GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

info@go2albania.org
+355 69 672 8877
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation

GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Blog
Home Editorial Kuzhina tradicionale nuk është fosil, por një organizëm i gjallë që ndryshon
orbita kuzhina ok
EditorialTourism & Entrepreneurship
VIJA August 5, 2020

Kuzhina tradicionale nuk është fosil, por një organizëm i gjallë që ndryshon

TTradita nuk është një fosil dinosauri i varrosur nën formacionet gjeologjike miliona vite më parë, por një organizëm i gjallë që merr jetë prej natyrës dhe njeriut. Gjatë këtij evoluimi ajo shtrezësohet në kohë, duke u pasuruar me konstruktin shpirtëror dhe ideor të brezave, si dhe me materialet natyrore të mjedisit rrethues. Ashtu si zakonet, veshjet, ndërtimet, edhe gatimi është një trashëgimi kulturore shpirtërore që duhet kuptuar dhe interpretuar në zhvillim të pandalshëm, me përgjegjësinë e kujdestarisë për ta përcjellë te pasardhësit, pa refuzimin për diçka të vjetër e të pavlerë dhe sidomos pa kompleksin e të bërit sakrilegj me ndërhyrjet e mjeshtërve të vërtetë. Të atyre që bëjnë art në kuzhinë.

Nisur nga këto ide të rëndësishme, #GO2Innovation organizoi punëtorinë e kulinarisë për sipërmarrjet e turizmit dhe agrobiznesit të Qarkut Shkodër, si dhe studentë të Shkollës së Mesme Profesionale “Hamdi Bushati”. Të udhëhequr nga dy prej profesionistëve më njohës dhe krijues të kuzhinës sot në Shqipëri: Alfred Marku dhe Dhurata Thanasi, mbi 20 pjesëmarrës ndoqën leksionet, por edhe realizuan me dhjetëra orë pune në përgatitjen e rreth 40 recetave me përbërës krejtësisht autoktonë, që nga perimet e stinës, barishtet e egra, frutat e thata, disa lloje peshqish të zonës, si dhe mishi, e deri te delikatesat, si vezëve të thata të peshkut, lulëkuqet apo luleçikoret e marinuara, si dhe larminë e bimëve aromatike mjekësore, të egra dhe të kultivuara në mënyrë organike, për të cilat shquhet zona e Shkodrës. Kjo broshurë me receta po u shpërndahet të gjithë pjesëmarrësve në punëtori.

Preparing desserts
Details from cooking during Culinary Workshop
Traditional Cuisine
Blueberry juice_Culinary Workshop Recipe
Meet cookd with vegetables_Culinary Workshop Recipe
Gourmet Cuisine
Moments from cooking during Culinary Workshop
Mousse with lavander_Culinary Workshop Recipe
Previous
Next

Marku me përvojë të shkëlqyer dhe pionier i kuzhinës gourmet jo vetëm në Veri të Shqipërisë dhe Thanasi me dijenitë e thella për historikun e kuzhinës shqiptare i dhanë shpirtin një punëtorie dinamike me pjesëmarrës të moshave, gjinive, profesioneve, formimeve kulturore, përkatësive sociale e fetare dhe shtrirjeve të ndryshme gjeografike. Pas konsulencës me stafin e #GO2Innovation, shefat e kuzhinës ranë dakord që pjesëmarrësit në punëtorinë e kulinarisë të sillnin me vete, në secilën ditë, një shportë të ndryshme produktesh nga territori i tyre. Qëllimi ishte përdorimi i produkteve 0km, si dhe funksionalizimi në kuzhinën tradicionale i disa prej shumë aseteve ende të pashfrytëzuara të zonave prej ku vinin pjesëmarrësit në punëtorinë e kulinarisë. Produktet ishin të gjitha të kultivuara, të mbledhura ose të përgatitura nga vetë pjesëmarrësit në punëtori, përmes aktivitetit të tyre si sipërmarrës në sektorë të ndryshëm të agrobiznesit, në ferma frutash e perimesh, bimësh aromatike mjekësore, në parqe bletësh, në vreshta, ullishte, baxho e punishte artizanale të përpunimit të tyre. Në mënyrë që bujtinat alpine të mos bartin plastikë importi duke i ndotur lumejtë për brezat, por t’ua shuajnë etjen vizitorëve me ujin e borës, lëngjet e frutave, perimeve e barishteve të egra, çajrat e ftohta të bimëve aromatike mjekësore; që të shërbejnë troftë të marinuar, kotoleta me gjethe sherebele, kulaç me vezë qefulli të thata, mish derri me pure patatesh dhe lulëkuqe, fërgicë me thana të thata, kaçimak me djathë mishavinë dhe lëng rike, shurup lavande, liker me gjethe ulliri etj., etj..

