizitën në ferma, jam i mendimit se fermerët pjesëmarrës ishin pikërisht ata që përfituan më shumë.

Çfarë përfitimesh mund të kenë sipërmarrjet nga udhëtime të tilla studimore në terren?

Fermerët pjesëmarrës panë e dëgjuan për zgjidhje të zgjuara apo praktike, për investime efikase që ata kishin realizuar, apo edhe për orientim të orientuar nga tregu. Nëpërmjet pyetjeve që pjesëmarrësit u bënë sipërmarrësve që ne vizituam, morën përgjigje edhe për dilema apo vështirësi që ata kishin ndeshur në punën e tyre. Por unë dëshiroj që t’i vendos theksin njohjes më mirë të aktorëve që janë në treg, si dhe shkëmbimit të kontakteve dhe eksperiencave.

Fermë duket një fjalë e madhe, por në të vërtetë thuajse të gjitha fermat që vizituam janë biznese të vogla, ku sipërmarrësit punojnë vetë gjithë ditën. Përveçse në ekonomitë familjare, ku tjetër e shihni kontributin e këtyre fermave në ekonomitë lokale dhe më gjerë?

Një shoku im i fakultetit ka bërë studim të thelluar në lidhje me konceptin e fermës dhe ai ka arritur në konkluzion se fermë duhet të quhet ajo sipërmarrje në bujqësi që arrin të dalë në treg me së paku 50% të prodhimit të saj. Në këtë kuptim, fermat që vizituam, e meritojnë emrin fermë, apo edhe sipërmarrje biznesi. Në kushtet e fermave tona, përveçse menaxher, pronari duhet që të punojë edhe vetë direkt në fermë. Kjo është logjike, pasi këto biznese janë në hapat e tyre të parë dhe që të rriten, kërkohet punë e madhe. Fermat që vizituam, përveç kontributit për familjet e tyre, janë bërë “lokomotiva” të zhvillimit në zonat e tyre dhe më gjerë: baxhoja mbledh qumështin dhe nxit fermerët të shtojnë numrin e krerëve, kantinat grumbullojnë rrushin dhe nxisin rritjen e sipërfaqes dhe të cilësisë, prodhimi i fidanave nxit shtimin e sipërfaqes së mbjellë me bimë mjekësore, etj.

Për ju si agronom dhe njeri i terrenit, shumica e fermave të vizituara gjatë këtij turi kanë qenë të njohura. Prandaj, pyetja është se në sa prej fermave konstatuat progres dhe në ç’drejtim?

Për fatin e mirë, te të gjitha fermat që vizituam pashë ndryshime pozitive. Shkalla e përmirësimit të tyre ishte e ndryshme, por secila prej tyre kishte bërë një apo disa hapa progresi, duke: përmirësuar prodhimin, rritur rendimentin, përmirësuar paketimin dhe etiketimin, shtuar investimin, rritur numrin e të punësuarve, etj. Pra, tendenca e përmirësimit dukej dhe ky është drejtimi në të cilin ato duhet të ecin.

Tani, që i kemi shembujt në vendin tonë, është mirë që të shfrytëzohen mundësitë që këto udhëtime studimore të realizohen.

– Zef Gjeta, agronom

Në situatën e pandemisë aktuale, cila është ndihma më e nevojshme që mund t’u jepet fermave që u vizituan gjatë këtij turi?

Për ndihmën ndaj fermave dhe fermerëve flitet shumë, por në realitet ndihmesa është shumë larg nevojave. Ndaj si në kohë normale, e aq më shumë në këtë kohë pandemie, kërkohet të shtohet ndihma konkrete dhe direkte ndaj bujqësisë dhe fermerëve, por kërkohet edhe ndihmesë indirekte si: paisja e fermerëve me dokumentacionin e pronësisë, përmirësim i klimës së biznesit, përmirësim i infrastrukturës, kredi me interesa të favorshme etj.

Si profesionist por edhe si konsumator, a mendoni se produktet e fermave që u vizituan gjatë këtij turi janë të aksesueshme në treg dhe sa konkurruese janë?

Një pjesë e fermave e kishin të zgjidhur problemin e daljes në treg, ndërkohë që disa prej tyre kishin akoma probleme për të arritur deri te konsumatori. Prodhimet e fermave që vizituam ishin të cilësisë të pranueshme e deri shumë të mirë, por nuk janë akoma markë, nuk njihen sa dhe si duhet nga konsumatori, si dhe ka probleme të shumta në lidhje me zinxhirin e tregut. 

(Gazeta VIJA, Gusht 2020, faqe 3)

agribusiness entrepreneurship innovation incubator rural areas VIJA
486 Views
18
Kuzhina tradicionale nuk është fosil, por një organizëm i gjallë që ndryshonKuzhina tradicionale nuk është fosil, por një organizëm i gjallë që ndryshonAugust 5, 2020
Udhëtim studimor në modele të suksesshme të agrobiznesitSeptember 4, 2020Udhëtim studimor në modele të suksesshme të agrobiznesit

Related Posts

Elton Noti interviste
Interview

Sipërmarrësit duhet të investojnë për afësimin profesional të stafit

VIJA October 3, 2020
Meliha Zyberaj
Interview

Vajzat e reja kanë interes për artizanatin

VIJA December 5, 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Categories
  • Built Environment (12)
  • Cultural Heritage (6)
  • Editorial (5)
  • Education (4)
  • Interview (3)
  • Natural Environment (8)
  • Tourism & Entrepreneurship (15)
  • Uncategorized (3)
https://www.youtube.com/watch?v=HgjYITrbd8Q&t=28s&ab_channel=GO2Albania
Tags
agribusiness cultural tourism entrepreneurship innovation incubator intangible heritage media coverage natural tourism protected areas public spaces rural areas tangible heritage urban activism urban areas urban spaces VIJA
Recent Posts
  • Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    August 29, 2022
  • Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    August 17, 2022
  • Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    August 4, 2022
Archives
  • August 2022
  • July 2022
  • June 2022
  • April 2022
  • February 2022
  • November 2021
  • October 2021
  • August 2021
  • July 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • April 2021
  • February 2021
  • December 2020
  • November 2020
  • October 2020
  • September 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • June 2020
  • April 2020
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • May 2018
  • December 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • September 2016

GO2 Albania © MMXXII