GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

info@go2albania.org
+355 69 672 8877
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation

GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Blog
Home Tourism & Entrepreneurship Përvoja më e mirë izraelite e teknologjive të pastra në ndihmë të bizneseve turistike të Shkodrës
noram gressel
Tourism & Entrepreneurship
GO2 June 25, 2020

Përvoja më e mirë izraelite e teknologjive të pastra në ndihmë të bizneseve turistike të Shkodrës

MMe moton “Turizmi i gjelbër: Tani dhe përgjithmonë” #GO2Innovation organizoi të Mërkurën një webinar me ligjërues ekspertin izraelit të teknologjive të pastra, Dr. Noam Gressel.
Webinari u mbajt kryesisht për sipërmarrjet që po mbështeten nga #GO2Innovation në kuadër të projektit Challenge Fund – EU for Innovation të Bashkimit Europian, të zbatuar nga Sida dhe GIZ. Megjithatë në takim morën pjesë mjaft përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare që ushtrojnë aktivitetin në fushën e turizmit, ekspertë të fushave të ndryshme, deputetë etj.

Takimi nisi me prezantimin e znj. Eltjana Shkreli, planifikuese urbane dhe Drejtore Ekzekutive e Organizatës GO2, e cila u ndal në katër shtyllat ku mbështet puna e GO2 për realizimin e misionit të saj: Mjedisin e ndërtuar; mjedisin natyror, trashëgiminë kulturore dhe turizmin e qëndrueshëm. Një projekt i tillë, – tha znj. Shkreli, – i realizuar me përfshirjen e komunitetit është edhe #GO2Innovation, Qendra e Inovacionit që prej 6 muajsh po punon me rreth 50 sipërmarrës, duke u ofruar shërbime të shumta, si rrjetëzime, trajnime, mentorime, promovim, marketing, rritje fondesh, konsulencë etj.

Më pas, duke ia dhënë fjalën ekspertit Dr. Noam Gressel, znj. Shkreli tha se ai është ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në Izrael në fushën e teknologjive të pastra, si trajtimi i ujërave, riciklimi i mbetjeve dhe bioteknika.

Green Tourism_It's now and forever (2)
Green Tourism_It's now and forever (3)
Green Tourism_It's now and forever (3)
Green Tourism_It's now and forever (1)
Green Tourism_It's now and forever (2)
Green Tourism_It's now and forever (1)
Previous
Next

Me përvojë gati 30-vjeçare në fushën e turizmit të qëndrueshëm, Dr. Noam Gressel e nisi ligjëratën me një panoramë të përgjithshme të zhvillimit të turizmit global deri para fillimit të pandemisë covid19, duke theksuar se rritjen më të shpejtë në dekadat e fundit e patën industrializimi dhe teknologjia, konsumi dhe rrjedhimisht – ndotja. Rritja e popullsisë dhe emigracioni u pasuan me rritje të tensioneve politike në shumë vende – tha ai, – dhe kjo mungesë stabiliteti politik do të vazhdojë të rritet përderisa nuk ka një balancë në shpërndarjen e burimeve të nevojshme për jetën.

Këto zhvillime e ndryshuan botën shumë shpejt – tha ai, duke u ndalur në shembujt se si turizmi e dëmtoi mjedisin. Sipas Dr. Gressel, janë katër gjërat që kërkon një turist i zakonshëm: 1. Kënaqësinë; 2. Të ndjerit i respektuar; 3. Shplodhjen dhe rigjenerimin e shëndetit; 4. Kosto të përshtatshme. Ndërsa turistët miqësorë me mjedisin, të cilët duan aktivitete në natyrë, duan që turizmi të ketë ndikim sa më të vogël në mjedis, duan që të njihen me atraksionet kulturore të një vendi, dhe të konsumojnë ushqim sezonal – nuk duan pishina, nuk duan autostrada dhe schiuma party e sigurisht as pica dhe fruta tropikale. Duke e shtjelluar më tej këtë qasje, Dr. Noam Gressel u ndal te këshillat se si bizneset e vogla dhe të mesme – të cilat përbëjnë rreth 90% të sipërmarrjeve që po mbështeten nga #GO2Innovaion – mund të bëhen të qëndrueshme nga pikëpamja mjedisore. Ai evidentoi disa prej kushteve që këto biznese duhet të plotësojnë, si: ruajtja e habitatit natyror, përdorimi i energjisë së rinovueshme dhe efiçenca e saj,  menaxhimi i ujërave të përdorura dhe i mbetjeve, ofrimi i përvojave dhe shërbimeve edukative (kulturore dhe natyrore), kuzhina vendase dhe paketimi ekologjik i produkteve. Për këtë qëllim, eksperti izraelit i teknologjive të pastra solli raste të ndryshme studimore, si psh, panelet diellore në hotele dhe bujtina në Vienë dhe në Uells (Wales), menaxhimi i ujërave të përdorur në fshatrat turistikë të Singaporit, e më pas prezantoi edhe makinerinë e prodhimit të biogazit përmes përpunimit të mbetjeve organike. Këto makineri të vogla sa një çadër e vogël kampingu, janë me çmime dhe kapacitete të përshtatshme sidomos për bujtinat dhe restorantet, të cilat mund të prodhojnë gaz për ngrohje dhe për gatim duke ricikluar mbetjet organike nga puna në kuzhinë. Sipas Dr. Gressel, këto praktika janë një pjesë e rrugës që duhet të bëjë biznesi i mesëm dhe i vogël për t’u çertifikuar sipas standardeve ndërkombëtare të turizmit të gjelbër, si psh Green Key, Green Destination etj. Ai premtoi se në webinar-in e ardhshëm do të diskutohet rast pas rasti për sipërmarrjet e turizmit dhe agrobiznesit në Qarkun Shkodër, të përzgjedhura nga #GO2Innovation.
Edhe pse e mbajtur në gjuhën angleze, ligjërata t Dr. Noam Gressel zgjoi interes të madh te auditori dhe këtë e dshmuan pyetjet e shumta në adresë të tij. Në disa raste pyetjet ngritën shqetësimin për masivizimin e turizmit në vitet e fundit në Shqipëri, për mënyrën e menaxhimit të ujit dhe përfitimeve nga energjia diellore etj. Në lidhje me këtë, eksperti izraelit tha se fakti që njeriu ka të drejtë të përdorë burimet që janë dhuratë e natyrës nuk do të thotë se këto burime janë falas, sepse njeriu duhet të ketë strategji për ruajtjen dhe rigjenerimin e këtyre burimeve natyrore. I pyetur për dallimin dhe të përbashkëtat ndërmjet turizmit të gjelbër dhe turizmit të qëndrueshëm, Gressel përmendi ekoturizmin që fokusohet vetëm në vlerat natyrore dhe turizmin e qëndrueshëm që është më i gjerë: ai përfshin ekoturizmin, por pranon disa aktivitete me ndikim të vogël në mjedis dhe sidomos edhe ndikimin social te komunitetet lokale. Turizmi i qëndrueshëm krijon vende pune cilësore në komunitet, – tha ai, – duke evidentuar përparësitë e këtij turizmi në raport me turizmin e paqëndrueshëm (masiv), ndërsa shtoi edhe vlerat natyrore dhe kulturore që vetëm turizmi i qëndrueshëm arrin t’i mbrojë dhe t’i zhvillojë në mënyrë të trashëgueshme për të ardhmen.

