GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

info@go2albania.org
+355 69 672 8877
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation

GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Punetoria Art ne Qytet_GO2_2021 (2)
Built Environment
GO2 November 14, 2021

Një vëmendje për artin publik

VVeprat e artit në hapësirën publike janë dëshmi e marrëdhënies së një qyteti me vetveten, me kulturën, traditën, historinë e tij. Në Shkodër, këto vepra përbëhen kryesisht nga skulpturat dhe disa lapidarë të trashëguar nga totalitarizmi, si dhe disa përpjekje për të sjellë një frymë bashkëkohore në teknika të reja.

Por sa vepra të tilla arti ka qyteti? Ku gjenden ato dhe në ç’gjendje janë? Kush i ka realizuar dhe kujt i kushtohen? Në ç’kontekst hapësinor ngrihen dhe cili është impakti I tyre social? Çfarë funksioni kryejnë dhe cili është mesazhi që përcjellin për njerëzit dhe për qytetin? Për t’u dhënë përgjigje këtyre dhe ndoshta shumë pyetjeve të tjera, organizatat GO2 dhe Art Kontakt zhvilluan punëtorinë ‘ART në QYTET’ me studentë të arkitekturës dhe urbanistikës të Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT dhe Universiteti Epoka përmes mbledhjes së të dhënave në terren dhe në tryezë, me qëllim inventarizimin e katalogimin e veprave të artit në hapësirën publike të qytetit të Shkodrës. Këto vepra arti do të hartëzohen dhe interpretohen edhe falë angazhimit të specialistëve të fushës, artistëve, studiuesve të artit etj.

30 vitet e tranzicionit kanë sjellë një braktisje e shkatërrim të hapësirës publike, si në  mirë-projektim, ashtu edhe në menaxhim të saj. Moskontrolli i të mirës së përbashkët tërë këto vite ka sjellë cënimin e pronësisë duke e transformuar nga publike në private, duke pushtuar hapësirën publike, duke i ndryshuar formën e saj fizike pa rregulla dizajni apo peisazhi urban. Tërë këto ndërhyrje kanë sjellë një përdorim e menaxhim të saj aspak të mirë, pjesë e të cilave janë edhe veprat e artit – shpesh të vendosura pa respektim të sfondit urban apo kontekstualizimit. Për të arritur në një përfundim e mendim të bazuar në fakte, mbledhja e të dhënave për veprat në hapësirën publike ka qenë një sfidë, pasi institucionet vendore, si Bashkia Shkodër apo Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër nuk kanë informacione të plota, të përditësuara mbi tërë këtë pasuri artistike në funksion të hapësirës publike. Prandaj shumë informacione janë mbledhur nga drejtpërdrejt nga terreni, nga intervistat me artistët/arkitektë e urbanistë lokal, nga shkrime e referenca në shtypin e hershëm të kohës në veçanti para viteve ’90-të, pasi në tranzicion ky zakon i përditësimit ka humbur.

Punetoria Art ne Qytet_GO2_2021 (1)
Punetoria Art ne Qytet_GO2_2021 (6)
Punetoria Art ne Qytet_GO2_2021 (4)
Punetoria Art ne Qytet_GO2_2021 (5)
Art ne qytet_interviste me Ferid Kola
Art ne Qytet_interviste me Hilmi Tafa
Art ne Qytet_interviste me Nermin Shurdha
Art ne Qytet_interviste me Petrit Bilali
Previous
Next

Punëtoria për Veprat e Artit në hapësirën publike nuk mund të ishte e plotë pa bisedat me artistët, të cilët i falenderojmë për solidaritetin dhe atmosferën bashkëpunuese që shfaqën me studentët e Arkitekturës dhe Planifikimit Urban. Gjatë këtyre bisedave, artistët Hilmi Tafa, Ferid Kola, Petrit Bilali dhe Nermin Shurdha, ndanë përvoja, pikëpamje dhe informacione të rëndësishme për gjendjen e artit publik në Shkodër, si dhe për kontributin e kolegëve të tjerë, veprat e të cilëve janë tashmë pjesë e panoramës së qytetit.

Zhvillimi i veprave të artit i përket kryesisht dy epokave: 1945-1990 dhe 1991-2020 si dy kohë të ngjashme në formë, por të ndryshme në përmbajtje pasi njerëzit të cilët i ideuan dhe i formësuan këto vepra ishin po të njëjtët artistë/urbanistë/arkitektë ne mendësi e sjellje, por rregullat shoqërore ishin në kohë të ndryshme. Nëse në epokën  e parë kishte një censurë e autoritarizëm absolut, por nën rregulla të respektimit të peisazhit urban mjaft të mirëdizenjuar, në epokën pasuese liria e krijimit ishte pa kushte e nën liri të plotë, por nën një proces dizenjimi amator e pasionesh diletante të njerëzve partiake nën hijen e institucioneve vendore lokale. Për të përcjellë më fakte ndryshimin, na është dashur të evidentojmë objektet një për një, me të dhëna që vështirë të gjenden e të verifikohen, por që do shërbejnë për të konkluduar një mendim kritik e analitik mbi situatën aktuale në qytet. Kjo do mund të hapë perpsektiva për një planifikim të hapësirave publike, qoftë në dizenjim, në estetikë, në menaxhim në të ardhmen. Pasi kultura e një komuniteti është e mirë e përbashkët dhe kjo duhet të reflektohet më së miri nga mjedisi i përbashkët urban – me qëllim përmirësimin e ndjesisë së përkatësisë, të mirëqënies dhe cilësisë së jetesës.

public spaces urban activism urban areas
501 Views
11
Delegacioni suedez vizitë në sipërmarrjet e GO2InnovationDelegacioni suedez vizitë në sipërmarrjet e GO2InnovationOctober 7, 2021
Arti publik në Shkodër: forum i hapurNovember 16, 2021Arti publik në Shkodër: forum i hapur

Related Posts

loja-e-drejta-mbi-qytetin-poster-per-web
Built Environment

Thirrje e hapur: Loja “E Drejta mbi Qytetin”

GO2 May 1, 2021
Loja E drejta mbi Qytetin_GO2_2021 (7)
Built Environment

Fshati i fëmijëve në shekullin XXII, si e drejtë mbi qytetin

GO2 June 28, 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Categories
  • Built Environment (12)
  • Cultural Heritage (6)
  • Editorial (5)
  • Education (4)
  • Interview (3)
  • Natural Environment (8)
  • Tourism & Entrepreneurship (15)
  • Uncategorized (3)
https://www.youtube.com/watch?v=HgjYITrbd8Q&t=28s&ab_channel=GO2Albania
Tags
agribusiness cultural tourism entrepreneurship innovation incubator intangible heritage media coverage natural tourism protected areas public spaces rural areas tangible heritage urban activism urban areas urban spaces VIJA
Recent Posts
  • Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    August 29, 2022
  • Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    August 17, 2022
  • Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    August 4, 2022
Archives
  • August 2022
  • July 2022
  • June 2022
  • April 2022
  • February 2022
  • November 2021
  • October 2021
  • August 2021
  • July 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • April 2021
  • February 2021
  • December 2020
  • November 2020
  • October 2020
  • September 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • June 2020
  • April 2020
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • May 2018
  • December 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • September 2016

GO2 Albania © MMXXII