GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

info@go2albania.org
+355 69 672 8877
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation

GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Blog
Home Tourism & Entrepreneurship Konsulenca financiare zgjon interesin e rreth 25 sipërmarrësve në #GO2Innovation
Konsulenca Financiare ne #GO2Innovation (2)
Tourism & Entrepreneurship
GO2 June 20, 2020

Konsulenca financiare zgjon interesin e rreth 25 sipërmarrësve në #GO2Innovation

MMuaji Qershor, edhe pse ende pa u mbyllur, duket të jetë ndër më intensivët për sipërmarrësit e #GO2Innovation. Përpos seancave të mentorimeve individuale dhe në terren, rreth 25 sipërmarrësve të grupuar në 3 kategori po u ofrohet edhe konsulencë financiare.

Edukimi financiar po ofrohet nga dy konsulente me përvojë në fushën e biznesit dhe zhvillimit të tregut.

Në mënyrë që informacionet të kenë konistencë, në fazën e parë të konsulencës financiare sipërmarrësit e grupuar në start-up, biznes i vogël dhe biznes i madh u  trajnuan në grupe të veçanta rreth çështjeve më me interes për madhësinë dhe strukturën e biznesit të tyre. Faza e dytë mbi edukimin financiar po realizohet me konsultime individuale rreth sfidave specifike me të cilat hasen bizneset gjatë aktivitetit të përditshëm.

Tematikat kyçe të trajtuara në fazën e parë të seancave mbi edukimin financiar janë informacione bazë, ligje dhe VKM (Vendime të Këshillit të Ministrave), por edhe materiale ilustruese video mbi:

  • Llojet e sipërmarrjeve, avantazhet dhe disavantazhet e tyre;
  • Mënyrën e regjistrimit të të gjitha kategorive të bizneseve (me xhiro vjetore nën 2 milion lekë, me xhiro vjetore 2-5 milion lekë, me xhiro vjetore 5-8 milionë lekë, dhe me xhiro vjetore mbi 8 milionë lekë), si dhe regjistrimin si fermer;
  • Hapat që ndiqen për regjistrim në QKB (Qendrën Kombëtare të Bizneseve), E-Albania, Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Drejtorinë e Tatimeve Vendore etj. të njësive të sipërlistuara;
  • Regjistrimi në platformën “Tatimet e mia”, regjistrimi i sipërmarrësit, plotësimi i listëpagesave në sistemin online;
  • Detyrimet tatimore sipas kategorive të bizneseve bazuar në xhiron e deklaruar;
  • Kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, deklarimet dhe pagesat e tyre;
  • Llogaritja e pagës bruto dhe llogaritja e pagës neto
  • Marrëdhëniet me insitucionet financiare, kreditimi, llogaritë, transferta etj
Konsulenca Financiare ne #GO2Innovation (2)
Konsulenca Financiare ne #GO2Innovation (4)
Konsulenca Financiare ne #GO2Innovation (3)
Konsulenca Financiare ne #GO2Innovation (3)
Konsulenca Financiare ne #GO2Innovation (1)
Konsulenca Financiare ne #GO2Innovation (1)

Sipërmarrësit që morën pjesë në seancën e parë sollën në vëmendje nevojën për mbështetje individuale rreth hapave të regjistrimit të një biznesi si person fizik, llogaritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat fizik, të cilat u pasuan gjatë fazës së dytë të seancave mbi edukimin financiar.

Përveç pjesës financiare, ndërveprim mes konsulentëve dhe pjesëmarrësve pati edhe në drejtim të çështjeve të tjera që mund të ndikojnë pozitivisht në rritjen e të ardhurave dhe rritjen e kërkesës për produktet dhe shërbimet e tyre.

Me interes të veçantë nga sipërmarrësit u evidentua nevoja për koordinimin e bizneseve të përfshira në #GO2Innovation që operojnë në fushën e turizmit me synim krijimin dhe forcimin e një rrjeti për promovimit të përbashkët.

Konsulentet financiare të angazhuara në #GO2Innoivation janë:

Xaira Kastrati Shurdha photo

Xaira Kastrati Shurdha

Xaira Kastrati është konsulente biznesi me një përvojë profesionale në disa fusha. Në sistemin bankar ka punuar për 17 vite  duke qenë përgjegjëse për  konsultimin financiar të klientëve të biznesit e individëve, vendimarrjen mbi kreditimin bazuar në analizë financiare, planifikimin strategjik, menaxhimi i riskut, menaxhim i burimeve njerëzore, monitorim e raportime  etj. Në qeverinë qëndrore, në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Zëvendës Kryeministrit, ka koordinuar dy reforma ndërministrore në Shqipëri “Reformimi i Shërbimeve Publike” dhe “Reforma e Deregulimit”. Për më tepër, ajo ka një eksperiencë të konsiderueshme në hartim e menaxhim projektesh si dhe në konsulencë e marrëdhënie me donatorë e partnerë ndërkombëtare.

Sonila Hasaj photo

Sonila Hasaj

ekonomiste zhvillimi

Sonila Hasaj është ekonomiste zhvillimi e lidhur ngushtë me ndikimin që kanë sipërmarrjet sociale e ato të vogla lokale për një zhvilimin të qëndrueshëm. Pas tre vitesh përvojë në menaxhim financash në sektorin jofitimprurës, Sonila aktualisht po ndjek studimet master për Zhvillim Ekonomik në një nga universitete më të mira në SHBA, Vanderbilt University, duke u ekzpozuar jo vetëm ndaj kërkuesve shkencorë më të mirë të fushës, por edhe ndaj përvojave më të mira të investimeve të impaktit dhe sipërmarrjeve sociale të drejtuara nga forcat e tregut.

entrepreneurship innovation incubator VIJA
1195 Views
93
2 ditë dinamike me sipërmarrësit në konkursin e #GO2Innovation2 ditë dinamike me sipërmarrësit në konkursin e #GO2InnovationApril 21, 2020
Mentorimi, një dritare mundësie për sipërmarrësit në epokën e pandemisëJune 21, 2020Mentorimi, një dritare mundësie për sipërmarrësit në epokën e pandemisë

Related Posts

forumi
Tourism & Entrepreneurship

Forum i sipërmarrësve për Udhëtimin Studimor në ferma

September 5, 2020
shkodra e fshehte
Tourism & Entrepreneurship

“Shkodra e fshehtë” ju fton ta zbuloni këtë verë

GO2 August 2, 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Categories
  • Built Environment (12)
  • Cultural Heritage (6)
  • Editorial (5)
  • Education (4)
  • Interview (3)
  • Natural Environment (8)
  • Tourism & Entrepreneurship (15)
  • Uncategorized (3)
https://www.youtube.com/watch?v=HgjYITrbd8Q&t=28s&ab_channel=GO2Albania
Tags
agribusiness cultural tourism entrepreneurship innovation incubator intangible heritage media coverage natural tourism protected areas public spaces rural areas tangible heritage urban activism urban areas urban spaces VIJA
Archives
  • August 2022
  • July 2022
  • June 2022
  • April 2022
  • February 2022
  • November 2021
  • October 2021
  • August 2021
  • July 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • April 2021
  • February 2021
  • December 2020
  • November 2020
  • October 2020
  • September 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • June 2020
  • April 2020
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • May 2018
  • December 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • September 2016

GO2 Albania © MMXXIII