GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

info@go2albania.org
+355 69 672 8877
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation

GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Blog
Home Cultural Heritage Pandemia, Shkodra shpall konkurs për fotot e mjekëve
POSTER konkursi 4
Cultural Heritage
GO2 July 16, 2020

Pandemia, Shkodra shpall konkurs për fotot e mjekëve

AAngazhimi dhe sakrifica e mjekëve në mbarë botën në përballimin e pandemisë së koronavirusit ka ngacmuar qytetin e Shkodrës për të hapur një konkurs të veçantë fotografik. Është Organizata për Planifikim të Qëndrueshëm Urban GO2, e cila ka shpallur para pak ditësh konkursin fotografik në shenjë nderimi për punën e mjekëve.

Konkursi realizohet përmes nxjerrjes nga arkivat familjare të fotografive dhe historive personale që fshihen pas këtyre fotografive. I ndërtuar mbi dy shtylla të përhershme: familja dhe historia, konkursi fokusohet rreth temave të ndjeshme të jetës së qytetit.

“Këtë herë u zgjodhën mjekët, sepse sakrifica e tyre kalon thuajse gjithmonë në heshtje dhe njerëzit kujtohen për ta vetëm kur janë vërtet në hall”, – thotë Drejtorja Ekzekutive e GO2, Eltjana Shkreli, duke iu referuar vëmendjes që morën ekipet mjekësore gjatë pandemisë.

Megjithatë, konkursi i këtij viti është një homazh për punonjësit e mjekësisë (studiuesit, mjekët, infermierët, farmacistët, laborantët etj.) përpara vitit 1990. Sipas organizatorëve, kjo zgjedhje është bërë me qëllim ruajtjen e kujtesës kolektive, por edhe ndërgjegjësimin për humanizmin e këtij profesioni.

Me profesion planifikuese urbane, Shkreli është nismëtare e këtij konkursi fotografik unik për nga metodologjia, që ka nisur pesë vjet më parë. “Sfida është se konkursi nuk mjaftohet me fotografinë, por synon sidomos rrëfimin njerëzor, historinë që shoqëron çdo shkrepje, duke i mëshuar ruajtjes dhe freskimit të kujtesës kolektive dhe trashëgimit të saj në breza”, – thotë Shkreli. “Nuk është gjithmonë e lehtë të fitosh besimin e njerëzve që përveç fotografisë, të tregojnë historitë e tyre personale, ndonjëherë edhe intime, dhe t’i bëjnë ato publike.”

Në konkursin me temë “Kujdesi shëndetësor përpara vitit 1990” pranohen vetëm fotografi origjinale të shkrepura përpara vitit 1990, të cilat dëshmojnë punën e studiuesve, mjekëve, infermierëve, farmacistëve, laborantëve etj., nga çdo fushë e mjekësisë. Tërheqja e formularëve  si dhe dorëzimi i fotografive bëhet çdo ditë pranë zyrave të kësaj organizate në Shkodër, ndërsa afati i konkurrimit është deri më 12 Shtator 2020.

Sfida është se konkursi synon sidomos rrëfimin njerëzor, historinë që shoqëron çdo shkrepje, duke i mëshuar ruajtjes dhe freskimit të kujtesës kolektive.

– Eltjana Shkreli

Ky konkurs fotografik e ka zanafillën në vitin 2016. Si qyteti kampion në Europën Juglindore ku biçikleta zë 29% të lëvizjes urbane, Shkodra organizoi konkursin e parë pikërisht me këtë temë dhe në të morën pjesë 26 konkurrentë të cilës sollën 66 fotografi. Në konkursin e dytë, me temë banesën qytetarë shkodrane morën pjesë 27 konkurrentë me 165 fotografi. Ndërsa konkursi i tretë, me temë jetën kulturore në qytet, ishte një sukses i vërtetë pasi 44 konkurrentë sollën 306 fotografi. Në këtë mënyrë, ashtu sikurse janë shprehur disa prej anëtarëve të jurisë së këtij konkursi, si Përparim Kabo, Qerim Vrioni etj., Organizata GO2 po krijon një arkiv të hapur të qytetit të Shkodrës, i cili do t’u shërbejë brezave të ardhshëm për të kuptuar dhe për t’u ndjerë krenarë me këtë trashëgimi.

Fotografitë e përzgjedhura nga juria bëhen pjesë e një ekspozite të madhe, që tradicionalisht hapet në një mjedis karakteristik Shkodran, si dhe përfshihen në albumin dygjuhësh (shqip-anglisht) “Shkodra  -familja, shëndeti, historia ime”. (Artikull nga KultPlus, Korrik 2020)

intangible heritage media coverage
540 Views
21
Përvoja më e mirë izraelite e teknologjive të pastra në ndihmë të bizneseve turistike të ShkodrësPërvoja më e mirë izraelite e teknologjive të pastra në ndihmë të bizneseve turistike të ShkodrësJune 25, 2020
Punëtoria e Start Up-eve: Studentë dhe sipërmarrësAugust 1, 2020Punëtoria e Start Up-eve: Studentë dhe sipërmarrës

Related Posts

Cover photo per shkrim
Cultural Heritage

Angazhim në ruajtjen e biodiversitetit dhe trashëgimisë

GO2 August 15, 2021
xhubleta prezantimi tirane 10 dhjetor 2018 (1)
Cultural Heritage

The Xhubleta project

GO2 December 11, 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Categories
  • Built Environment (12)
  • Cultural Heritage (6)
  • Editorial (5)
  • Education (4)
  • Interview (3)
  • Natural Environment (8)
  • Tourism & Entrepreneurship (15)
  • Uncategorized (3)
https://www.youtube.com/watch?v=HgjYITrbd8Q&t=28s&ab_channel=GO2Albania
Tags
agribusiness cultural tourism entrepreneurship innovation incubator intangible heritage media coverage natural tourism protected areas public spaces rural areas tangible heritage urban activism urban areas urban spaces VIJA
Recent Posts
  • Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    Lulëzimi i Alpeve Shqiptare si destinacion turistik kërkon rritjen e cilësisë së shërbimeve
    August 29, 2022
  • Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    Park i ri Kombëtar, sfida të reja për aktorët e mjedisit Kelmend
    August 17, 2022
  • Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    Vend i lirë pune: Projekt Menaxher me profil Ekonomist/Financier
    August 4, 2022
Archives
  • August 2022
  • July 2022
  • June 2022
  • April 2022
  • February 2022
  • November 2021
  • October 2021
  • August 2021
  • July 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • April 2021
  • February 2021
  • December 2020
  • November 2020
  • October 2020
  • September 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • June 2020
  • April 2020
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • May 2018
  • December 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • September 2016

GO2 Albania © MMXXII