Të udhëhequr nga dy prej profesionistëve: Alfred Marku dhe Dhurata Thanasi, mbi 20 pjesëmarrës ndoqën leksionet, por edhe realizuan me dhjetëra orë pune në përgatitjen e rreth 40 recetave me përbërës krejtësisht autoktonë.

Të ushqyerit është vërtetë një moment solemn qetësimi, socializimi, afrimi dhe dashurie. Është koha që i japim vetes dhe të dashurve, duke respektuar dhe vlerësuar njëkohësisht përgatitësit e ushqimit dhe burimin e të gjitha të mirave: natyrën. Ajo i ka përgatitur bimët që ta tregojnë shijen e luleve të tyre duke u dhënë aftësinë të konkurrojnë për të joshur bletët dhe gjallesat e tjera nektarmbledhëse përmes ngjyrave dhe formave – si veprat më të përkryera të artit. Prandaj kuzhinieri i luleve Alfred Marku, por edhe sipërmarrësja Dhurata Thanasi nuk u mjaftuan me shijet intriguese të recetave të tyre me përbërës enciklopedikë, por i kthyen ata në vepra të mirëfillta arti. Ndonjëherë edhe me prirje të theksuara romantike, si për shembull, pjata “Speci i dashuruar”, e përgatitur në ditën e parë të punëtorisë. Përmes formave, hapësirës dhe raportit ndërmjet tyre, si dhe kombinimit të ngjyrave, recetat e përgatitura me përbërës krejtësisht vendorë, i dhanë një dimension tjetër konceptit të traditës dhe tradicionales në kuzhinë. Sepse ashtu si te bletët – edhe te njeriu nuk ushqehet vetëm goja, por edhe syri, i cili është përcaktues. Sepse ashtu si më e mira trashëgimi e veshjes popullore shqiptare – xhubleta është punuar me finesa deri në detajet më të imëta – edhe kuzhina tradicionale mund të pasurohet dhe zbukurohet në përgatitje dhe në servirje me filtra modernë, duke iu referuar pikërisht shijeve estetike të paraardhësve. 

(Gazeta VIJA Nr. 22, fq.1, Korrik 2020)

agribusiness entrepreneurship innovation incubator VIJA
621 Views
30
“Shkodra e fshehtë” ju fton ta zbuloni këtë verë“Shkodra e fshehtë” ju fton ta zbuloni këtë verëAugust 2, 2020
Fermat po bëhen lokomotiva të zhvillimit të zonaveSeptember 4, 2020Fermat po bëhen lokomotiva të zhvillimit të zonave

Related Posts

Youth employment – open call poster-web
Tourism & Entrepreneurship

Thirrje për praktikë të paguar (tezgjah – filigran)

GO2 February 4, 2022
Konferenca-2
Tourism & Entrepreneurship

#GO2Innovation kontribuoi në krijimin e ekosistemit të turizmit dhe agrobiznesit

VIJA July 2, 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Categories
  • Built Environment (12)
  • Cultural Heritage (6)
  • Editorial (5)
  • Education (4)
  • Interview (3)
  • Natural Environment (8)
  • Tourism & Entrepreneurship (15)
  • Uncategorized (3)
https://www.youtube.com/watch?v=HgjYITrbd8Q&t=28s&ab_channel=GO2Albania
Tags
agribusiness cultural tourism entrepreneurship innovation incubator intangible heritage media coverage natural tourism protected areas public spaces rural areas tangible heritage urban activism urban areas urban spaces VIJA
Recent Posts
  • Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    August 29, 2022
  • Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    August 17, 2022
  • Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    August 4, 2022
Archives
  • August 2022
  • July 2022
  • June 2022
  • April 2022
  • February 2022
  • November 2021
  • October 2021
  • August 2021
  • July 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • April 2021
  • February 2021
  • December 2020
  • November 2020
  • October 2020
  • September 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • June 2020
  • April 2020
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • May 2018
  • December 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • September 2016

GO2 Albania © MMXXII