GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

info@go2albania.org
+355 69 672 8877
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Contact Us
  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation

GO2 Albania - Sustainable Urban Planning Organization

  • Home
  • About Us
    • About Us
    • Our Team
    • Awards & Memberships
  • Studies & Publications
    • Studies & Publications
    • VIJA
  • Projects
  • Blog
    • Blog
    • Events
  • #GO2Innovation
Blog
Home Tourism & Entrepreneurship Karavani Ballkanik i Biçikletave
Tourism & Entrepreneurship
GO2 November 15, 2020

Karavani Ballkanik i Biçikletave

PPas turit me gazetarët në fund të Korrik dhe udhëtimit studimor në fermat e agrobiznesit të organizuar në Gusht, muaji Shtator shënoi edhe një aktivitet tjetër turistik për Organizatën GO2. Partneriteti i Shqipërisë në këtë projekt, i përfaqësuar nga Shkodra, përfshinte edhe 3 vende të tjera të Ballkanit Perëndimor: Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë. Me mbështetjen e Fondit të Ballkanit Perëndimor – WBF dhe Zyrës Rajonale për Rininë e Ballkanit Perëndimor – RYCO, Karvani Ballkanik i biçikletave Balkaravana 2020 ishte parashikuar të mbahej në pranverë, por pandemia e bëri të pamundur organizimin e tij sipas idesë fillestare. Ajo konsistonte në grumbullimin e një grupi prej 6-7 pjesëmarrësish nga secili vend (24-30 gjithsej) dhe realizimin e një turi 19-ditor me gjatësi rreth 940 km nga Beogradi deri në Shkodër, duke kaluar nëpër Sabac, Bercko, Brod, Banja Lukë, Zenica, nëpër Sarajevë, Foca, Pluzine, Nikshiq, Podgoricë, për të përfunduar në plazhin e Boks Rrjollit, në Velipojë. Në kushtet e reja, turneu u organizua i ndarë, ku secili vend organizonte turneun e vet me pjesëmarrës vendorë.

balkaravana1
balkaravana2
balkaravana3
balkaravana4

Shkodra pati rastin të hapte siparin e këtij udhëtimi turistik, i ideuar si një linjë dialogu ndërkulturor dhe paqeje mes të rinjve të qyteteve ballkanike. Ekipi shqiptar përbëhej nga të rinj shkodranë, por edhe të ardhur nga Gjirokastra e largët, të përzgjedhur sipas aplikimit individual online. Itinerari përfshinte udhëtimin me biçikletë të grupit prej 6 vetash në disa prej atraksioneve më të veçanta turistike që ka rajoni i Shkodrës, si monumente natyrore dhe kulturore. Turi nisi me udhëtimin përgjatë brigjeve të Lumit Buna në fshatrat e begatë të Dajçit, Kishën e Shirqit e më pas drejt Detit Adriatik, në plazhin e Baks Rrjollit. Një tur i veçantë u organizua rrëzë Alpeve Shqiptare, nga Shkodra drejt fshatrave Mes, Boks, Dragoç, Vrakë, Shtoj etj, ku u vizituan atraksione kulturore si Ura e Mesit etj. Një tur tjetër iu kushtua brigjeve të pasura të Liqenit të Shkodrës, me ndalesë në Urën e Vjetër të Bunës, në lagjen Shirokë, si dhe në Qendrën e Sporteve Ujore. Gjatë këtyre tureve, pjesëmarrësit patën rastin të vizitojnë vende të pashkelura më parë dhe të njihen me trashëgimi natyrore dhe kulturore të komuniteteve të ndryshme, duke u njohur me mënyrat e tyre të jetesës. Pedaluesit u takuan me pjesëtarë të këtyre komuniteteve pakicë, të cilat Shkodra i ka mikpritur me bujari dhe tolerancë. Dhe mesazhi është i qartë: diversiteti kulturor i ruajtur prej paraardhësve duhet trashëguar te brezat që vijnë. Ky diversitet është një vlerë e shtuar për ofertën turistike të Shkodrës në tregun rajonal të turizmit.

cultural tourism intangible heritage natural tourism rural areas
1492 Views
102
Trajnim për Cilësinë e ShërbimeveTrajnim për Cilësinë e ShërbimeveOctober 4, 2020
Punëtoria në Right to the City 2, Dita 1November 18, 2020Punëtoria në Right to the City 2, Dita 1

Related Posts

GO2Innovation_Online Pitching_Grupi i Turizmit
Tourism & Entrepreneurship

BusinessMag: 42 biznese të turizmit konkurrojnë online idetë e tyre në #GO2Innovation

GO2 April 9, 2020
Agrobiznes Posteri
Tourism & Entrepreneurship

Njihuni me profilet e 10 fermave të udhëtimin studimor

GO2 September 5, 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Categories
  • Built Environment (12)
  • Cultural Heritage (6)
  • Editorial (5)
  • Education (4)
  • Interview (3)
  • Natural Environment (8)
  • Tourism & Entrepreneurship (15)
  • Uncategorized (3)
https://www.youtube.com/watch?v=HgjYITrbd8Q&t=28s&ab_channel=GO2Albania
Tags
agribusiness cultural tourism entrepreneurship innovation incubator intangible heritage media coverage natural tourism protected areas public spaces rural areas tangible heritage urban activism urban areas urban spaces VIJA
Archives
  • August 2022
  • July 2022
  • June 2022
  • April 2022
  • February 2022
  • November 2021
  • October 2021
  • August 2021
  • July 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • April 2021
  • February 2021
  • December 2020
  • November 2020
  • October 2020
  • September 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • June 2020
  • April 2020
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • May 2018
  • December 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • September 2016

GO2 Albania © MMXXIII