Turizmi i qëndrueshëm krijon vende pune cilësore në komunitet.

– Dr. Noam Gressel

Në mbyllje të webinar-it, Dr. Noam Gressel premtoi se do t’i vizitojë dhe këshillojë nga afër sipërmarrësit e përzgjedhur nga #GO2Innovation sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa së bashku me znj. Eltjana Shkreli evidentuan disa prej elementëve të përbashkët të dy popujve: hebrejve dhe shqiptarëve.

Dr. Noam Greessel është një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm izraelit në fushën e teknologjive të pastra dhe atyre ushqimore. Pas një përvoje disavjeçare në sektorin e organizatave jofitmprurëse, si Drejtor Shkencor i Bashkimit Izraelit për Mbrojtjen Mjedisore dhe Drejtor Ekzekutiv i Institutit Arava për Studimet Mjedisore, në vitin 2001 Dr. Noam Gressel themeloi Assif-Strategies, ndërsa nmë vonë edhe tre biznese të tjera: Elysium Carbon Trade & Investment, TransAlgae dhe së fundmi ECO-OS – një kompani online që përshpejton shndërrimin e organizatave drejt një të ardhmeje të qëndrueshme. Gjatë kësaj kohe, Dr. Gressel ka shërbyer si Partner i Sipërmarrjes me Greylock Partners Israel, ndërsa është anëtar i Bordit të kompanisë teknologjisë ushqimore DouxMatok, si dhe i Panelit Këshillues Mjedisor të Yad Handiv – Foundacioni Rothschild.

Gressel ka mbrojtur doktoraturën në Departamentin e Shkencave, Politikave dhe Menaxhimit Mjedisor në Universitetin e Karolinës, Berkley, ndërsa studimet bachelor i shkencave në Shklencat e Tokës dhe të Ujit i ka kryer me rezultate të shkëlqyera (Cum Laude) në Universitetit Hebre në Jeruzalem.

entrepreneurship innovation incubator
544 Views
23
Mentorimi, një dritare mundësie për sipërmarrësit në epokën e pandemisëMentorimi, një dritare mundësie për sipërmarrësit në epokën e pandemisëJune 21, 2020
Pandemia, Shkodra shpall konkurs për fotot e mjekëveJuly 16, 2020Pandemia, Shkodra shpall konkurs për fotot e mjekëve

Related Posts

orbita kuzhina ok
EditorialTourism & Entrepreneurship

Kuzhina tradicionale nuk është fosil, por një organizëm i gjallë që ndryshon

VIJA August 5, 2020
noram gressel
Tourism & Entrepreneurship

Përvoja më e mirë izraelite e teknologjive të pastra në ndihmë të bizneseve turistike të Shkodrës

GO2 June 25, 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Categories
  • Built Environment (12)
  • Cultural Heritage (6)
  • Editorial (5)
  • Education (4)
  • Interview (3)
  • Natural Environment (8)
  • Tourism & Entrepreneurship (15)
  • Uncategorized (3)
https://www.youtube.com/watch?v=HgjYITrbd8Q&t=28s&ab_channel=GO2Albania
Tags
agribusiness cultural tourism entrepreneurship innovation incubator intangible heritage media coverage natural tourism protected areas public spaces rural areas tangible heritage urban activism urban areas urban spaces VIJA
Recent Posts
  • Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    August 29, 2022
  • Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    August 17, 2022
  • Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    August 4, 2022
Archives
  • August 2022
  • July 2022
  • June 2022
  • April 2022
  • February 2022
  • November 2021
  • October 2021
  • August 2021
  • July 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • April 2021
  • February 2021
  • December 2020
  • November 2020
  • October 2020
  • September 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • June 2020
  • April 2020
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • May 2018
  • December 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • September 2016

GO2 Albania © MMXXII